01/08/1996
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

1 gusht 1996

Një hap për tu përshëndetur

Parlamenti shqiptar ngre zërin kundër arrestimit të krerëve të Universitetit të Tetovës Për herë të parë një institucion politik shqiptar dënon veprimin e qeverisë maqedone për të dënuar drejtuesit e Universitetit të Tetovës. Prej kohësh qëndrimet diskriminuese të qeverisë maqedone ndaj shqiptarëve që jetojnë atje, duke u mohuar edhe një të drejtë të tillë si ajo për t'u arsimuar në gjuhën amtare kishin ngjallur shqetësime dhe indinjatë në qarqet politike shqiptare, këtej dhe andej kufirit. Për më tepër ajo që të habiste ishte edhe qëndrimet pasive të Tiranës zyrtare, e cila ngrinte të dënuante hapur qëndrime të tilla anakronike të Shkupit, i cili përsa i përket shqiptarëve vazhdon të mbajë gjallë frymën e burgosjeve politike të periudhës së komunizmit. Gjithashtu, qarqet zyrtare shqiptare nuk kanë bërë përpjekjet e nevojshme edhe pranë institucioneve ndërkombëtare për të kërkuar mbështetjen e tyre në mbrojtje të të drejtave të shqiptarëve. Në këtë mënyrë, shqiptarët e maqedonisë janë ndjerë të tradhtuar duke mos pasur përkrahje konkrete nga pushteti aktual. Partia Republikane, nga ana e saj, jo vetëm ka shprehur solidaritetin e saj lidhur me kërkesat e drejta të shqiptarëve të Maqedonisë, por ka denoncuar edhe pasivitetin e qeverisë shqiptare ndaj shkeljeve të njëpasnjëshme të të drejtave të shqiptarëve nga pushteti maqedon. Rezoluta e parlamentit shqiptar e miratuar dje, në të cilën dënohen arrestimet e rektorit të Universitetit të Tetovës, zotit Fadil Sulejmani dhe kryetarit të Senatit të këtij universiteti, zotit Milaim Fejziu duhet vlerësuar si një hap shumë i rëndësishëm lidhur me qëndrimet politike të Tiranës zyrtare lidhur me problemin e shqiptarëve të Maqedonisë. Tani tutje shkupi duhet ta ketë të qartë se çështja e Tiranës zyrtare, sipas se cilës "marrëdhëniet maqedono-shqiptare do të varen edhe nga ngëdhëqitimi i pushtetit maqedon ndaj shqiptarëve të Maqedonisë" është një diçka e prekshme, konkrete. Por, ka shumë rëndësi që ky hap ndërmerret nga parlamenti ynë dhe nga parlamentet dhe qeveritë e tjera të ngjashme edhe nga qeveria dhe parlamenti shqiptar, ndaj dhe zë të vlerës si institucioni i parë që e ka kuptuar se të drejtat e qeverive janë të lidhura fort me parimet që do të mbrojnë veprimet e tyre kundër shqiptarëve në Maqedoni. Në të gjitha këto, zëri i shqiptarëve duhet të kristalizohet, gjë që e ka munguar deri tani.

Memeçëri reflektive në PS

Heshtja stoike e lidershipit të PS vazhdon. Ishte letra e Nanos e botuar në të përjavshmen "Koha Jone" te dielën e shkuar që ka tërhequr dhe një herë vemendjen e opinionit në konfliktin e hapur në PS. Për herë të parë lideri socialist i burgosur ka precizuar me emra të përveçem musht e tij, Kështu në letërën e së dielës është sulmuar ashpër zoti Dokle dhe me kryesor zoti Pëllumbi. Të dyja këto figura jan të lidershipit aktual, janë shumë të njohura pas janit e burgut të Nanos. Kështu ende edhe sot kujtohen veprimet akrobatike të Dokles në kërkët e njejta tru-por të mitingjet protestuese për Nanon. Këto dy figura me karakteristikë kryesisht të shyrshme, janë potencial për të sjellë te qendrime të qarta rreth të ardhmes së partisë. Kjo me sa duket i ka ... dhë mundësi të dy politikaneve të shkelnin në një terren të sigurt për të bërë një politike personale edhe më të pavarur. Kjo tendencë e tyre për të qenë më indipendentë se sa duket nuk i pëlqyer së fundi Fatos Nanos. Duke qenë për një kohë të gjatë i izoluar në Bencë duket qartë se Nano beson që në burg nuk kanë futur vetëm kundërshtarët e tij natyralë, por edhe bashkëpunëtorët e tyre brenda PS. Me sa duket është kjo arsyeja që Nano i ka shtrirë hetimet e tij në pista me konkrete. Ndërkohë kryesia e PS ende nuk ka reaguar ndaj letrës së Nanos, e cila fyen mjaft rëndë edhe Partinë në shkallë të gjerë. Ndoshta nesër të fyerve do t'u vijë ora.

Kongresi le në hije mesazhet e Nanos

Pëllumbi: "S'ka ç'diskutohet mesazhi i Nanos" Dje mbledhja e kryesisë së PS: "S'ka ç'diskutohet mesazhi i Nanos, në parti ne kemi agjanuar totalisht me përgatitjet për kongresin e ardhshëm". Kjo ishte përgjigja e Servet Pëllumbit, për pyetjen në mbledhjen e djeeshme të kryesisë së PS-së diskutua apo jomesazh i kryetarit socialist. Pëllumbi flët ndryshe: "Tani po përfundojme zgjedhjet e organizatave të partisë, - shpjegh ai, - ne janëmë në fazën që gjydist do të jenë konferencat e partisë në rrethe. Partia është angazhuar totalisht edhe me ato ide racionale që kishte edhe nocioni i kryetarit të partisë, Më tej në f.3

Nënkryetari i PR-së në SHBA

Takime me zyrtarë të lartë dhe personalitete të rëndësishëm Në vazhdim të vizitës së tij në SHBA, nënkryetari i PR, Fatmir Mediu, ka zhvilluar një sërë takimesh në Senatin dhe Kongresin e Amerikan, në Departamentin e Shtetit dhe në Institutin Republikan Amerikan. Në këto takime, kryetari Mediu ka paraqitur personalitetet amerikanene gjendjen e situatës politike në Shqipëri pas zgjedhjeve të 26 Majit si dhe gjendimin e PR lidhur me to dhe situatën politike në vend. Zoti Mediu ka njoftuar bashkëbiseduesit e tij amerikanë edhe me proposimet e saj për kapërcimin e krizës politike përmes dialogut, bisedimeve ndërpartiake. Kryetari i PR, duke bërë fjalë për qëndrimin e ndihmës së faktorit ndërko- mbetar në zhvillimin normal të zgjedhjeve lokale në Shqipëri, e vuri theksin në rëndësinë që ka njohja e mirë e situatës së vendit. Gjithashtu zoti Mediu shprehu habinë edhe mosaprovimin të lidhur me një propozim të ligjvënësit amerikan Tom Lantos, i cili me pretekstin e mosrespektimit të minoritetit grek në Shqipëri, kërcënonte ndërprerjen e ndihmës amerikane për Shqipërinë. Zoti Mediu duke shprehur qëndrimin e PR-së, ngriti rolin e SHBA për ardhmen e Shqipërisë. Z. Mediu vazhdon vizitën e tij në SHBA.

PR: i sheh prioritare marrëdhëniet me SHBA

Intervistë e z. Mediu me VOA F.2