SOT ALIMUÇAJ DORËZOHET TEK MALAJ, ARAPI DEL GARANT.
Bashkëpunëtorët e Sudes strehohen në Apel. Presidenti italian në akuzë për vjedhje.
Takimi Nano - Millosheviç, farsë kortezie
Nanosi heqim mandatin e përfaqësimit të Kosovës
Nano në rolin e “mediatorit” në marrëdhëniet Prishtinë-Beograd.
Takimi i shefave të Ballkanit në Kretë, ku u përcaktua strategjia e bashkëpunimit të ri ekonomik mes vendeve të rajonit, rezervoi për Kryeministrin shqiptar surprizën e një misioni të paparashikuar politiko-diplomatik. Në emër të një parulle të njohur greke, për “shpëtimin e Ballkanit nëpërmjet evropianizimit të tij”, Fatos Nano mund të bisedonte dje me presidentin serb, Sllobodan Millosheviç, për të “thyer mitin e vjetër të izolimit të politikave fqinjë”. Dialogu Nano-Millosheviç, i parapëlqyer nga diplomacia e shteteve me prestigjoze të botës si SHBA, Italia e Gjermania, sipas burimeve nga Kreta, ishte i vështirë, për faktin se u zhvillua pa mbushte paraprake. Përfaqësuesit legjitimë të popullit shqiptar në Kosovë, një ditë përpara takimit me Millosheviçin, nëpërmjet një deklarate të zotit Bukoshi, i hoqën të drejtën morale Kryeministrit Nano të trajtonte çështjen e Kosovës, pa praninë e përfaqësuesve të zgjedhur të saj.
Po ashtu, Millosheviçi, i sunduar nga ideja fikse, se “çështja e Kosovës është çështje e brendshme e Serbisë”, vendosi të takohej me Kryeministrin shqiptar për të zgjidhur problemet që janë më pak të kushtueshme, të cilat nuk cenojnë atmosferën politike në Serbi, por përkundrazi forcojnë autoritetin diplomatik të nacionalizmit të zbehtë serb.
Në këto kushte, përballë irracionalizmit tipik të Millosheviçit, Nano ka preferuar kortezinë e një politikanit avangardist dhe të një diplomati kozmopolit, të cilit i intereson më shumë etika, në raport me fatet kombëtare. Para kaq një këndvështrimi, Millosheviçi u prezantua më konsekuent në linjën e tij nacionaliste. Në axhendën diplomatike të presidentit serb ishte prezent reagimi i ashpër i forcave politike në Serbi, ndërkohë që protestat e mijëra studentëve kosovarë për rikthimin e gjuhës shqipe nuk ndikuan në gjuhën e takimit që konsumoi Kryeministri shqiptar, Fatos Nano.
Nano i premtoi Millosheviçit se do të kontribuonte në institucionalizimin e marrëdhënieve të dialogut Prishtinë-Beograd. Por “konceptet e izolimit” nuk kapërcehen me koncepte internacionaliste. Komuniteti Ndërkombëtar, i cili po ndjek me shqetësim ngjarjet në Kosovë, nuk mund të elaboronte misionin e tij nëpërmjet “mediatorëve” me rol të dyfishtë.
48 orë luftë në Tepelenë. Rrethohet Komisariati
48 orë luftë në Tepelenë.
Rrethohet Komisariati Faqe 7
Nano - Millosheviç në takimin e djeshëm të Kretës
Në brendësi:
Bukoshi ndërron kursin Nanos
Ballisti Selfo del llogari me vete Faqe 3
Gjendet i vrarë 40-vjeçari Faqe 6
Vritet kryetari i PSD
Në pranga prostitutat e Sahatit Faqe 5
Vjehrri vret dhëndrrin në Kurbin. Vret vjehrrin dhe veten në Fier Faqe7
KONGRESI III (3-të)
I PARTISE REPUBLIKANE SHQIPTARE 5 - 6 NENTOR 1997
I PARTISE REPUBLIKANE SHQIPTARE
5 - 6 NENTOR 1997
DREJTIM I RI
PER NJE SHQIPERI TE RE
MORALITET KOMBETAR
POLITIK DHE SHOQEROR
Ditën e Mërkurë, dt. 5. 11. 1997, Ora 10.00,
në sallën e koncerteve të Teatrit të Operas
dhe Baletit
Njoftim
Nga zyrat e TELE-BINGO-S KOMBËTARE njoftohet se të Dielën, dt.2 Nëntor 1997, u zhvillua në Pallatin e Madh të Kulturës në Tiranë, shorteu i 24 Tele-Bingo-s Kombëtare.
Për këtë shorte ishin hedhur në treg 80 seri, nga Nr 161 deri në serinë Nr.240.
Fituese e çmimit Mini-Bingo doli bileta: Nr.Bilete 2764
Fituese e çmimit Star-Bingo doli bileta: Me Nr.serie 194
Fituese e çmimit Magic-Bingo doli bileta: Me Nr.serie 217
Fituese e çmimit Tele-Bingo doli bileta: Me Nr.serie 189
Kompania njofton se për javën e ardhshme ka hedhur në treg 80 seri të tjera, Nga seria 241 deri në serinë 320
Shënim: Kompania njoftimin do ta japë çdo të dielë në mjetet e informacionit publik.
Këto njoftime mund të lexohen në faqen 531 të shërbimit të Teletekstit.
Zyra Qëndrore e Tele-Bingos Kombëtare
Pallati i Kulturës, Tiranë
"REPUBLIKA", Rruga "Sami Frashëri", pranë gjimnazit "Petro Nini Luarasi", Tiranë. Nr. Llog. 986/10, Banka Tregtare Tiranë. Tel/Fax (+355 42) 259 88 Tel. (+355 42) 230 90