Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

E Shtunë, 27 Shtator 1997

Kreditorët në polici për miting

FMN dhe BB: Hetime për qeverinë e PD. Ku shkuan milionat? Malaj në interpelancë për VEFA-n Azemi të hënën me karrocë në Parlament. Berishuen e pengon gripi për në shesh. Sopata e Xhuvelit pret drejtorët e pyjeve FMN dhe BB: Hetime për qeverinë e PD. Ku shkuan milionat? Malaj në interpelancë për VEFA-n Kreditorët në polici për miting Azemi të hënën me karrocë në Parlament. Berishuen e pengon gripi për në shesh. Sopata e Xhuvelit pret drejtorët e pyjeve
Malaj Azemi Berishuen[?] Xhuveli Parlament

Marshimi i socialistëve drejt hallkave të pushtetit s’ka të ndalur

Qeverisja e vendit vetëm me antarë të Partisë - Tipar i Partive komuniste e fashiste Qeverisja e vendit vetëm me antarë të Partisë - Tipar i Partive komuniste e fashiste Partia socialiste po tregohet e paaftë të nxjerrë mësim nga qoftë edhe për çështjet më themelore. Duke ecur çdo ditë drejt “spastrimit” dhe vendjes në poste drejtuese të sekretarëve dhe të besuarve të saj, PS po ndjek të njëjtën rrugë të PD kur mori pushtetin dhe e bëri padyshim në të njëjtën mënyrë. Qeverisja e vendit vetëm nëpërmjet anëtarëve të partisë në pushtet, është tipar i partive komuniste e fashiste. Rrjedhojat shkatërruese të një drejtimi të tillë janë të njohura; shtypje graduale e demokracisë deri në triumfin e autoritarizmit. Lulëzim i burokracisë, korrupsionit e nepotizmit dhe menjanimi i potencialit të vërtetë intelektual pa të cilin s’mund të ketë përparim. Qarkullimi i mbyllur që krijon qeverisja nëpërmjet antarëve të partisë, do të kultivojë domosdo të keqiat që përmendëm, po brënda një dite po çdo ditë nga pak dhe pa u ndalur. A është e mundur që drejtuesit e sotëm të PS të mos e shohin se ku po shkojnë? Euforia marti monopin[?], po mund të jetë edhe presioni i bazës, i shtyn drejt humbjes së ekuilibrit. Ndryshe s’ka si shpjegohet heqja e drejtorit të bujqësisë në Pukë, i specializuar dy vjet në Gjermani, për ta zëvendësuar me sekretarin e PS të rrethit. Me sekretarin e PS u zëvendësua edhe drejtori i arsimit të Pogradecit pa asnjë motiv. Ashtu si u hoq drejtori i pyjores në Lushnjë me profesion inxhinier pyjesh, për t’u zëvendësuar me një zooteknik, kryetar i PSD në rreth. Në Korçë, u hoq drejtori i specializuar 2 vjet në HDA dhe u zëvendësua me 59 vjeçarin, zooteknik, kryetar i Partisë Agrare. Kur ndërrohen qeveritë, dueli dhe ndahen ndonjë ambasador, po jo të lihet pa punë ish ambasadori në Gjermani, diplomat me stazh dhe me përgatitje të nivelit të lartë. Shembujt janë me qindra. Hiqet një drejtor spitali e një drejtor shkolle se i përket një partie kundërshtare ose thjeshtë se ka qenë emëruar nga PD. Këto bëhen veçanërisht të dëmshme kur personi në fjalë qëllon të jetë njëri i përndjekur politik apo student i Dhjetorit, që përmbysën diktaturën. Ky është një proces në zhvillim e sipër dhe nuk dihet ç’quota do të arrijë në fund të vitit. Nuk po shkojmë drejt “politizimit të administratës” as drejt parimit të meritokracisë dhe pajtimit kombëtar. Këto qenkan thjeshtë slogane për të bërë të kundërtën, për të vënë kudo anëtarë e partisë, ata që kontribuan për fushatat, ata që “vuanjtën” ose edhe miqtë e farefisin. Sa më tepër përparojnë në këtë rrugë, aq më shumë u shtohen besimi socialistëve po forcojnë shtetin[?]. Kuresh kështu rrënon[?] nga brenda vetveten. Ne kundërshtojmë fuqimisht këtë dukuri jo sepse kemi për zemër fatin e PS, po sepse kështu po i bëhen vendit të njëjtat dëme shkatërruese nga të cilat vuajti në 52 vjetët e fundit.
Pukë Gjermani Pogradec Lushnjë Korçë

Drejtësia shqiptare marionetë e klaneve politike faqe 3 Babai vret të birin faqe 2 Godo: Mos vraponi për kushtetutën faqe 4
Godo Shqiptare

Gjakoset Durrësi dhe Devolli. Eksploziv në tragetin grek "Violeta". Gjenerali na la autobuzin. Droga kalon, njerëzit jo. faqe 5-7 Absurditeti i deklarimeve të Nanos faqe 4
Nanos Durrës Devolli Grek

Nesër "Republika" me 24 faqe me të njëjtin çmim.

Krahas suplementit më shumë informacion. Do të lexoni dhe si u dogj Bashkia e Vlorës
Vlorë

Së shpejti gazeta: SHEKULLI

Së shpejti gazeta: SHEKULLI e përditshme e pavarur, informative. SHEKULLI Një dritare e re për të kuptuar botën SH.B. “Botimet Periodike SPEKTËR” kryeredaktor-Andrea STEFANI SHEKULLI bashkëbiseduesi i përditshëm SHEKULLI ku gjeni të vërtetën Bini vetëm: SHEKULLI Gazeta që ju ka munguar
Andrea Stefani