Jugu rinis protestat. Poliçani në shesh
"E Djathta e Qendrës" zbret në zyrat e VEFA-s. Alimuçaj: Asnjë veprim pa më dëmshpërblyer shteti
Maksim Hasani bashkon 200 petritat. Kuvendi nuk merret me Berishën
Shqipëria mes dy zjarreve
Qendra e stabilitetit të Ballkanit ndodhet në Kosovë
Ndërkohë që vazhdojnë komentet rreth takimit mes dy kryediplomatëve të Shqipërisë dhe Serbisë në Kosovë, studentët dhe intelektualët kosovarë kanë pushtuar sheshet. Ndërsa manifestuesit manifestojnë kulturë demokratike dhe respektim të ligjeve, policia serbe humb durimin që në ditët e para të manifestimeve.
Arrestimi dhe keqtrajtimi i bateri[x]injve manifestues dhe ndalimi i redaktorit përgjegjës të gazetës "Koha" tregojnë nxitim të shtetit dhe dhunshëm. Kjo ndodh tani kur manifestimet paqësore zhvillohen në Prishtinë, po më 1 tetor kur rreth manifestimeve të përfshihen Mitrovica, Gjilani, Ferizaj, Peja, Gjakova e Prizreni? Kërkesat e studentëve kanë qenë objektiv politik: ata kërkojnë që të kthehen ndërtesat shkollore dhe universitare prej të cilave ata janë dëbuar nga autoritetet e Beogradit në fillim të viteve '90. Presidenti Milutinoviç i bisedoi seriozisht me homologun shqiptar, ai duhet të bëhet garant përballë shtetit të vet për uljen e shqiptarëve të Kosovës ato të drejta që ai vetë deklaron në tryezë.
Nga ana e tij shteti shqiptar nuk mund ta quajë të ezauruar rolin e vet ndaj Kosovës në realizimin e një tryeze. Në fakt, edhe diplomacitë evropiane dhe amerikane kanë përkrahur qëndrimin e palës shqiptare. Pozitive janë edhe sinjalet që vijnë nga partitë politike të Kosovës. Përmes nënkryetarit të saj, LDK e quan pozitiv takimin e Milos për faktin se çështja e Kosovës u diskutua si çështje më vete dhe jo zgjidhja e problemit kombëtar u konsiderua si parakusht për normalizimin e marrëdhënieve serbo-shqiptare. Nga ana tjetër, edhe Rugova në takimin me Olbrajt, mori pohimin e Amerikës se edhe shteti i madh i demokracisë është në të njëjtën vijë me qëndrimin e shtetit shqiptar.
Populli ka një shprehje të urtë: hekur[i] rrihet sa është në zjarr. Me sa shihet zjarri është i ndezur. Diplomacia sapo ka nisur tratativat, rinia është në sheshe. Opinioni ndërkombëtar është mirë që të sensibilizohet shkallë - shkallë. Diplomacitë evropiane nuk mund të mjaftohen vetëm me pohimin e faktit se Kosova është qendra e stabilitetit të Ballkanit. Ato duhet t'i kërkojnë shtetit serb që të civilizohet në respektimin e të drejtave dhe të lirive të shqiptarëve në Kosovë.
Në favor të diplomacisë është që të rrisë përpjekjet dhe, nëse ka tarduar diplomatike së të kompensojë izolimin e paradjeshëm të saj, nuk duhet të kënaqet me një shtrirë tryeze. Pohimi i kryetarit të saj, Barjam Tosuni, se Shqipëria është mes dy zjarreve, meriton vëmendje. Nga njëra anë Shqipëria kërkon inkuadrimin në institucionet ndërkombëtare, nga ana tjetër i janë fqinjët që zgjerrin problemin. Njeri prej kushteve për t'u integruar është raporti i mirë me fqinjët. Pa u zgjidhur çështja e Kosovës, Shqipëria s'mund të vendosë marrëdhënie të mira me fqinjët, përderisa gjysma e kombit mbahet në robëri prej këtyre fqinjëve.
Ngjarjet po precipitojnë shpejt. Sheshet e qyteteve të Kosovës më 1 tetor do të mbushen nga manifestuesit. Nëse kosovarët kanë sensibilizuar ambasadat në Beograd, i takon shtetit shqiptar që të sensibilizojë diplomacitë e Evropës dhe të SHBA. Shteti serb ka treguar se sa fyellmbarës është. Ndoshta teza e PR për një garanci ndërkombëtare, takime në kujdesin e SHBA ose Gjermanisë, është ende aktuale.
Shteti i shpall luftë shtetit në Vlorë — faqe 8
Godo: Për VEFA-n duhet të pritet transparenca — faqe 3
Armatosen manifestuesit e PD, policia u vë prangat — faqe 2
Gjonaj: E drejta nuk fitohet duke shpifur — faqe 8
Trazohet Fieri, dy atentate. Luajnë me armë gjymtohen për jetë. Plumba mbi kambistin në Shkodër. Hap pusin dhe ... varrin. Policët e Laçit protestojnë për rrugën. Mbyllet superfostati, 330 punonjës në rrugë. Dy ekspertë të huaj për hetime në Devoll — faqe 5-7
Nëpunësit e ministrive vjedhin dosjen — faqe 9
Së shpejti gazeta: SHEKULLI
Së shpejti gazeta:
SHEKULLI
e përditshme e pavarur informative.
SHEKULLI
Një dritare e re për të kuptuar botën
Botues: SH. A. "Botimet Periodike Shqiptare"
Kryeredaktor: ANDREA STEFANI
SHEKULLI
bashkëbiseduesi i përditshëm
SHEKULLI
ku gjen të vërtetën
Blini vetëm: SHEKULLI
Gazeta që iu ka munguar.
"REPUBLIKA", Rruga "Sami Frashëri", pranë gjimnazit "Petro Nini Luarasi", Tiranë, Nr. Llog. 986 /110, Banka Tregtare Tiranë, Tel/Fax 259 88 Tel. 230 90