Fajdet: Zbulohen 10 miliardë USD
Një afarist i huaj i rrëfehet "Republikës": Kam qenë kordinatori i firmave në pastrimin e parave
Është koha për të ndryshuar
Shqipërisë i duhet një ndërtim i ri politik
Sipas EURONEWS, vetëm të premten e së shtunës edhe pothuaj 30 viktima të tjera. Fragmente të një kronike të vërtetë lufte, brenda një fushate elektorale të pazakontë. Gjithçka ndodh para ose pas “mitingjeve”
Në Brendësi:
Tragjedia shqiptare në shifra: Në katër muaj 1600 të vrarë dhe 4 mijë të plagosur, 15 kufoma të djegura për dy muaj. Çdo ditë 13 persona të vdekur nga plumbat. Faqe 2. ALBA do të shoqërojë Berishën në Vlorë Faqe 3. KQZ: Të mos-lejohet kandidimi i Behul Çelos Faqe 3.
[...ndërtim i ri politik]
Sipas EURONËS, vetëm të premten e së shtunës edhe pothuaj 30 viktima të tjera.
Sipas EURONËS, një fushate elektorale të pazarontë. Gjithçka ndodh para ose pas “mitingjeve entuziaste” të PD dhe PS me popullin në rrjethe të ndryshme të vendit, sipas skenarëve të përgatitur me kujdes. Atje ku shkel këmba e liderëve ish-komunistë të këtyre dy partive pajtjetër do të ketë breshëri me armë dhe automatike, granada e bomba me gjëmimet e tyre tronditëse, frikë, terror, gjak. Akuzat e ndërsjella, nëpërmjet komunikatave të shkruara e të gjata të zëdhënësve, janë kthyer në rituale, që nuk bëjnë më efekt. Gjithçka u atribohet grupeve të armatosura, të paguara mjaft mirë, ose krahëve të armatosur të partive PS dhe PD, ku ish-komunistët të thekur në kostume kuq e blu, në përpjekje për të marrë ose mbajtur pushtetin politik me çdo çmim, nuk po duan të ndalen para asgjëje.
Tragjedia e këtij populli të gjakosur, ka arritur kulmin e saj. Jemi të përgatitur që në këto 7 ditë të mbetura gjer më 29 qershor të shohim e të dëgjojmë edhe atë ç’kra nuk e kemi parë e dëgjuar asnjëherë. Do të jetë kjo rrjedhojë logjike e ashpërsimit të kësaj të ashtuquajture fushatë elektorale, që në finalen e saj përveç numrit të votave do të duhet të bëjë edhe bilancin e luftës së 6 muajve të parë të këtij viti të mbrapshtë, 1997.
Është mëse e kuptueshme që Presidenti parcial Berisha, po dhe kryetari socialist Nano nuk janë ndërgjegjësuar se me ish-komunistët e taboreve të tyre, Shqipëria nuk do të mund të vihet në udhë të mbarë. Tashmë edhe fëmijët e kanë mësuar që këta janë e kaluara dhe e tashmja e këtij vendi dhe populli, që do të duhet të kujtojë e shkruarën 50 vjeçare, të tanishmen 5 vjeçare e të votojë më 29 Qershor.
Në Shqipëri ka ardhur koha për të ndryshuar. Vendit i duhet një drejtim i ri politik dhe këtë mund ta sigurojë vetëm e Djathta e Bashkuar Shqiptare. Përse? Thjesht për faktin se kjo e Djathtë e Bashkuar nuk ka asnjë lloj ngarkese e pasioni për t’u hakmarrë, për gjithçka që vuajti nën debadat e diktaturës komuniste dhe 5 vitet e “demokracisë”, gjatë të cilave, u krijuan të gjitha premisat për instalimin e një neodiktature të korruptuar në çdo segment të saj. Sepse DBSH ka një alternativë të besueshme për progres të gjithanshëm shoqëror, ku shteti do të quhet shtet, qytetari do të ketë pavarësinë e tyre absolute dhe njerëzit të drejtat legjitime që u takojnë. Shqiptarët duhet një drejtim i ri politik, që do t’i garantojë demokracinë e vërtetë dhe t’i shërojë plagët që bujojnë ende gjak, plagë të vjetra e të reja, të cilat i shkaktuan komunistët e neokomunistët, që nuk kanë shuar në asnjë kohë bomb, edhe e se.
DBSH prezanton kandidatët për deputet
Të hënen 23.06.1997
Librazhdi ora 11.00
Elbasani ora 17.30.
Të martën 24.06.1997
Tepelenë ora 11.00