27/06/1996
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

27 qershor 1996

EVROPA PËRSËRIT EDHE NJË HERË: ULUNI NË TRYezë!

Dje, Rezoluta e KE-së Në vija të përgjithshme përmbajtja e rezolutës që miratoi dje në mbremje Këshilli i Evropës, ishte bërë e njohur prej kohësh. Kështu, ndërsa do të ishte një absurditet mosnjoha e parlamentit të tanishëm dhe zhvillimi imediat i zgjedhjeve të reja, kur ende mungon kuadri ligjor sipas standardeve ndërkombëtare, po aq absurd do të ishte funksionimi i këtij pa disa kufizime të domosdoshme, të cilat do të synonin eliminimin e pasojave të përbërjes pothuaj moniste të tij. Rezoluta e miratuar nga Këshilli i Evropës e vendos parlamentin shqiptar të zgjedhur nga zgjedhjet e 26 majit nën një lloj tutelë, e cila është e lidhur me përmbajtjen e ligjeve që duhet të miratojë ky parlament. Nga ana tjetër Evropa, në rezolutën e saj kërkon që gjatë kësaj periudhe përgatitore, të institucionalizohet dialogu nëpërmjet funksionimit të tryezës së partive. Diskutimi dhe miratimi i ligjeve nga parlamenti shqiptar nën një mbikqyrje të kujdesshme të Këshillit të Evropës dhe institucioneve të tjera merendësi është më të vërtetë premtues për të ardhmen e demokracisë në Shqipëri. Kjo për faktin se ashtu siç ka treguar edhe eksperienca e deritanishme, shpesh në hartimin dhe bërjen e ligjeve, më tepër se nga parimet dhe normat demokratike është nisur nga synimi për të siguruar jetëgjatësinë e qenies në pushtet. Nga ana tjetër, u pa se niveli politik i pjesës më të madhe të përfaqësuesve në parlament nuk ishte në atë shkallë të njëjtë me atë të vendeve me demokraci të zhvilluar. Sipasojë, një pjesë e mirë e ligjeve të miratuara gjatë këtyre viteve, më shumë Me tej f.2

Euro ’96 England Pas gjuajtjeve të penalltive në finalen e dielës Gjermani - Çeki

Southgate dhe Muller do t’i mbajnë mend gjatë penalltitë që gjuajtën mbrëmë në Wembli pas shtesës së lojës. Ndërsa i pari largoi Anglinë nga finalja dyti e çoi Gjermaninë në finale. Muller nuk do të luajë të dielën për shkak të kartonave të verdhë. Ndeshjet e mbrëmshme veçanërisht shtesa e lojës sollën mjaft emocione në Wembli e Manchester. Franca largohet nga Europiani pas gjuajtjeve të 11 metrëshave dhe Çekia me kualifikimin e saj veç gëzimit të natyrshëm te sportdashësit e vet ngushëllon në një farë mënyre trajnerin italian Sakhi dhe tregon botës se futbolli se fitore me Italinë nuk ishte as thjesht gabim i Sakit dhe as rastësi. Të dielën në Wembli do të luhet finalja Gjermani - Çeki. Kjo finale sportdashësve i kujton finalen e Europianit të 1976 në Beograd ku ish-Çekosllovakia fitoi kupën pas gjuajtjeve të penalltive.

Miss Europa ’96 do të zgjidhet në Tiranë

Shqipëria do të jetë vendi organizator i Miss Europa ’96. Ka qenë një kërkesë e regjisores së njohur të TVSH, Vera Grabocka kater vjet më parë që është bërë realitet dje. Presidenti i komitetit organizator konfirmoi se për këtë vit është pranuar kandidatura e Shqipërisë për këtë aktivitet të bukurisë evropiane. Megjithëse tradita e organizimit të spektakleve “Miss Albania” është në fillimet e saj, falë këmbënguljes së Grabockës Shqipëria do të kurorëzojë më 28 shtator Miss Europën ’96. Në pamë organizimin e mrekullueshëm të spektakleve “Miss Albania”... dhe të hënën do të njoftojmë 37 vendet pjesëmarrëse për organizimin në Tiranë të spektaklit... Regjisorja e njohur Grabocka

Në Durrës mbërrijnë 2000 ton grurë

Përsëri në portin e Durrësit fillon shkarkesa e 2000 tonë gruri të ardhur nga Rumania. Nuk kanë kaluar 5 ditë nga shkarkimi i 5800 tonëve grurë dhe ka filluar shkarkimi nga anija “OLL LEDI” në sasi prej 2000 tonësh. Shkarkimi do të përfundojë brenda 3 ditëve dhe do të shkojë në rezervat e shtetit. Sasia e grurit të prodhuar mjafton për 4 muaj dhe do të vijë sasi të konsiderueshme nga importi për të cilat qeveria ka bërë porosinë. Sipas ambasadës Rumune sasi të mëdha të grurit do të vijnë nga ky shtet pasi janë rezerva të konsiderueshme gruri që mund të sillen me lehtësi në Shqipëri. B.P.

Kush janë liderët e G 7

F.4

Ramiz Alia në kalendarin e Reuterit

F.3

Brokaj shfaqësohet para Nanos

F.2