14/02/1998
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

14 shkurt 1998

Shiten kompani të huamarrëse

Brukseli shuan përfundimisht shpresat e kreditorëve. Shiten kompani të huamarrëse “Deloitte & Touch”: Tre mënyra për të ndërruar pronarët e objekteve. Arapi: Në qershor mund të fillojë shlyerja për të vobektët

Komisioni ekologjik Ngjela preferon dorëheqjen

Politika dhe Drejtësia ndahen përfundimisht në përpjekjet për të ofruar një alternativë të udhëhequr nga kritere realizimi dhe garancie për fatin civil të shqiptarëve. “Bashkimi për Demokraci” e cilësoi “Raportin Ngjela” “Apologji e krimit, një komision ku kriminelët hetojnë viktimat”. Segmente politike të së majtës u shprehën për “inbërjen të procesit të pajtimit”, ndërsa vetë avokati Ngjela po projekton skemën e një dorëheqjeje të mundshme. Institucioni i hetimeve nga trysnitë e realitetit, deri dje ka qenë i prirë për t’u bërë përforcues i statuskuosë së mirëkuptimit dhe pajtimit mes palëve. Mesazhi i komisionit Ngjela ishte vetëpërmbajtja, pavarësisht nga preokupimet morale të vërteta dhe ndjenja materialiste e misionit. Ky mision dëshoi pikërisht se tentoi të shndërrohej në një “komision ekologjik”. Theksimi i ekologjisë u bë një faktor tjetër acarues i konfliktit mes dy palëve të konfrontuara. Duke ditur se problemi ekologjik është shumë serioz, i tillë që tek e fundit bënkon gjithë shoqërinë shqiptare, zoti Ngjela e vuri anën ekologjike në qendër të temës së hetimeve. Por avokati i indinjuar ka harruar padashur se PS dhe PDI kanë ngritur industri të tëre politike duke mos e çarë shumë kokën për mjedisin politik shqiptar, edhe pse aventurat e tyre kanë rrezikuar seriozisht. Më tej faq. 4

Në brendësi:

Kavajë: Plumba mbi policët. Shoqëruesit e deputetit me granadë mbi specialët. Në makinën e deputetit një automatik me fishekë në gojë Vlorë: Luftë me “ushtrinë” e skafistëve. 15 gomone tentojnë të nisen, 10 kthehen mbrapsht, 27 klandestinë ndalohen nga policia. Faqe 6-7

Nano përgëzon Ngjelën dhe lëvdon Berishën

. Faqe 4

“Republika” uron: Gezuar Shen-Valentinin

Shën Valentini i politikanëve dhe i artistëve

Faqe 14