07/12/1996
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

7 dhjetor 1996

Për Kosovën nuk ka pse të ketë opozitë

Berisha luan kartën e Kosovës Ngjarjet e fundit në Serbi dhe mbështetja që komuniteti ndërkombëtar po i jep opozitës serbe, kanë tronditur regjimin komunist të Milosheviçit. Brenda 18 ditëve opozita serbe dha një spektakël force dhe bashkimi duke nxitur shpresën për paqe dhe demokraci në rajonin e trazuar të sllavëve të jugut. Nga ana tjetër njoftimet për një takim midis serbëve dhe shqiptarëve në datat 18-20 dhjetor në SHBA (i shtyrë pa afat, për shkak të ngjarjeve të fundit në Serbi), rrisin gjasat të mendohet se shtrëngimi i lakut në qafën e Serbisë mund të çojë në fillimin e zgjidhjes së çështjes së Kosovës. Sipas njoftimeve, nga serbët nuk do të jenë vetëm përfaqësuesit e Milosheviçit, por edhe të opozitës serbe. Ashtu sikurse nga pala shqiptare mendohet të marrë pjesë jo vetëm përfaqësuesi i LDK, por edhe përfaqësues të rrymave kundërshtim me Rugovën për zgjidhjen e problemit të Kosovës. Duket qartë se organizatorët kanë menduar për një spektër më të gjerë të palëve për të siguruar kështu një qëndrim unanim politik. Me sa duket harta e Kosovës që Berisha nxorri në takimin e Lisbonës është një veprim i drejtë. Ka ardhur koha që çështja e Kosovës të shtrohet me forcë në tryezat e politikës dhe diplomacisë botërore. Regjimi i Milosheviçit është vënë në pozita të tilla nga SHBA dhe komuniteti europian që ose duhet të plotësojë kushtet e vëna ose duhet të bëjë. Klasës politike shqiptare nuk do t’i falet vonesa apo humbja e rastit. Nxjerrja e hartës së Kosovës, megjithëse u komentua nga opozita si hartë e Berishës për të mbrojtur karrigen e vet është e saktë, në momentin e duhur, por jo e plotë. Ka ardhur koha që të paktën për Kosovën pozita dhe opozita të kenë qëndrim të njëjtë. Gjuhët e politikanëve që s’kanë lënë kancelari të botës pa pështyrë njëra-tjetrën duhet të bashkohen. Për Kosovën nuk duhet të ketë opozitë, grindrim, por unifikim. Forcat politike shqiptare, pavarësisht nga spektri, duhet të lënë mënjanë përplasjet dhe të ulen për të përcaktuar një qëndrim dhe një strategji veprimi të përbashkët. Shpresat se me ardhjen e opozitës serbe në pushtet çështja e Kosovës do të marrë zgjidhjen e duhur do të ishin naivitet politik. Politikanët serbë, të majtë apo të djathtë, kanë deklaruar me kohë pozicionin e tyre të njëjtë në lidhje me Kosovën. Prandaj, janë shqiptarët dhe vetëm shqiptarët, ata që duhet t’e realizojnë zgjidhjen e drejtë të kësaj çështjeje. Historia jonë ka treguar se humbjet tona janë pasuar me radhë të para për lirinë tonë. Asnjë forcë politike nuk mund dhe nuk duhet të marrë përsipër përgjegjësinë të veprojë me kokën e vet dhe, sipas mendimit të vet për Kosovën. Përgjegjëse është e madhe dhe këtë përgjegjësi duhet ta mbajë klasa politike shqiptare. I takon Presidentit të Republikës që Partisë në pushtet t’i fillojë urgjentisht konsultimin me forcat politike për të realizuar një qëndrim të përbashkët. Vetëm kështu zëri ynë do të dëgjohet. Vetëm kështu zemër do të marrë parasysh. [pjesa e fundit e kolonës është e paqartë]

Zyrtarë të lartë të implikuar në mashtrimin e fajdeve

Kërcënohen me arrestim klientët që kërkojnë paratë e tyre Xhaferri dhe Sudja flasin për "Republikën" Xhaferri: Edhe sikur askush të mos fusë para tek unë, bamirësia ime do të vazhdojë. Vetëm të enjten kam shpërndarë 1 miliard lekë për klientët e mi në Tiranë. Sudja: Pensionistët? Njëlloj si të tjerët. Nuk do t’i marrin interesat. Gazetarët të mos më bezdisin. Faqe 4

Të mashtruarit e "Grunjasit"

Budallenjtë mos na bëjë Qeveria ia dhamë paratë Grunjasit sepse e shihnim mes pushtetarëve dhe na fliste me parullën “Me ne fitojnë të gjithë”. Faqe 5

Tiranë - Stacioni i trenit në flakë

Rreth dy orë punë u janë dashur zarrfikësve për të mposhtur flakët që përfshinë dje në mbrëmje stacionin e trenit në Tiranë. Flaka shpërtheu në mbrëmjes herët rreth orës 5 e 30 dhe pati si epiqendër një vagon të një treni pasagjerësh. Për fat të mirë treni ishte i ndaluar që prej natës së mëparshme dhe as Brenda as afër tij nuk gjendeshin udhëtarë. Megjithatë flaka përfshiu shumë shpejt vagonin pasardhës dhe vetëm atëherë u dha alarmi, nga punonjësi rojë i stacionit. Pas dhjetë minutash mbërrijnë në vendin e ngjarjes zarrfikësat që bënë të mundur shuarjen e zjarrit përpara se ky të përfshinte pjesën tjetër të trenit. Shkaku i zjarrit ka mbetur deri tani enigëm ndërsa hidhen hipoteza të ndryshme. Një nga këto ia atribuon vënien e zjarrit pakujdesisë së disa personave të paautorizuar që kalojnë natën shpesh brenda territorit të stacionit të kryeqytetit. Ndërsa një cigare e pirë në vetminë e natës ka shkaktuar flakën e mistershme. A. Thano

Xhaferri: Edhe sikur askush të mos fusë para tek unë, bamirësia ime do të vazhdojë. Vetëm të enjten kam shpërndarë 1 miliard lekë për klientët e mi në Tiranë.

Sudja: Pensionistët? Njëlloj si të tjerët. Nuk do t’i marrin interesat. Gazetarët të mos më bezdisin.

PS në një zderhallje të vërtetë.

PD ndahet në copa. Faqe 3

Futboll: Dje tripletë e Bushit, sot derbi në "Qemal Stafa"

Faqe 8

VEFA, fituesi i parë i Telebingos shqiptare

Faqe 2

Përse nuk doli dje "Republika"

I kërkojmë ndjesë lexuesve të respektuar të "Republikës" për mosbotimin e djeshëm. Shkaku ishte teknik: Mungesë e energjisë elektrike në redaksi.