13/02/1997
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

13 shkurt 1997

Kupola e kompanive huamarrëse nën hetime

Kryegjyqëtari i Tiranës zbulon enigmën e fajdeve. Prokuroria të zbardhë hetimet

Deputeti i PD: 45 mijë lekë kush vishet polic

Zoti President

Ndalni dhunën, zoti President. Zoti President, kthjellojani mendjen shqiptarëve. Binde shtetin të zbresë në tokë dhe t’i thërrasë mendjes dhe jo dhunës. të keqen më të vogël në këtë humbje të madhe që ai gjeti. Ata humbën gjithçka që kursyen, humbën gjithçka sakrifikuan në këta vite pas rrëzimit të diktaturës. Por që të qetësohen shqiptarët, duhet të rrëfehen ata që kanë mbetur duke përfituar nën kolthukun qeveritar. Shqiptarët e mbajnë presidentin e tyre për njeri të ndershëm, por dhe i ndershmi duhet të rrëfehet. Pas jush duhet të rrëfehen të gjithë elementët përbërës të Piramidës shtetërore: qenga portieri Kuvendit e deri tek zoti Pjetër, që nga portieri i kryeministrit e deri tek vetë kryeministri. Rrëfimi duhet t’i falen të gjithë, edhe ata që nuk janë më në pushtet, edhe ata që nuk janë më deputetë. Është e kuptueshme se s’bëhet fjalë për rrëfim në kishë, por në publik. Populli në manifestime veta ka akuzuar në sheshe, ai e pret një përgjigje. Shumë ish-ministrave ende u lahohet emri sot e kësaj dite. Shumë funksionarë të lartë përgojohen si njerëz shumash të mëdha, gjithçka dhuratash; disa kanë përfituar sponsorizime e gjithçka tjetër. Populli thotë se ku ra zë nuk është pa gjë, prandaj ju nuk mund t’i shpallni engjëj të gjithë ata që qeverisin. Dikush duhet ta ketë ngjyer gishtin me mjaltë. Ka një ligj formal që nuk është bërë ende aktiv: ai për verifikimin e pasurisë, por çuditërisht ky ligj është në letra. Sidoqoftë ha hëmijë mënyra për të verifikuar të implikuarit në vorbullën e fajdeve dhe të pastrohet pushteti nga zhuli i korrupsionit. Zoti President. Shqipëria duket se ka rrëshqitur nga binarët e Demokracisë. Pas rrëpirës vjen gremina. Ruajeni kombin të mos rrëshqasë. Imazhi i Demokracisë në Shqipëri është ç’fëllosur, është e nevojshme të kthellohet gjendja. Shqiptarët si bombë kanë mbijetuar në sajë të tolerancës. S’ka mungon në këto çaste nervoze. Ka dhe një shqetësim që po e trazon bombin tonë - ndarja Veri-Jug. Ndaleni përçarjen se pas saj vjen shkatërrimi dhe rrënimi i vlerave kombëtare. Siç figurojnë tri fetë në tolerancë, është e mira të jetojnë në vëllazërim të gjitha pjesët e Shqipërisë. Mos lejoni që favorizimet në pushtet të thellojnë ndarjen e Shqipërisë së vogël në Veri-Jug, gegë e toskë. “Qoftë mallkuar kush qet ngatërtime”, thotë poeti verior. Zoti President. Në Shqipëri është ngërç frika nga përgjigj... Me tej, f. 5

Lajm i fundit Vlorë: vritet polici

Mbrëmë në orën 18.00 u vra Shezai Zani. Shezai Zani ishte polic i objekteve. Vrasja ndodhi tek po hynte në shtëpinë e tij. Nuk janë zbardhur ende motivet e vrasjes më të fundit në Vlorë.

Foto: A. Babani

15 mijë fierakë: "Poshtë Qeveria!"

F. 2

GREKËT

Ndihmojnë Shqipërinë në KE dhe dislokojnë ushtrinë në kufi F. 5

Departamenti amerikan i Shtetit akuzon pushtetin

F. 3

Petroninasit: Ndal dhunës!

F. 6 JO DHUNËS! NO VIOLENCE!

Ndalni dhunën, zoti President

Të pastrohet pushteti nga zhuli i korrupsionit . Zoti President, kthjellojani mendjen shqiptarëve. Binde shtetin të zbresë në tokë dhe t'i thërrasë mendjes dhe jo dhunës. Ndosh[t]a një mesazh njerëzor, pa etiketime, pa ngjyra, pa inate do t'i bindë shqiptarët të pranojnë të keqen më të vogël në

Gazeta “REPUBLIKA”, Rruga “Sami Frashëri”, pranë gjimnazit “Petro Nini Luarasi”, Tiranë, Nr. Llog. BTK 986/110 Tel/Fax 259 88 Tel. 230 90