Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

E Mërkurë, 3 Shtator 1997

V. Alimuçaj: VEFA mes vullkanit dhe tërmetit

Komunisti Hasani puth dyshemenë, Hajdari zot i ringut. Selami ka shkel programin e PD-së Kompania "Kamberi" në ankand. Policitra dhëton specialët[?] Komunisti Hasani puth dyshemenë, Hajdari zot i ringut. Selami ka shkel programin e PD-së V. Alimuçaj: VEFA mes vullkanit dhe tërmetit Kompania "Kamberi" në ankand. Policitradhëton specialët
V. Alimuçaj Berisha Azem Hajdari Selami

Parlamenti, ky ring boksierësh amatorë

Dje Parlamenti shqiptarë dha provën më të dukshme se i ngjan një ringu, ku boksierët amatorë herë pas here provojnë salcë e goditjes. Ka qenë komunisti i betuar Mak[s?] Hasani, që ka provuar forcën e grushtit të ish kryetarit të komisionit të SHIK ut, Azem Hajdari. Komunisti, po si është dhënë një leksion se si mund të mbrohen idetë dhe programet me grushte. Komunisti ka rënë në nokdaun qe me grushtin e parë, mungesë të gjyqtarit ranë ndërhyrë deputetët e tjerë dhe kanë marrë në mbrojtjen komunistin fatkeq. Dje, molla e sherrit ishte vetë ish presidenti, kryetari aktual, lideri i vetshpallur i opozitës Berisha. Dalja e tij në foltoren e Parlamentit është pritur me mërmërima nga deputetët e majtë. Berisha gjithmonë është treguar i papër, ka vazhduar fjalimin pa ia bërë syri terr nga deputetët e ardhur në Parlament nga forca e bandave. Pastaj sherri është kthyer pas, tek origjina e parlamentarëve, ku secili ka sharë me nofkën... "komunist". Këtu Berisha është ndjerë keq dhe sado që ndërhyn antikomunisti Vejsiu, nuk ka mundur të kapërcejë situatën e krijuar. Dje Parlamenti tregoi veten se nuk është në rrugë të mbarë. Akuzat dhe kundërakuzat ishin larg debatit të vërtetë, që mund të çojë në çbllokimin e situatës politike. Që erthull i diskutimeve pak a shumë pohoi atë që ka paralajmëruar shtypi, këtij Parlamenti i mungon orientimi politik. Diskutimet vulgare, fjalori banal, sherret, grushtet, vërshëllimat portretizojnë kuvendin si një kuvend grash të liga, që sherrisen për hiçgjë në cesmë të fshatit. Pozita po luan me mendjemadhësinë me mazhorancën ndërsa opozita me Berishën në ballë po ecën në rrugë pa krye. Bojkotimi i Parlamentit në fillimet e tij, mungesat në pafundësi vetë Berishës, i cili me fjalë është kundër bojkotit, futja e Petrit në grevë urie për të ndryshuar ato ligje që i ka në fuqi vetë Partia e Berishës dhe e Petrit, demonstrimi i mbrëmshëm në sheshin e kryeqytetit, thirrja e redaktorëve për të ngritur në demonstrime, nuk janë gjë tjetër veçse sinjale që paralajmërojnë furtunë. Nëse Parlamenti do të na dhurojë shfaqje boksi si dje, tërë heqje bullarësh, vërshëllima, fyerje, zhargon të denjë për vagabondë ordinerë, kriza politike në Shqipëri do të mbajë të kryqëzuar fatin e shqiptarëve, të cilët po bien viktimë e luftës politike brenda llojit, luftë e ashpër mes dy grupeve të ish komunistëve shqiptarë, atyre që janë rreshtuar majtas dhe atyre që kanë uzurpuar PD. Qytetarët shqiptarë do të bëjnë mirë të thërrin shpinën të dy palëve dhe të shpëtojnë njëherë e mirë prej tyre. Alternativa e së djathtës duhet të zgjohet dhe të marrë mbi vete misionin që i takon për të shpëtuar kombin.
Berisha Vejsiu Petrit Zhulali Prifti Shqipëri Parlament Kryeqytetit

"Republika" u kërkon ndjesë lexuesve

Gazetës "Republika" shtypshkronja "Demokracia" i krijoi shqetësime dhe ndërpreu lidhjet me shumë lexues të saj. Të dielën, kur redaksia kishte përgatitur një numër cilësor me 24 faqe, shumë rrethe të Shqipërisë nuk e patën në dorë gazetën. Ndoshta faji ishte i redaksisë, që shkoi e fundit në shtypshkronjë. Ishte hera e parë, që për mungesë dritash, numri vonua dhe u shtypshkronja, e cila për ndonjë gazetë tjetër ka toleruar edhe pas orës 6-00, për "Republikën" nuk toleroi. U shtypën vetëm 8 mijë kopje për Tiranën dhe 4 mijë për rrethet. Ndërsa dje "Republikën" mungoi në të gjithë rrethet, me përjashtim të Tiranës. Difekt i shtypshkronjës. Gati të gjitha gazetat u prekën me tërheqje, por "Republika" përsëri u trajtua me syrin e njerkës. Ndërkohë që gazetave "Albania", "Shqiptare" u pakësuan nga 2000 kopje, "RD" u shtyp e plotë së bashku me "Bulevard", që të dyja i morën të 3500 kopjet, "Republikës" iu dha e drejta të shtypte vetëm 7000 kopje, që i bie jo më shumë se 22 përqind e tirazhit. Besojmë se ka rrugë me të ndershme konkurence. Nuk e dimë se si ka marrë vendimin bordi, ndoshta herë të tjera do të ekspozojmë fakte dhe jo hamendje. Sidoqoftë redaksia kërkon ndjesë lexuesit të saj dhe shpreson në mirëkuptim me të dhe me shtypshkronjën.
Shqipëri Tiranën Tiranë

FITUES TË LOTARISE AMERIKANE DV-98

Ju shërbejmë për plotësimin sipas udhëzimeve të reja të dokumenteve të LIZARFIT TUAJ dhe me konsultime të tjera deri në marrjen e vizave. Eksperienca jonë është 4-vjeçare. Ju Mirëpresim! Firma Avokatore: NOBLE, P.A, USA DHE ALDRI TIRANE Adresa: Rr. KAVAJES, P.71/1/6 Godina[?] Përballë xhamisë - TIRANË Kontaktoni Z. PRIFTI
Prifti SHBA Tiranë RR. Kavajes