01/09/1998
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

1 shtator 1998

Berisha kthën turmën nga Burgu

OSBE kontrollon mitingun e PD. Arrestohen 12. Memia kërcënon: Do të bllokojmë Mamurrasin Berisha kthën turmën nga Burgu Shteti mbytet në një miting. Provokohen trazirat. Shpërthime, bllokimi i rrugës nacionale, sulm në repart ushtarak. Flakë e shpërthime në Shkodër, digjet selia e PS Arkivë - Zhulali: Unë nuk u arratisa. PD dhe PS gënjejnë popullin Faqe 14

Terror zyrtar

Në politëbën shqiptare po shfaqet një fenomen i ri: provokimi zyrtar. Media zyrtare apo proqeveritare për disa ditë me radhë paralajmëroi se më 31 gusht, gjatë zhvillimit të mitingut të paralajmëruar të “Bashkimit për Demokraci”, do të zhvillohen akte terroriste që mund të rrezikojnë qytetarët. Madje, dje nuk munguan as thirrjet e titullarëve të Rendit për të mos dalë nga shtëpitë. RTVSH dhe ATSH emetuan edhe një lajm, ku flitej për tentativë për marrjen e armëve të rënda në një repart ushtarak të Mallakastrës, pasi “më 31 gusht në Tiranë do të ketë luftë”. Atmosfera e terrorizmit zyrtar që parandjeu mort civil, tregon edhe një herë se ç’thë të zeza e sundojnë politikën, ndërkohë që këto pika të dobëta të saj i shfrytëzojnë fare mirë të huajt antishqiptarë. Të majtët në pushtet nuk duan ta njohin e demokratizojnë edhe barazinë e jetës politike. Me tej faqe 3

Dje në mitingun e PD, Policia kontrollon manifestuesit. Foto: P. Jlo

• Kronikë e një mitingu të paralajmëruar • Berisha: Na duhet edhe Televizioni • Çano: Donin të sulmonin Burgun — Faqe 2

Sulmohet reparti i Aranitasit në Mallakastër, grabitet reparti i Krujës. Përfundojnë në burg ushtarakët roje 38 spiunë në Gardë Berisha: Jam kundër fanatikëve në PD Ishulli Iliria shitet 7 herë më pak se hipotekimi Faqe 3 - 8

KOSOVE

• Kohl për Kosovën: Dimri mund të sjellë katastrofën • Shkupi: 12 mijë të ardhur nga Kosova • Ndihmë turke për Kosovën • Gurë serbë mbi zyrën Amerikane Fq. 9

KULTURE

Ledi Diana fut gazetën “Republika” në Enciklopedinë Botërore të Shtypit Shqipëria nderon Princeshën e Botës Fq. 12-13

SPORT

Grumbullohet Kombëtarja. Hafizi nis provën gjeorgjiane në “Qemal Stafa” Shumaker: Kulthart donte të më vriste Fq. 15

Mashtrimi i ZP

Të dielën ZP botoi intervistën e Kryetarit të PR, z. Fatmir Mediu. Gazetarja Allushi, në mënyrë jo korrekte, ka keqinterpretuar e përgjysmuar mendimet. Duke qenë falënderues, gazetarja ka krijuar insinuata. Gazetarja ka shkelur mbi profesionalizmin gazetaresk, kur ka shmangur përgjigjet kundërshtuese dhe denoncuese të z. Mediut për politikat e Nanos, konceptimin e procesit të plotë kushtetues. Duke botuar gjysëm përgjigje, gazeta ka shtrembëruar mendimet e kreut të PR. PR ka qenë e hapur për të gjithë shtypin, përfshirë dhe ata kundërshtarë, por mungesa e korrektësisë na detyron që të neglizhojmë ZP dhe simotrat e saj. Zëdhënësi i PR