Mandat 11 vjeçar për Mazrekun. Gjykata: Ndihmuan partitë e Hasit
Islami dhe Fino rrëfehen për kontrabandën
Prokurorët italianë mbërrijnë në Shqipëri. Majko kërkon falje për Kryeministrin në Vlorë. Azemi: Nano drogohet
Kapet anija me 1 milion $. Prokuroria akuzon Doganën
Sot Parlamenti pritet të shqyrtojë një projektligj për heqjen e bazës së nevojshme konstitucionale për funksionimin e sistemit të Drejtësisë. Pushteti gjyqësor, siç dihet, është i lidhur direkt me stabilitetin e vendit dhe me zhvillimet demokratike. Humbja e shpresave tek Drejtësia mënjanon besimin tek shteti. Në vendin tonë, ku institucionet janë ndryshuar dhe vazhdojnë të ndryshohen me lehtë se njerëzit, Drejtësia ka qenë bastioni më i rrezikuar. Shoqëria e tranzicionit nuk ka mundur të institucionalizojë psikologjinë e marrëdhënieve mes institucioneve dhe sidomos të marrëdhënieve mes shtetit dhe individit, si marrëdhënie që mbrohen direkt nga sistemi gjyqësor. Shqipëria vazhdon të jetë një metropol i antikushtetutshmërisë. Këtej buron korrupsioni dhe kontrabanda, shndërrimi i kupolës shtetërore në një strukturë të mafias, kriza e përgjithshme konstitucionale. Sistemi gjyqësor ndodhet tërësisht nën urdhërat administrative. Keqpërdorimi i tij ka zgjeruar fushën e veprimit të policisë mbi institucionet zyrtare, duke traumatizuar jetën konstitucionale. Drejtësia nuk i shërben logjikave të vetëfuqizimit të ndërgjegjshëm, por interesave të kufizuara të klientelave politike. Kësisoj është kufizuar efektshmëria e institucioneve dhe janë dekurajuar Më tej faqe 4
Në brendësi
Gaqo Apostoli mohon akuzat Faqe 2 Dini sot në Shqipëri me gjithë paratë me vete Serbët zhdupen në dru Faqe 3 Vritet kryeinspektori katër policë viktima brenda javës Faqe 5 Fest '97. Ja këngët e natës së parë Faqe 13 Kupat e Evropës: Caktohen fushat finaliste Faqe 15