Shteti merr përsipër shlyerjen e fajdeve
“Xhaferri” vazhdon shpërndarjen e kësteve. “Populli” përsëri me probleme
Sudja: “Nuk kam para për të gjithë. Të më vrisni dhe nuk e them emrin e "kompetentit"
Emigrantët të braktisur nga shteti i tyre
Marrëdhëniet midis dy vendeve, sidomos kur ato janë fqinjë, padhunë që ndërtojnë palët, kur ndërtohen mbi bazën e respektit dhe miqësisë reciproke.
Mbase Tirana zyrtare e ka mesuar permmendësh një leksion të tillë, duke parapëlqyer ta zbatojë më shumë për t’iu kundërvënë vetvetes se sa për t’i imponuar fqinjit të pabesë reciprocitetin e miqësisë. Në një kohë, kur shtypi shqiptar, agjensitë e huaja, vetë shtypi grek flasin çdo ditë për valën e histerisë antishqiptare që ka pushtuar Greqinë në prag të bllofit të legalizimit të emigrantëve, kanalet zyrtare të shtypit qeveritar sfidojnë shqetësimin e qindra-mijëra familjarëve për fatin e të afërmve të tyre emigrantë në shtetin fqinj. Nuk është keq të proklamohen me bujë projekte turgave dhe komplekseve doganore dhe është shumë më mirë që ato propagandohen si elementë që premtojnë “fuqizimin e urave të miqësisë mes Greqisë dhe Shqipërisë”. Madje edhe futja e tyre në faqet e para të buletineve ATSH-së, mbas synon ta marrë me të mirë fqinjin e zemëruar përsëri kundër shqiptarëve. Turpi qëndron në atë se ... ndërsa Athina vazhdon të përndjekë dhe të linçojë në masë emigrantët shqiptarë, nga organizmat tona shtetërore nuk ka ende asnjë prononcim zyrtar. Për të justifikuar këtë nuk mund të fshihemi pas argumentit se keqtrajtimi i emigrantëve nuk bëhet nga shteti grek. Edhe policia që ndjek dhe rreh emigrantët, edhe pikat kufitare që grisin dokumentat dhe kthejnë në shtëpi të ardhurit për festat, janë organizma të shtetit dhe nuk veprojnë pa lejen e tij. Të marrsh me të mirë, duke i besuar shprehjes se “dora që nuk kafshohet, puthet” jo vetëm duke heshtur për racizmin e pamëritur që bie mbi shqiptarët në Greqi, ata që e ushtrojnë këtë racizëm, por edhe duke e paraqitur dashurinë me ta në muajin e majit është më shumë se sa servilizëm dhe impotence. Mbi të gjitha është tradhëti ndaj emigrantëve të pambrojtur edhe në këtë rast e ndjejmë veten jetimë, të braktisur nga shteti i tyre. Në këtë aspekt Qeveria jonë nuk ndryshon shumë nga Ambasada Greke në Tiranë, e cila si zakonisht në të tilla raste, edhe pse e pyetur nga gazetarët, preferon të mos prononcohet.
Filloi greva. Studentët dhe pedagogët të ndarë më dysh
Krasniqi: Greva është e dëstuar
Margjeka: Greva vazhdon.
F.3
Pamulla greke në muret e qyteteve shqiptare
…zeta “REPUBLIKA”, Rruga “Sami Frashëri”, pranë gjimnazit “Petro Nini Luarasi”, Tiranë, Nr. Llog. BTK 986/110 Tel/Fax 259 88