Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

E Martë, 23 Shtator 1997

VEFA fillon me Vlorën

Berisha: Jashtë tradhëtarët nga PD. Milo takon Klintonin. PS ndan tortën Alimuçaj: Vetëm një ditë për të shlyer kreditorët. Premtohet çbllokimi i 120 milionë USD Berisha: Jashtë tradhëtarët nga PD. Milo takon Klintonin. PS ndan tortën VEFA fillon me Vlorën Alimuçaj: Vetëm një ditë për të shlyer kreditorët. Premtohet çbllokimi i 120 milionë USD
Nano Milo Klintonin Alimuçaj Vlorën

Po nuk u emancipua politika nuk funksionon shteti

-Nano, i çbllokova 120 milion Dollarë;Berisha: Nano-jep dorëheqjen...! Dje, Berisha deklaroi prerë se nuk ka ndërmend të pushojë luftën e protestave. Ai nuk e pranoi faktin se protestat në shesh kanë ardhur duke u futur në ujë. Jo vetëm kaq, por ai në intervistën dhe BBC lëshoi dhe një gjysëm fjalie: do të përdorin të gjitha format e luftës dhe grevave. Kaq mjafton për të tronditur idenë se si do të ecë shteti shqiptarë këtë vjeshtë, mes rrëmujës dhe rrëmetit. Berisha është në opozitë dhe opozita ka për detyrë që të kundërshtojë shtetin, por ka një moment që nuk shkon: ish-Presidenti kërkon të shembë shtetin në këmbë. Ai kërkon të organizojë protesta, por nuk denjon t'i marrë leje shtetit. Ky është paradoksi. Shteti i Berishës fatkeqësisht u përmbys, ndërsa të majtët kërkojnë të ngrejnë shtetin e tyre. Mirë a keq ky shtet duhet respektuar, por e pafalshmja e vetme është shteti. Që të respektohet shteti duhet të emancipohet politika, bashkë me të dhe Berisha duhet të jetë më i civilizuar në luftën politike. Opozita serbe manifestoi për më shumë se tre muaj, por ama nuk u thy e një xham, ndërsa ne jemi përsëri gati ta bëjmë shkumbë e hi gjithçka na ka mbetur (atë që ka mbetur). Berisha i zgjedh vetë mjetet e luftës, por strategjia e tij për tu rikthyer në pushtet nuk gjen terren tek shqiptarët, madje as tek vetë demokratët e tjerë. Nëse ai do të vazhdojë që të për hir të karriges të fusë në grevë jo të pakë elektorat që i ka mbetur, hërdo të bëjë ç'tjetër, veçse do të le për shumë kohë mbi shpinë të majtët. Nga ana e tyre edhe të majtët po vuajnë nga prepotenca e avantazhit që e jep shumica. Jo rrallë ata ironizojnë, injorojnë, nuk kanë sensin e tolerancës, madje ngjarja tragjike e atentatit Mazreku, nëse Dobr[e] me të tjerë nuk do të përdorte ironinë, por logjikën e tolerancën, do të ishte shmangur. Të majtët vërtetë që mund të mburren se qeverisja u takon atyre, por ama nuk fal kush që në emër të partisë të shkelin me këmbë kriterin profesional. Nano, dje dha sihariqin se ka çbllokuar 120 milion Dollarë dhe fillimin e 20 projekteve. Nga ana tjetër priten 3.5 miliardë lira që do të lëvizin për të varfërit shqiptarë përmes Kryqit të Kuq. Ndërsa në takimin Nano- Campi si dhe me drejtorët e BB dhe FMN u përmend kursit pa miratimi të “paketës” së masave për stabilizimin e ekonomisë nuk hapat rruga për huanë prej 50 milion dollarë nga FMN dhe BB. Kaq mjafton për të shtruar përpara shtetit dhe opozitës pyetjen: do t'ia jepni popullit këtë para apo do të vazhdoni të grindeni dhe paratë të mos vijnë kurrë në Shqipëri? Ardhja e ndihmës vendoset këtu: nëse Shqipëria do të vazhdojë të grindet me vetën, basaforta e parave do të mbetet e mbyllur. Nëse i duam botë ndihma duhet ta krijojmë shtetin, por një shtet që ta respektojë edhe opozita. Nga ana e saj opozita të e emancipojë veten dhe të mos shembë shtetin. Nano është e mira që i lëshojë militantëve të vet mesazhin: bajluni me opozitën, ndërsa opozita rithimin në pushtet me çdo mjet të mos e kthejë në qëllim të vetvetes.
Nano Mazreku Campi Dobr[e] Berishën Shqipëri Serbe

Plumba mbi ko- misariatin. Nusja heq vellon e bardhë, vishet me të zeza. Grabit[e]t autovetura e hol- landezëve. 1500 familje korçare demonst[r]im paqësor në Tiranë për vizat amerikane —— faqe 6-7
Tiranë Korçare

Futboll: Gjyqtarët, robërit e luftës

———— faqe 15 Enigmë vrasja e uni- formës blu. Pranga për policin e Ministrisë së Mbrojtjes ———— faqe 2 Poloni: E djathta merr hak ———— faqe 9 Balli merr përsipër Kon- trollin ———— faqe 4 Karta e dosjeve-komedi e PD ———— faqe 11
Poloni

Së shpejti gazeta: SHEKULLI

Së shpejti gazeta: SHEKULLI e përditshme e pavarur, informative. SHEKULLI Një dritare e re për të kuptuar botën Botues: SH. A. “Botimet Periodike SPETRI” Kryeredaktor: ANDI BEJTEJA SHEKULLI bashkëbiseduesi i përditshëm SHEKULLI ku gjeni të vërtetën Blini vetëm: SHEKULLI Gazeta që ju ka munguar
Andi Bejteja