27/08/1996
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

27 gusht 1996

Këmbanat e PS do të bien njësoj

Fatos Nano mbetet përsëri Kryetari i Partisë Socialiste, megjithëse prej tre vjetësh është i izoluar në Bënçë. Zgjedhja e tij në krye të PS sidoqoftë ishte e parashikueshme. Megjithë kontraditat e mëdha që zoti Nano pati me nënkryetarët e PS rizgjedhja e tij nuk para u vu në diskutim. Kjo në radhë të parë për autoritetin e padiskutueshëm që zoti Nano ka në Partinë e vet. Por edhe në qoftë se nuk do të ekzistonte kjo arsye zoti Nano do të ishte vështirë të hidhej përfundimisht poshtë, sepse kështu PS do të mbetej seriozisht në të thatë pa çeshtjen “Nano”, të cilën ajo vetë e trumbetoi kaq shumë. Rizgjedhja e zotit Nano u parashikua normale edhe nga vetë kundërshtarët e tij më të ashpër brenda në PS. Vetë zoti Pellumbi mendonjë që të tillë, perdersa i emëroi nëqë Sekretari i Përgjithshëm i PS të zgjidhej drejtpërdrejt nga Kongresi me siguri zoti Nano do t’ngushëllojë me kooptimet e mëvonshme, të cilat patjetër do të bëhen në forumet drejtuese të PS. Kështu humbizoti Zeneli, një njeriu aktiv, dhe kundërshtite brenda PS nuk kanë marrë fund. PS që ditën e djeshme u vu përballë akuzave të pozitës për mosreformim. Akuza këto që duke dyzuar rolin e njëshit në Partinë mëmë dhe të opozitës. Kjo lëvizje e zotit Pëllumbi nuk tregoi gjë tjetër vetëm se pafuqinë e tij për ta mundur drejtpërdrejt në votim zotin Nano. Duke qenë i vetmi njeri potent për të përballuar kandidaturën e tuburgosurit të Tepelenës, zoti Pëllumbi me siguri do t’i ketë zhgënjyer përkrahësit e rrymës “anti-Nano” me qëndrimin e tij inaktiv dhe me dhënien e dorëheqjes. Kjo e fundit kundërshtarët e Kryetarit të burgosur do t’i ketë lënë pa një figurë kompensuese dhe duke u kuptuar pse gjithnjë e më të dobët. Tashmë duket qartë që megjithëse në burg zoti Nano arriti të fitojë në shumicën dërrmuese të Partisë dhe të plotësojë pothuaj të gjitha kërkesat e shprehura në fjalimin e tij dhe në listat e deleguar Kongresit. Kështu shumica e njerëzve së listës së kandidatëve që ai paraqiti arritën të fitojnë në organet drejtuese socialiste. Mbetën jashtë këtyre organeve disa emra të njohur, por që gjithsesi e kryen misionin e tyre gjithmonë të përkohshëm. Këta që humbën me siguri zoti Nano do t’ingushëllojë në forumet drejtuese të PS. Kështu humbizoti Zeneli, njeriu më aktiv, por edhe më i përfolur qoftë nga kreu rebel i PS, por edhe nga korrespondenca e vetë zotit Nano. Ndërkohë jashtë mbetet edhe një emër mjaft i njohur si Todi Lubonja. Humbja e kandidaturës së tij do të komentohet më vonë nga propaganda pozitare si një shenjë e qartë mosreformimi. Pikërisht delegatët që kërkuan më të madhe denimin e diktaturës së Hoxhë-Alisë dhe rehabilitimin e të përndjekurve të kësaj diktature, nuk zgjodhën zotin Lubonja, i njohur për idetë e tij liberale në vitet ’70 dhe me pas i burgosur dhe i internuar për një periudhë mjaft të gjatë kohe. Me një shumicë të madhe votash, madje shumë më tepër se zoti Nano apo Islami, fitoi zoti Dokle, Agolli apo Brace. Të njohur për qëndrimet e tyre kundërshtuese ndaj tezave dhe propozimeve të zotit Nano këta dhe plot emra të tjerë kanë arritur të hyjnë, madje më bindshëm se vetë zoti Nano dhe ithtarët e tij në forumet drejtuese të PS. Një gjë e tillë do t’i detyrojë të dyja palët në sherr të bashkëjetojnë me njëra tjetrën edhe për mjaft kohë. Kjo do të thotë se edhe pas Kongresit kontraditat dhe kundërshtitë këto që ishin parashikuar prej kohësh. Vetë zoti Berisha në parashëndetjen që i dërgoi Kongresit të PS shprehu haptas idetë e tij të kundërta me ato të vetë socialistëve për reformimin e kësaj Partie në baza social-demokrate. Po dje në Aktivin Kombëtar të PD, zoti Berisha nuk i kurseu sulmet e hapura ndaj opozitarëve më të mëdhenj shqiptarë. Fjala e tij e djeshme e pësuar edhe nga fjala e zotit Arbnori paralajmërojnë një stinë të acarrrte mes Partive më të mëdha dhe të njëjtën atmosferë sulmesh reciproke. Vetë triumfi i zotit Nano është quajtur nga PD si një fitore e krahut të Alisë në PS dhe i ish-ministrave të emëruar dikur nga ai. Kuptohet se për PD rizgjedhja e zotit Nano në krye të PS nuk është fort e pranueshme po të kihet parasysh burgu i tij gjatë kohës që PD ka pushtetin. Kjo do të thotë se këmbana e akuzave ndaj PS edhe në kohët e ardhshme do të bjerë njësoj. Megjithatë Kongresi i PS Më tej f. 2 KONGRESI I DYTE P.S.SH 24-25 GUSHT 1996

Emigrantët shqiptarë në mëshirën e autoriteteve greke

Rifillon "Fshesa" greke Pikërisht në momentin kur qeveria jonë po bëhet gati të presë ministrin e Jashtëm grek, Pangallos, i cili do të marrë pjesë në përurimin e godinës së re të konsullatës greke në Gjirokastër, autoritetet greke kanë shpërthyer një gjueti të pamëshirshme kundër emigrantëve shqiptarë, duke inicuar në këtë mënyrë një operacion të ri të tipit “Fshesa”. Pikërisht në momentin kur qeveria jonë po bëhet gati të presë ministrin e Jashtëm grek, Pangallos, i cili do të marrë pjesë në përurimin e godinës së re të konsullatës greke në Gjirokastër, autoritetet greke kanë shpërthyer një gjueti të pamëshirshme kundër emigrantëve shqiptarë, duke inicuar në këtë mënyrë një operacion të ri të tipit “Fshesa”, që ditën e parë të fillimit të këtij operacioni, u arrestuan mbi 1700 emigrantë shqiptarë, nga të cilët vetëm në Athinë janë pritat e policisë 750 prej tyre. Ndërsa gjatë ditës së djeshme mbërritën në pikat kufitare të Kakavijës dhe Kapshticës 3200 emigrantë, të cilët ishin arrestuar nga policia greke gjatë operacioneve të saj. Shumica prej tyre kishin plagë të rënda në trup si dhe shenja të tjera që tregonin se ishin keqtrajtuar. Kështu pra edhe këtë vit, pavarësisht nga zhurma për marrëdhëniet e mira që ekzistojnë ndërmjet dy vendeve, po përsëritet “Fshesa” e cila tashmë është karakteristike në këtë periudhë të vitit. Nuk dihet cili do të jetë reagimi i qeverisë shqiptare, po një gjë është e qartë emigrantët shqiptarë në Greqi ndodhen gjithmonë në mëshirën e autoriteteve greke. A do të kenë guximin politikanët tanë t’ankohen për këtë zotit Pangallos kur ta takojnë në Vlorë apo Gjirokastër?

“Antigjenocidi nr. 6” do të ketë më shumë personazhe

Pali Miska dhe Medi Bushati do t’u bashkohen Ramiz Alisë, Simon Stefanit dhe Hekuran Isait në procesin gjyqësor “Antigjenocid.nr.6”. Dy ish funksionarët e lartë të diktaturës janë vënë nën arrest që më 20 janar 1996 dhe u janë nënshtruar hetimeve për krime kundër njerëzimit, akuzë e njëjtë me 34 ish funksionarët e lartë të ish diktaturës të arrestuar. Por nëse Pali Miska është hetuar në burgun e Bënçës, ku vuajnë dënimin, për shpërdorime të pasurisë së shtetit në përmasa të mëdha, i pandehuri Medi Bushati është arratisur jashtë shtetit për t’i shpëtuar procesit gjyqësor. Kur u vlerësua masa e sigurimit nga gjykatësi Luan Daci i pandehuri Miska për shkak të gjendjes së tij të rënduar shëndetësore nuk u çua në dhomat e paraburgimit në repartin 313 në Tiranë por u vendos që të vazhdojë të qëndrojë në burgun e Bënçës. Pas 6 muajsh prokuroria duket se ka mbaruar hetimet me ish-sekretarin e parë, ish anëtarin e Byrosë Politike dhe ministrin e Bujqësisë. Kështu “Antigjenocidi nr.6”, do të ketë më shumë personazhe, kjo ndoshta dhe për faktin se Miska, Bushati, Stefani dhe Isai kanë qenë njerëzit më të afërt të ish presidentit të fundit të ish diktaturës, Ramiz Alia.

Miqësi e sinqertë apo përshtatje konjunkturash

F. 4

Tiranë, Nr. Llog. BTK 986/110 Tel/Fax 259 88