Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

E Diel, 7 Dhjetor 1997

Çarmatoset Policia. Organet e Rendit denoncojnë Gjykatën

Revoltë në Burgun e Tiranës, të burgosurit "arrestojnë" policët Deloitte & Touch: Kamberi i largohet greminës. Pa shpresë Sudja dhe "Gjallica" Faqe 4
Kamberi Sudja Tiranë

Shteti - monopol mbi kontrabandën

Nesër do të shqyrtohet në Parlament Projektligji i Qeverisë për ngritjen e një komisioni dhe funksionimin e tij në luftën kundër kontrabandës dhe korrupsionit. Së ka njoftuar paraprakisht z.kryeministri Fino, i cili është caktuar Kryetar i këtij komisioni, për të minimizuar kontrabandën, çdo polic që do të bëjë kontrabandëistët do të marrë 40% të vlerës së mallit që do të sekuestrohet. Po ashtu, procedurat ligjore do të shkurtohen në 48 orë, nga 15 ditë që kanë funksionuar më parë. Edhe pse lufta kundër kontrabandës dhe korrupsionit në përgjithësi është një ndërmarrje që duhet përshëndetur, duket qartë se gjithçka bëhet për arsye propagandistike. Kontrabandën nuk e frenon dot një shtet i dobët dhe aq më tepër një shtet që e llogarit mbijetesën e vet mbi rezultatet e kontrabandës. Si mund të frenohet kontrabanda në një vend ku ndodhin çdo ditë akte terroriste? Kontrabanda anti njerëzore në krim të organizuar që realizohet nga grupe mafioze, të cilët kanë depërtuar në strukturat e shtetit. Krimi i kontrabandës, i cili është në "majë mali" me shoqërinë përtej qytetarë, zhvillohet sipas një procedure perfekte, duke përfshirë burimet, armët, metalet me ngjyra, drogën, kontrabandistët dhe prostitucionin. Në këtë rrjet minierëzues përfshihen ata që korruptojnë policinë, doganierët, shoferët, shëtitësit dhe rrjetet kriminale. Dokumentat firmosen nga persona të lartë zyrtarë, kundrejt fitimeve maksimale. Rrjeti është shtrirë ndërkombëtare. Edhe një staf i zakonshëm ka bashkëpunuar ngushtësisht me organet e zbatimit nga të dy brigjet. Në komisionin anti kontrabandës janë caktuar disa ministra, por jo specialistë. Krime të tilla përballohen nga njerëz profesionistë, pavarësisht Me tej f.5
Fino Parlament

DEKLARATË

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese e ka cuar situatën në një krizë të re, ku përplasja e institucioneve mund të çete pasoja të rrezikshme. Një nga mitingjet e paligjshme të Leka Zogut në Tiranë DEKLARATË Vendimi i Gjykatës Kushtetuese e ka cuar situatën në një krizë të re, ku përplasja e institucioneve mund të ketë pasoja të rrezikshme. Kjo Gjykatë, duke gjykuar dhe ligjet Kushtetuese, pavarësisht nga qëllimi politik i shprehur së fundi nga Parlamenti në këtë e fundit, shpreh edhe një herë të qëndrimit të kësaj gjykate mbi çdo organ, e cila vendimet e saj i bën të paprekshme, krijon probleme të rënda. Nga ana tjetër, dëshira dhe ngut i pushtetarëve të sotëm për të detyruar rotacionin e kësaj gjykate me ndryshimin e ligjit Kushtetues është shprehje e qartë për ta kaluar atë nga kontrolli politik i PD-së në kontrollin politik të PS-së. Thirrja për shkrirjen e kësaj Gjykate, është tendencë për mosrespektimin e Institucioneve dhe ligjeve. Nuk është e drejtë asnjë anshmërance politike të luajë me institucionet apo ligjet kushtetuese, kjo sjell vetëm anarki dhe absolutizëm politik. Partia Republikane mendon se njësimi i Gjykatës Kushtetuese me atë të Kasacionit duhet të bëhet me procedura normale Kushtetuese duke u parashikuar edhe në draftin e ri të Kushtetutës. Për Kryesinë e PR Kryetari Fatmir Mediu
Fatmir Mediu Zogaj Tiranë

Në brendësi

Republikanët akuzojnë PS-në. Mediu: Po pengon Tryezën e partive Faqe 3 PAD forcon lidhjet me Presidencën Zogaj sekretar i aleancistëve Faqe 4 Berati pas incidentit, shqyrtim për dosjet e policëve. Pritet "shfesa e hekurt" Faqe 7 Skandal në Doganë, televizorët zhdu-gano-hen me kg Faqe 9 Otranto: 544 të kthyer në tre ditë Faqe 6 Flet ish mjeku i Stalinit ekskluzivisht për "Republikën" Faqe 10
Stalinit Sami Frashëri Petro Nini Luarasi Berat Otranto

Fillon fushata e pajtimeve në Gazetën "Republika"

Abonimi brenda vendit mujor 648 lekë 3 mujor 1944 lekë 6 mujor 3888 lekë vjetor 7778 lekë Në Greqi Mujor 360 dhrahmi 3 mujor 1080 dhrahmi 6 mujor 2150 dhrahmi vjetor 4320 dhrahmi
Greqi