"Populli" shkurton afatet për Vitin e Ri
Dje në telefon Sudjapër "Republikën": "Do të rifitoj nderin më 18 Dhjetor"
Faqe 4
Më afër se Beogradi është Prishtina
Për opozitën Milosheviçi “ngjan” me Berishën, për pozitën me Hoxhën.
Si çdo popull në botë edhe ne shqiptarët nuk jemi të imunizuar nga ekzistenca e anti-shqiptarëve. Janë kushte historike që i kanë lejuar këto lloj spiciesh, trashëgiminia shoqërore apo thjesht një patologjizëm i sëmurë historik. E vërteta është se kjo kategori skizofrenësh vepron me energji të admirueshme për të realizuar ëndrrën e tyre të shfryrjes së dufit shovinist. Natyrisht që koha e planeve të mëdha serbo-greke për ta shkuar më dysh Shqipërinë është e largët tashmë. Por, 8 nuk mund të thuhet se edhe pse e konvertuar në format moderne, ëndërra kombëtarizuese e shovinistëve sllavë është fshirë nga strategjia anti-shqiptare e tyre.
Do të ishte shtrembërim i së vërtetës mohimi i ekzistencës së përkrahësve të interesave tona politike dhe kombëtare më parë dhe tani. Madje, jo pak herë është thënë se fatkeqësia jonë ka qenë se përkrahësit tanë kanë dalë të humbur nga luftërat e mëdha ku, shpesh edhe tragjikisht është vendosur fati i popujve të vegjël. Mund të jetë edhe kështu, por jo gjithmonë fatkeqësia jonë ka qenë e importuar dhe importimi i saj nuk do të ishte “rentabel”, nëse nuk do të ishte teguetur brenda vetes shqiptarëve.
Në përgjithësi klasa politike shqiptare kohët e ndryshme nuk ka synuar që situatën ndërkombëtare ta kthejë në favorin e çështjes kombëtare. Në më të shumtën e rasteve politikanët tanë kanë dashur ta shfrytëzojnë këtë situatë e për të larë hesapet e brendshme me kundërshtarët politikë.
Vijon në faqen 5
Foto RAY
Azem Hajdari dje përpara Televizionit
Digjen pesë vagonë të linjës Tiranë-Durrës
Janë djegur pesë vagonë udhëtarësh në Stacionin e Trenit të Tiranës, por fatmirësisht nuk ka patur asnjë viktimë.
Ka qenë ora gjashtë e gjysëm e ditës së djeshme që ka shënuar kronikën në fjalë. Fale shkathtësisë së zjarrfikësve dhe punonjësve të vetë Stacionit, zjarri është fikur një orë më vonë. Lokomotiva e linjës Tiranë-Durrës i ka shpëtuar nga trungu i vet gjashtë vagonat. Mbarimi i ujit te zjarrfikësve i ka shtuar mjaft dëmet, të cilat deri me tani nuk është mundur të llogariten. Shkaku i zjarrit duhet të ketë lidhje me fjetjen e endacakëve në ambientet e vagonëve. Jo pak herë Drejtoria e Stacionit e ka ngritur problemin e vagabondëve që i përdorin për hotel vagonet e udhëtarëve.
Kompanitë: Faleminderit Berisha!
… na i mbushe sportelet plot me klientë
F.4
Qazim Gjonaj: Kemi argumenta për të kundërshtuar Prokurorinë
Sajesë femërore Jam nënkolonele e Ministrisë së Brendshme
Sajesë femërore
Jam nënkolonele e Ministrisë së Brendshme
F.2
Policia rrethon Televizionin
F.3
Gazeta “REPUBLIKA”, Rruga “Sami Frashëri”, pranë gjimnazit “Petro Nini Luarasi”, Tiranë,
Nr. Llog. BTK 986/110 Tel/Fax 259 88