22/02/1998
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

22 shkurt 1998

Po nuk zuri vend toka, nuk zë vend shteti

Deklaratë e Kryesisë së PR-së As Nano, as FMN nuk do të kenë sukses në kthimin e pronave, po nuk ua kthejnë ato pronarëve të ligjshëm. Në takim me ekipin e FMN-së, zoti Nano deklaroi se brenda qershorit të këtij viti do t’i paraqitet Kuvendit Popullor një paketë ligjesh që do të zgjidhë përfundimisht konflikt- konfliktet mbi pronësinë e tokës dhe të hapë tregun e lirë të saj. Nuk kuptohet se çfarë zgjidhje do t’i japë z. Nano problemit të rëndë të pronësisë mbi tokën, por Partia Republikane i bën të ditur paraprakisht z. Nano, se as ai dhe as FMN-ja nuk janë pronarë të përgjithshëm të tokës së Shqipërisë dhe se çdo hap që të ndërmerret për zgjidhjen e problemit mund të ketë sukses vetëm po të ketë si bazë kriterin e patundur të kthimit të tokës pronarit të ligjshëm. Lidhur me gjendjen e tanishme të pronësisë mbi tokën, Partia Republikane vëren: - Në Shqipëri s’ka një ligj unik mbi tokën. Në disa rajone të vendit fshatarët janë kthyer në tokat e tyre vetëgjyqësisht, kurse në rajone të tjera është imponuar me forcë ndarja e tokës sipas frymëzave bazuar në ligjin e sipërpërmendur. Vendi është ndarë në kantone, sundojnë dy ligje njëherësh, gjë e papranueshme, sepse para ligjit shtetasit duhet të jenë të njëjtë. - Me ndarjen sipas frym-

Prokuroria tërhiqet, “Hajdari i pafajshëm”

Në dosjen e vjetër gjendet raporti mjekësor. PS dhe PD fillojnë lojën. Socialistët: Hajdeni në Parlament të falim Azemin SHIK: Kreu musliman dhe kreu bashkiak, 20 mijë dollarë rushfet 7 dëshmi për oficerin e SHIK-ut, Fahri Balliu Faqe 10

Në brendësi

Tre shpërthime në Shkodër Tritol në Komisariat Policët ndihmojnë terroristët Faqe 7 Zbulohet varreza me eshtra kafshësh Kryeqytetasit kanë ngrënë mish kuajsh, gomereësh dhe qenësh Faqe 8 Kadare: Unë nuk kam mandatin politik të Havelit Faqe 19

Ministria e Mbrojtjes: Sulmet e armatosura ndaj depove inspirohen nga partia e papërgjegjshme Faqe 2