Ligji nuk e detyron dot Suden t'u kthejë paratë qytetarëve
Socialistët të pafituar në Amerikë
Godo: Jam i mirëinformuar se socialistët nuk janë të ftuarit e Washingtonit
Shumë zhurmë për asgjë është komedia e re që po shfaq PS. Personazhet janë; ata të dy dhe të tjerë; Mejdani dhe Lakrori. Vendi i zhvillimit të ngjarjeve: përtej oqeanit, SHBA, më saktë Washingtoni.
Përse shkuan? Thonë për të ndrequr imazhin e rremë që krijoi shoku Pellumbi kur pat fluturuar në vendin e lirisë përpara zgjedhjeve të 26 Majit. Thonë se Pellumbi paska shtrëmbëruar imazhin e PS në Washington; thonë e ç’nuk thonë.
Po kush i ftoi Mejdanin dhe Lakrorin në Amerikë? Edhe pse organi PS “Zëri i Popullit” nuk i mëshon shumë vizites për të mos u thënë se e kanë mbuluar me heshtje, gazetat e tjera, mundohen që ta amplifikojnë.
Nga kampi i socialistëve vijnë zëra se SHBA i kanë ftuar socialistët për të shkrehë akullin e marrëdhënieve të ngrira mes Tiranës dhe Washingtonit. E thënë më shkurt: kanë shkuar që të ndreqin atë që ka prishur shteti dhe Presidenti Shqiptar.
Të jetë e vërtetë? Vetëm naivet do ta besonin. Likendin e socialistëve në Washington si vizitë politike.
I pyetur për vizitën e socialistëve në Washington, kryetari republikanëve, Sabri Godo, u prononcua kështu: “Jam më se i bindur se socialistët nuk janë ftuar nga struktura politike e shtetërore të SHBA. Ata edhe nëse janë pritur nga Schifter dhe Schmidt, kjo nuk përbën ndonjë çudi. Ka dy arsye: e para kortezia amerikane. Pra çdo politikan mund të pritet në SHBA. E dyta: amerikanët kanë nevojë për informacion për zhvillimet politike në Shqipëri, qofshin këto edhe të kampit të PS. Posipas Godos, socialistët nuk mund të jenë të ftuarit e Washingtonit për të marrë mendjen e tyre për gjaja zgjidhjen e krizës, aq më shumë tani kur socialistët shqiptarë janë në më shumë për vete.
Kampi i socialistëve këmbëngul të përsë hap njoftime se socialistët janë të besuarit e Washingtonit dhe se janë të ftuar për të preferuar për të marrë mendje se si mund të bëhet me demokratikë Shqipëria. Veçanërisht tani, kur kampi socialist, nga një stan në bari, vetëm naivet do ta marrin si të besueshme variantin e shpërndarjes nga vetë ata se sugenkan të ftuar specialë në Amerikë.
Kanë pasuri në Amerikë fajdexhinjtë shqiptarë?
FBI: Do të hetojmë me kërkesën e Shtetit Shqiptar
Faqe 4
Shtegtimi i kioskave, Faqe 5
Shteti ka dorë në mashtrimin e klientëve të Grunasit
F.5
Emigranti rrihet barbarisht dhe i vidhen 5 milionë lireta
Librazhd: PD Përze II parti nga qendra e qytetit
F.2
Në Qytetin Studenti: Thirrje dhe krisma si në Dhjetor '90
F.3
Trajneri Hafizi mban sekret formacionin.
F.7
Sot finalja e Rock-ut në Tiranë
F.6
Kapet pedofili shqiptar në Itali
Dje policia italiane arrestoi 23 vjeçarin nga Tirana Klajdi Cela. Në valixhen e tij u gjend një dokumentacion i tërë që e komprometonte atë në krimin e trafikut të fëmijëve. Klajdi Cela ka qenë i dënuar edhe më parë nga drejtësia italiane me një vit burg nën akuzën e pedofilisë dhe trafikut të fëmijëve, bashkë me tre shqiptarë të tjerë dhe një italian. Pasi ka dalë nga burgu ai ka qenë në përgjim për rreth dy muaj rresht nga policia italiane. Sipas të dhënave që disponon policia shumë të mitur që rrëmbeheshin në Shqipëri, kalonin në “pronësinë” e tij në Itali për t'u shpërndarë sipas një rrjeti të organizuar. Gjithashtu sipas burimeve italiane ditët e fundit ishte intensifikuar së tepërmi, fluksi i klandestinëve. Çdo ditë zbarkojnë në brigjet e Italisë 40 mini-gomona.
Gazeta “REPUBLIKA”, Rruga “Sami Frashëri”, pranë gjimnazit “Petro Nini Luarasi”, Tiranë, Nr. Llog. BTK 986/110 Tel/Fax 259 88