Kur do të fillojë tryeza e vërtetë?
Vetëm PD dhe PS nuk mund t’i zgjidhin problemet e demokracisë në Shqipëri
Ideja për një tryezë të të gjitha partive politike shqiptare erdhi nga Këshilli i Evropës si hap i parë për të kapërcyer krizën politike, për të kthyer besimin tek demokracia dhe së fundi për të krijuar terrenin e përshtatshëm lidhur me zhvillimin e zgjedhjeve të reja.
Por, Berisha, për t’i ikur një tryeze të tillë, por edhe për të bërë fakt të kryer pranimin e 26 majit, ndërmori iniciativën për sajimin e disa tryezave të pjesshme, ku numri i kundërshtarëve të tij të ishte sa më i vogël. Në këtë larmi tryezash, doli në dritë edhe propozimi socialist për tryezën dyshe, PD-PS. Pavarësisht nga propaganda, rezultatet, nëse mund t’i quajmë kështu atë që thuhet se është arritur në kontaktet e PD-së me PS-në, këtyre zgjedhjeve. Edhe përmbajtja e bisedimeve në kontaktet e deritanishme, përderisa nuk marrin pjesë partitë e tjera që luajnë një rol në jetën politike të vendit nuk ka si të jetë e dobishme për të realizuar detyrimet e vena nga institucionet evropiane. Duke pasur në qendër, zgjedhjet lokale apo formën e një tryeze të zgjeruar edhe me parti të tjera, gjë për të cilën, megjithëse ka kaluar një muaj, të dyja palët nuk kanë rënë në kontaktet e tyre.
Konkretisht, ashtu si dhe në të kaluarën, si socialistët ashtu edhe demokratët do të mendojnë më shumë për veten e tyre, si të fusin sa më shumë vota në xhep, sesa për të gjetur një formulë ideale që zgjedhjet të shprehin sa më me besnikëri vullnetin e popullit. Liderët socialistë pastaj duket se nën presionin e emocionit të Nanos dhe mesazheve të tij nga burgu që i ka intensifikuar kohët e fundit do ta kenë të vështirë të pranojnë ndonjë kompromis
propozim social për tryezën dyshë, me PS-në, janë totalisht të padukshme. Vetë fakti i mungesës së rezultateve të takimeve PD-PS është treguesi më i qartë se tryeza PD-PS, po shërben për të lënë në heshtje tryezën e propozuar nga Këshilli i Evropës, kur u ftua në Strasburg përfaqësues nga të gjitha partitë politike kryesore shqiptare. Megjithëse kanë kaluar dy muaj nga sugjerimi evropian për tryezën e gjitha partive, ende nuk është bërë asgjë në këtë drejtim dhe, duke pasur parasysh angazhimin për zgjedhjet lokale, zor se mund të ulja të gjithëve në tryezën e sugjeruar nga Evropa, para përfundimit të
kanë rënë në ujdi, ajo, ç’ka ka ndodhur më 26 maj është lënë krejtësisht në harresë. Por, pa korrigjuar ato të meta e shkelje që e vunë 26 majin në bankën e të akuzuarit, nuk mund të pretendohet për zgjedhje të lira, lokale apo të çfarëdo lloji qofshin. Për më tepër duke pasur parasysh se liderët socialiste të mbërthyer nga problemet e brendshme, përgatitjet për kongresin, nuk mund të pretendohet për përparim në rezultatet e tryezës dyshë PD-PS, vetëm kur të jenë të pranishme të gjitha partitë që kanë një farë elektorati në tryezë mund të hartohen kushte që të garantojnë zhvillimin e zgjedhjeve në kushte normale. Ndërmjet e populit. Liderët socialiste pas tajduke qenë ta kenë të vështirë të pranojnë ndonjë kompromis pasi kjo do të lekundtte pozitat e tyre në krye të partisë. Kështu, shkuarja në kongresin e tyre pa një rezultat spektakolar të arritur në tryezën PD-PS, do të bëjë që liderët socialiste të ndodhen përballë një sulmi të fuqishëm nga ana e delegatëve të kongresit, i cili mund të jetë i vështirë për ta. Në këtë aspekt, tryeza PD-PS, do të jetë një obsesion më i madh për ta sesa ai ndaj emocionit Nano. Por, ama, çdo lëshim nga ana e PD-së, mund të ketë pasoja për të ardhmen e PD-së, e cila nuk ka toleruar as pak kur ka qenë puna për të vënë në dyshim legjitimitetin e zgjedhjeve të 26 majit. A.D.