Në kampin e majtë fejesa dhe divorce
Tanias bodyguard-ët e liderëve socialistë nuk e besojnë më përrallën e tespijeve të mbledhura në një grusht
Serioziteti dhe kocka e partive politike, më shumë se kudo duket në periudhat e sprovave elektorale, kur elektriciteti tradicional ytre duke djegur kostumin e qëndrueshmërisë false, nxjerr në pah lakuriqësinë e turpshme të hipokrizisë së unitetit dhe të përkushtimit idealist ndaj bindjeve. Duke patur parasysh se termi “elektoral” në tërë organikën komponente ndonëse kulmohet në betejat e nominizuara ndërpartiake, fillon të shfaqet aty ku tharmi i politikës, cilëson pikërisht ekzistencën e saj - partë politike. Është e kotë t’i rikthehesh edhe njëherë analitikës së Kongres(eve)it të Partisë Socialiste megjithë peri- skedimet e studimeve të tij pa cenuar unitetin e Partisë, edhe pse Ilir Meta dhe Hajdaraga preferojnë t’i shmangen kandidaturave pasi e kuptojnë se vërtet nuk i zgjedh njeri, për të bërë të besueshme inekzistencën e çarjeve në Parti, tani askush, qoftë ky edhe ndonjë nga bodyguard-ët e udhëheqjes socialiste nuk e beson më përrallën e tespieve të mbledhura në një grusht. Aktualisht kampi i majtë, pavarësisht nga optimizmi i zgjerimit të aleancave që Mejdani publikon me siguri matematikore në shtyp, zhvillimet e fundit brenda skalioneve eurosocialiste, më shumë se rebelim ideor, kulmojnë luftën e personave brenda Partisë, jo vetëm në udhëheqjen e shkallafitur të saj. por në tërë masën amorfe që emërton anëtarësinë e copëzuar socialiste. Është e qartë tani se askush nuk mund ta ndalojë mestin e divorceve në PS. Edhe pse ideatoret e butaforise së saj, nëpërmjet fejesave të lidhura rishtaz, mendojnë të mbledhin baltën që do t’iu duhet për të mbushur gropat që sa vijnë e thellohen brenda rradheve të veta, imoraliteti reciproc që sundon politikën e të dy formacioneve- PS, PQ - si edhe lidhja praktikisht e qëndrueshme brenda krushqive të Polit, i japin këtyre fejesave më tepër pamjen e një lidhjeje poligamike, që në pisllëkun e saj ndjen gjithë botën politike shqiptare. Sidogoftë “divorci” në PS, tani është fakt dhe si zakonisht në të tilla furtuna elektorale, duke fryrë nga vetë brenda konstruktit organizativ të trupit të plakur të Partisë Socialiste, do të ndikojë në maksimum në ngritjen e fundeve që “babalaret” e së majtës kanë hedhur mbi pjesët e shemtuara të trupit të tyre, duke u bërë edhe për ata që akoma vazhdojnë të besojnë në karizmen socialiste, një lakuriqësi e neveritshme, e denjë për t’u braktisur një ore e më parë.
partitë ekzistente e saj - parti politike. Është e kotë t’i rikthehesh edhe njëherë analizës së Kongres(eve)it të Partisë Socialistem megjithë periudhën e ndërmjetme të tij. Sidogoftë është po aq e gabuar që fenomenet bojkotuesë prej frikacakut të kampit të majtë në zgjedhjet e 26 Majit, t’i ndalësh si një stop-kamera e shkëputur nga “aureola” brenda partiake që i rrethon realistët.
Herë tose vonë amalgama e fanatikëve idealistë, reformatorëve naivë, spekulatorëve të karrierësëm pehlivanëve që kanë për modus vivendi kërcimin nga njëra parti në tjetrën, biles edhe të maniakëve profesionistë të kërkimeve toponomastike për partinë e tyre, do të shpërthenjë në një histeri britmash të revoltuara ku gjithkush do t’i pëlqente të ishte kukatja e parë në kompaninë socialiste të bretkocave.
Edhe pse Namik Dokle, në rolin e dividendit të preferuar të ekuilibreve (sic ishte edhe para një vjet me pare në rezervë të kandidaturave të buzënuara presidenciale? mallëngjen naïvet e unitetit, duke argumentuar përkushtimin e tij ndaj karikes ku të ndënjurat e tij u ulën y fort me qejf edhe pse koka e ndjesences marksiste ndaj “disidencës” socialiste kunder Marksit arhivon