04/07/1997
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

4 korrik 1997

Rroga e mbretit 40 milion

Sudja konvertonte paratë e Xhaferrit, "Gjallica" paratë e Sudes. "Generali": Nuk kishim licensë për kambizëm

Shqipëria përballë puçit mbretëror

Bashkim, paqe, vllazërim apo provokim për luftë? Leka i I-rë harron mesazhin. “Mbreti” humbet qetësinë dhe nuk zotëron nervat. Dje ai ndërmori aventurën e rrezikshme; provokoi luftën në sheshin e Tiranës, qëlloi me të gjithë arsenalin që dispononte Pallatin e Kongreseve, shkeli ligjet dhe manifesto[i] dhunë. Idhtarët e tij u tubuan në sheshin “Skënderbej” të mbështetur edhe nga oborri i Presidentit. I vetëquajturi ministër i oborrit, kishte ditë që kërcënonte, por dje më shumë se kurrë ai ishte provokues në qendër të turmës 1000 vetëshe. Dhe turma bëri marrëzira, qytetarët u terrorizuan. Dje pretenduesit për fronin e mbretit iu duk vetja tamam mbret. I armatosur, me uniformën e prerë në Afrikën e Jugut, ai provokoi idhtarët e tij. Fundi? Dy të vrarë dhe 5 të plagosur. Shqiptarët që ende nuk i kanë vajtuar të gjitha viktimat e protestave popullore u është dashur që mbrëmë të vajtojnë përsëri. Ku shkuan fjalët e ëmbla të Lekës së I-rë të recituara në Rinas kur puthi tokën shqiptare? Bashkimi, vllazërimi dhe paqja paskan qenë koperturë për veprime të dhunshme. Froni nuk mund të merret me grykën e pushkës, aq më shumë që shqiptarët janë lodhur, rraskapitur e gjakosur nën terrorin e armëve. Ç’ka Leka që nuk mban dot nervat? Nëse komisionet kanë manipuluar institucionet rrethetuese bu pretendenti i fronit mund të ankohet dhe manipuluesit e mashtruesit (siç pretendon ai) të ballafaqohen me ligjin. Gjuha e plumbave nuk është diplomaci e mbretërve të fundshekullit të XX-të. Nga ana e saj edhe Partia Republikane ka dokumentacion të mjaftueshëm për manipulime nga komisionet e votimeve, por ajo nuk ka dalë në rrugë me armë për të protestuar, por ka mbledhur procesverbalet dhe i është drejtuar KQZ-së. Të bën përshtypje se në trazirat e monarkistëve kanë dorë edhe ata që rrethojnë Presidencën ose bëjnë tifozllëk për të. Deklaratat e Presidentit nuk i kanë shërbyer uljes së tensioneve pasi ato kanë qenë të thata dhe herë herë me kontekst provokues. Mos vallë Berisha eçën me mendimin: Pas meje le të bëhet kiameti? Veprimet e deritanishme bëtu të çojnë. Provokuese dhe deklarata e Partisë Demokratike, që dënoi shtetin, i cili u vu në mbrojtje të qytetarëve dhe nuk tha asnjë fjalë për idhtarët e mbretit të armatosur deri në dhëmbë. Është koha kur shqiptarët të mbajnë nervat, të heqin dorë nga armët, t’i drejtohen arsyes dhe ligjit. Mjaft më në kaos! Foto: Tori Dje, Mbreti mes përkrahësve të armatosur

Vetëm djem të tillë mund të ndihmojnë Shqipërinë

Mesazh i Sabri Godos, për zonën 77, ku është në balotazh Fatmir Mediu Faqe 5

Dje, Mbreti mes përkrahësve të armatosur

Belul Çelo: Jam në zyrë. Berisha: Pranoj dorëheqjen. PD pa aleatë

Motrat e rrëmbyera dërgohen në Itali

Faqe 4 Monarkistë, mos lozni me policinë Faqe 12 5 ton drogë shqiptare Faqe 8 Xhaferri ka dhuruar 199 milion lekë Faqe 10

Apel qytetar intelektual Maksim Cikuli: Mos e pranoni mandatin e vjedhur!

Apel qytetar intelektual Maksim Cikuli: Mos e pranoni mandatin e vjedhur!