Republika
4 dhjetor 1998
Hartohët lista e komisarëve kontrabandistë
Norvegjezi takon prokurorin e Hajdarit. Dhjetoristët: Rruga jonë shkon në Strasburg. Unioni rifillon grevën. Faqe 7
Norvegjezi takon prokurorin e Hajdarit. Dhjetoristët: Rruga jonë shkon në Strasburg. Unioni rifillon grevën.
Faqe 7
PD “përjashton” Tritan Shehun. Jo kongres të parakohshëm
F. 4
Desidenca shqiptare - monopoli i njerëzve që bien nga fiku
Nga Dalip GRECA
Në Shqipëri është bërë modë, sapo një individ shkëputet për një ose më shumë arsye nga grupimi politik ku ka milituar, fillon e vjell vrer kundër ustait, duke mohuar muajin e mjalit që ka kaluar me të. Shkurt, interpreton rolin e desidentit. Shumë prej atyre që linin kokën për doktor Berishën në fillimet e demokracisë apo dhe më vonë në embëlsinë qeverisëse, pas divorçit shitatuan fjalorin e desidencës, çmenduan leksikun e opozencës dhe çetën sinonimet e fjalëve: bajraktar, despot, autoritar. E keni dëgjuar Kalakulen, (dikur edhe nën shoqërinë e Baletës) çekën, Gjinushin e dhjetëra të tjerë që e harruan “mirësitë” e doktorit dhe e gjykojnë me top pas divorçit?
Nëse Berisha do të kishte durim, që përveç mendimit të vet të pranonte çoftë edhe për kortezi mendimet oponentë brenda PD, sot nuk do të kishim as PD as PAD, as Lëvizje për Demokraci. Në një kuptim tjetër, të trija këto parti s’janë gjë tjetër veçse pjellë e karakterit autoritar të Berishës, i cili e ka të pamundur idenë e pranimit një opozicioni, qoftë ky edhe alternativ brenda partisë. Shkurt, përveç Berishës askush nuk mund të flasë me zërin e vet. Jo vetëm kaq, por edhe kur ndonjë nga aleatët e tjerë të Partisë Demokratike ka tentuar të çajë vathën, doktori menjëherë ka silluar me të tërë arsenalin e armëve që ka patur në dispozicion. Sapo Partia e Ballit Kombëtar (Pronë komunitet?) ndryshoi qëndrim ndaj PD-së, Berisha e cau më dysh duke krijuar një filial të vogël të tij duke, vetëm e vetëm që të ruajë pronësinë numerike në ka- [pjesërisht e palexueshme] Me tej faq[e] 3
Viz. Medi Belortaja
Godo: Greku vrasës të gjykohet në Shqipëri
Ceka dhe Demi, duel për Doris Pak — Faqe 3
Ceka dhe Demi, duel për Doris Pak
Faqe 3
Në brendësi:
Policët nuk marrin shpërblimin, Majko nuk mbajti fjalën
Dy vëllezër në gjyq për trashëgiminë
Faqe 2-6
Durrësi, qyteti i 200 drogmenëve
Mposhtet rebelimi i Kënetës
Atentat në Omonia
Gomari çalon nga veshet
Faqe 7
PSD: Votëbesim për kundërshtarët e Gjinushit
Studentët: Nuk jemi politikë, por lironë 6 funksionarët e PD
Faqe 5
Një fëmijë shqiptar u mëson greqishten e vjetër grekëve
Faqe 14
NJOFTIM
Lajmërohen koordinatorët, kryetarët e degëve të PR-së, përfaqësues të forumit të gruas dhe rinisë republikane në degë, që ditën e shtunë, më dt. 5.12.1998 ora 11.00 të jenë në Selinë Qendrore të PRSH për mbledhje me rend dite:
1. Qëndrimet e PR në situatën aktuale politike
2. Probleme organizative
3. Përgatitja e konferencave të Gruas dhe Rinisë Republikane
Kryesia e PRSH