Lojë pasaportash tek "Xhaferri" dhe "Populli"
Kompanitë ftojnë klientët të tërheqin depozitat. Gjobë për prishje kontratash
Gjallica: Paratë na kanë ardhhur, presim lejen e shtetit. "Silva": Ndal prishjes së kontratave.
Kompanitë ftojnë klientët të tërheqin depozitat. Gjobë për prishje kontratash
Lojë pasaportash tek "Xhaferri" dhe "Populli"
Gjallica: Paratë na kanë ardhhur, presim lejen e shtetit. "Silva": Ndal prishjes së kontratave.
Komisionit të Transparencës i ka humbur transparenca
Në edicionet e lajmeve të ditës së diel dhe të hënës në mëngjes Televizioni shqiptar me ndihmën e Komisionit të Transparencës për fajdet, mori përsipër që të reklamonte gazetën “Republika”. Shkas u bë shkrimi i gazetës: “Komisioni i fajdeve: tek “Xhaferri” nuk ka sistem piramidal”. Ky ishte titulli anonçuar në faqen e parë. Ndërsa në shkrimin “Banka nuk na ka bllokuar lekë, por letra”, shkruhej: “Po ketë burime (të fondacionit “Xhaferri”) bëjnë të ditur për “Republikën” se konkluzioni i Komisionit të Transparencës mesohet të ketë qenë pozitiv... nuk ka sistem piramidal”. Në të njëjtin paragraf theksohej se redaksia bëri përpjekje maksimale për të kontaktuar me Komisionin, por ishte e pamundur. Kur telefonon në ambjentet e këtij Komisioni merr vetëm sinjalin pi...pi...piiiiiiii. Të vjen çudi se si komisioni i Transparencës ve tellalin në televizion dhe thërret: “Republika trillon... Unë nuk kam thënë se “Xhaferri” është piramidë... Kush tha Përse ky nxitim? Në shqip kemi shkruar; burime nga brenda fondacionit “Xhaferri” pohojne, ndërsa për Komisionin kemi thënë se nuk ja gjetëm dot derën. Pra, Komisioni përgënjeshtron burimin nga brenda fondacionit, jo gazetën “Republika”. Që të mos ketë konfrontime me shtypin ky Komision me emër të mirë, “transparencës”, nuk do të bënte keq që të tregojë qofte edhe paçka transparent, pa na paska dhe zëdhënës! Ç’qenka ky zëdhënës që pa lexuar artikullin vrapon në Radio, në TV, në ATSH dhe përgënjeshtron një shkrim që s’arrin ta lexojë deri në fund? Nëse ky komision vërtetë ka zëdhënës do të bënte mirë që të vendoste kontakte me gazetat së paku qoftë edhe për të saktësuar informacionet që mezi mbledhin gazetat. Meqenëse Komisioni i Transparencës mori përsipër të reklamonte “Republikën” pa para dy ditë radhazi (në fakt tirazhi i gazetës u shit i gjithi), ne po mundohemi t’i kthejmë kusurin, duke i bërë qoftë edhe një shërbim indirekt ndihmës. Po japim tre rekomandime: 1. Të mos abuzojë me togfjalëshin e emërtësës “Komisioni i Transparencës”. 2. Fjalën e lëshuar nëpër agjencitë e huaja, që flasin shqip: “S’e shpejti do të japim përfundimet”, mund të zëvendësohet me fjalinë: “Ndonjë ditë do të japin ndonjë përfundim”. 3. Për të nxjerrë përfundimin se është apo jo piramidë një firmë ose fondacion, s’besojmë se duhen hetime të pafundme. Kemi frikë se siç la lagu Sudja, që pohoi me gojën e vet para arrestimit se ishte piramidë, dhe ditur vete se ç’është piramida, kështu mund t’ua pa e ditur edhe ndonjë tjetër. Rekomandimi ynë: Jepni sa më lage edhe ndonjë tjetër. Rekomandimi ynë: Jepni sa më shpejt përfundimet, pa u arrestuar ndonjë nga ata që pritet. Për kujtesë: Do t’i rekomandonim Komisionit të Transparencës, nëse ka kohë në dispozicion të lexojë edhe një herë shkrimin e publikuar tek “Republika” dhe me tej (përsëri nëse ka kohë), të shfletoje gazetën e Fondacionit “Xhaferri”, “Mirësia”, të djesë se diel, në faqen e dyte do të gjejë atë që nuk thotë “Republika”: -Fondacioni nuk është piramidë. REPUBLIKA
Viktimat e Fajdeve
-Në urgjencat e spitaleve të Tiranës: Një i vdekur, (VEFA) një i çmendur (SUDJA), një dyzinë infarktesh (GJALLICA, POPULLI), dy tentativa vetëvrasjesh (SUDJA), mbииoo pacientë në ditë me depresione dhe shqetësime të tjera nervore.
-Hiqet kalendari me fotografinë e Drizës nga pavioni i Kardiologjisë: Rrezik për përsëritje infarkti
Faqe 2
Protesta e sheshit. Sot në Gjyka[të]