Evropa t’i vërë kufirin tek tha-na Milosheviçit
Zoti Van Der Bruk, komisioner i posaçëm i Bashkimit Evropian kërkroi djerivendosjene autonomisë në Kosovë. Ndërkohë që SHBA-ja u shpreh për ruajtjen e sanksioneve ndaj regjimit të Milosheviçit. Mëemotivuar ishte thirrja e kongresmenit amerikan, Engjëll, drejtuar Departamentit të Shtetit dhe Sekretares Ollbrajt, për njohjen së drejtës së vetëvendosjes për shqiptarët në Kosovë. Tashmë një gjë dihet qartë: Kosova nuk mund të ketë asnjë të ardhme si krahinë autonome, në rast se nuk i njihet statusi i pavarë- Më tej faqe 3
Prokuroria lidh Azem Hajdarin
Shqipëri - Jugosllavi, akull në Tiranë, vapë në kufi. Ambasada Jugosllave ndërron personelin
Ministria e Brendshme heq uniformat, SHIK-u merr zgjerim
Rikthehet dënimi me vdekje në Berat pas 300 vrasjesh
Faqe 2
Bojkotohet Tryeza e Berishës. As Kosova nuk e bashkon politikën shqiptare
Tryeza e mbrëmshme për Kosovën
Bojkotohet Tryeza e Berishës. As Kosova nuk e bashkon politikën shqiptare
Faqe 4
Shitja e tokës, nxitje për konflikte e gjakderdhje
Deklaratë e PRSH
Sipas njoftimit zyrtar, Këshilli i Ministrave ka përgatitur projekt-ligjin “Për shitjen e tokës të huajve në zonat ku është zbatuar ligji nr.7501 datë 19.7.1991”.
Partia Republikane i kërkon Këshillit të Ministrave të mos e bëjë një hap të tillë kriminal. Tregu i lirë i tokës do të krijohet realisht, vetëm pasi të jetë zgjidhur problemi i kthimit të tokës, pronarëve që e trashëgojnë ose që e kanë blerë ligjërisht.
Në projektligjin e përgatitur shihet haptas se koalicioni i majtë në pushtet, don të çojë deri në fund, ligjin leninist të ndarjes së tokës për frymë të vendosur nga parlamenti i Ramiz Alisë dhe të zbatuar me forcën nga pushteti i Partisë Demokratike.
Shitja e tokës të huajve në zonat ku ligji 7501 ka gjetur zbatim, sanksionon ndarjen e fshatarësisë me dysh dhe pabarazinë e shqiptarëve para ligjit. Kjo manovër përmban dhënien qëllim dashjezor. Dihet se fshatarët që kanë marrë tokën e huaj, do të jenë të gatshëm ta shesin posa të gjejnë një blerës. Venia në fuqi e këtij projekt-ligji, veç të tjerave do të nxitë edhe më tej armiqësitë e gjakderdhjen, në një kohë kur vendit i duhet doemos paqëtim dhe rend. Me ligje të tilla, në kushtet e varfërisë së thellë që përjeton fshatarësia, të huajt do të bëhen zotër,
Më tej në faqen 3
Në brendësi:
Ngjela i kërcënuar nga dorëheqjet Policia në shtëpinë e komunistit Hasani nuk gjeti kriminelin, por komunistin Hysni Mi-lloshi — Faqe 4 A ka vdekur për së dyti supervrasësi Dardha? Bllokohet 5 orë Vjollca Vokshi me bashkëshort-in italian Armët e Shkodrës gjenden në kanal F 7 Nëna e Tritan Shehut i shkruan "Republikës" F 9