27/02/1999
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

27 shkurt 1999

Agjentët e kapën mat tek Hotel Dajti

F. 2

Nëse UÇK firmos, do të ndjek rrugën time

F. 10

Të mos biem pre e provokimeve të serbëve. Kosovarët të sheshojnë grindjet

F. 3

Luftë nervash në Kosovë. Bllokohen 8 automjete të OSBE

F. 10

Demaçi kërcënon shkëputjen nga UÇK

Akordet klanore të demokracisë shqiptare

Gazetari i "Panoramës" flet për "Republikën": Kush dëshmon me emër e mbiemër në Shqipëri, merr plumba kallashnikovi Pra ju keni fakte dhe keni kryer një investigim? “Është e qartë se kam kryer një investigim. Normalisht njerëzit janë të predispozuar që të flasin, me kusht që të mos jenë të cituar. Por kur njëri dëgjon të thuhet nga një person, dy, tre persona a më shumë të njëjtat gjëra, përfundimi është logjik. E siç thuhet në gjykata një sëri me indikacione bëjnë një provë. Në bazë të këtyre indikimeve bëhen këto investigime. Në e dimë shumë mirë se kush flet shumë nuk e ka të gjatë që të marrë një breshëri me kallashnikov, prandaj asnjë nuk është i gatshëm të flasë me emër dhe mbiemër. Gjithashtu e dimë se nuk ekziston tek ju një demokraci që njerëzit të dalin dhe të thonë që unë di këtë apo atë”. Në shkrimet tuaja ju keni bërë një lidhje mes ish udhëheqësve të dikurshëm komunist dhe politikanëve të rinj. Si keni arritur të ndërtoni këto lidhje? “Diçka është e vërtetë, ka një vazhdimësi që nuk është ndërprerë kurrë. Ky është realiteti, nga Hoxha e mbrapa ka pasur një vazhdimësi në pushtet, në biznes apo dhe gjëra të tjera të këtij lloji. E vetmja traumë që ka pësuar Shqipëria, ishte ajo e ’97, ajo ka qenë e lidhur me faktin se kjo vazhdimësi po shkëputej, nga njerëz që nuk ishin nga Jugu, që nuk ishin në aleancë me pozicione të caktuara politike të kaluara dhe gjëra të këtij lloji. Por dua të shtoj diçka, jam shumë i tronditur nga fakti që ka njerëz që çuditen se një gazetë e lirë mund të shkruaj gjëra pa qenë nevoja t’i sugjerohen fakte apo fryhet nga ndokush që është në opozitë. Siç e thashë nuk e njoh Berishën, asnjë nga klani i tij F. 4

Nata e Shën Bartolomeut në Tiranë

Për xhamat që theu sigurimi në garazhin e ambasadës sovjetike, u shuan 23 jetë të pafajshme Ngjarja makabre që ndodhi 48 vjet më parë, ishte një masakër që goditi inteligjencën shqiptare. Në satër kaluan 23 martirë të pafajshëm. Ishin të moshave të ndryshme, u përkisnin shtresave të

Rikthehen Bashkim Gazidede dhe Sheme Kosova

TIRANE: Përcaktohen të tjerë ish pushtetarë të PD, të akuzuar për “krime kundër njerëzimit”. Pas përfundimit të fazës së parë të hetimeve për këtë çështje, prokurorët shqiptarë i kanë shtrirë edhe më tej hetimet për superçështjen e vitit të kaluar. Arrestimi në gusht të vitit të kaluar i gjashtë ish funksionarëve të lartë të PD, dhe lirimi i tyre për shkak të përfundimit të afatit,

Komunistët kërcënojnë Perëndimin

Mungesa e aftësisë për një përgjigje të

Në brendësi:

Hajdaraga dhe atasheu amerikan inspektojnë Kukësin Faqe 4 Nata e Shën Bartolomeut

Perëndimin

Mungesa e aftësisë për një përgjigje të shpejtë ndaj dhunës në ish-Jugosllavi po i sjell shumë shqetësime Perëndimit. Dislokimi masiv i trupave ushtarake-policore serbe në kufijtë e Kosovës ka vënë në alarm Fuqitë e Mëdha. Rezultati i pjesëshëm i arritur në Rambuje mund të shtyrohet brenda pak ditësh. Sekretarja Amerikane e Shtetit, znj. Ollbrajt është duke u mbushur mendjen ligjvënësve të Kongresit se pjesëmarrja amerikane në një forcë paqeruajtëse në Kosovë është e një rëndësie të veçantë. Megjithëse propaganda serbe mundohet t’i justifikojë përqëndrimet e makinerisë ushtarake si pjesë të manovrave ushtarake dimërore, SHBA e ka kuptuar mirë lojën e Millosheviçit për të provokuar sërish radhën dhe vetë diplomacinë ndërkombëtare, e cila nuk e pranoi dështimin në Rambuje. Bllokimi në kufi të Kosovës me Maqedoninë i 8 automjeteve dhe 20 vëzhguesve të OSBE-së, duke injoruar imunitetin diplomatik të tyre, është një sfidë e promovuar qartë ndaj Komunitetit Ndërkombëtar. SHBA ba kërcënuar Serbinë të mos veprojë për operacione ushtarake në Kosovë dhe përshkallëzimin e gjendjes në rajon, por ky kërcënim duhet të përforcohet me një dislokim të NATO-s në kufijtë e Kosovës. Misioni paqeruajtës i Mc tej, faq. 3

Vdes njeriu më i vjetër në Shqipëri

Faqe 5

Rikthehen Bashkim Gazidede dhe Sheme Kosova

Faqe 7

KONFERENCË SHTYPI

Sot në orën 10.00, në Selinë e PR, Kryesia jep Konferencë shtypi. I pranishëm është dhe zoti Godo