18/04/1999
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

18 prill 1999

UÇK: Na hiqni embargon, të fillojmë luftën. Refugjatët në Maqedoni, nga shi[u?], në breshër. Fotografohen varret masive

F. 5

Dekreti amerikan nervozon grekët. 70 Kosovarë braktisin Golemin. Klinton takon shqiptaro-amerikanët. Rumania, “ndal” Rusisë

F. 6-7

Oficeri serb, rob i UÇK-së, në strehën sekrete

Fundi i iluzioneve

Millosheviçi ka refuzuar përsëri një plan paqeje të OKB-së, të paraqitur nga Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Kofi Anan. Ky refuzim u jep fund iluzioneve të Komunitetit Ndërkombëtar për një zgjidhje politike të krizës. Millosheviçi, i cili sipas zyrtarëve të OKB-së, thuajse ia ka arritur qëllimit të spastrimit etnik, duke shpërngulur 3/4 e Kosovës, nuk mund të mbështesë asnjë platformë paqeje, edhe kur ajo është në favor të tij. Për kriminelin e Ballkanit nuk ka më kthim mbrapa nga rruga e genocidit, edhe pse ai e ka humbur luftën, siç tha dje gjenerali suprem i Natos, Klark. Vizioni historik i Millosheviçit është formuar nga doktrinat e urrejtjes raciale duke e kthyer aktin e vrasjes në një proces masiv. Tashmë kraiza e përgjithshme në Kosovë nuk ofron asnjë udhërrëfyes për një sjellje politike të Perëndimit. Spastrimi etnik i 1 milion e dyqindmijë shqiptarëve nuk pranon asnjë recetë tjetër veç intensifikimit të ndërhyrjes ushtarake kundër regjimit serb, për të shpëtuar edhe pjesën tjetër të Ballkanit nga një konflikt i prershëm. Kriza mund të molepste edhe pjesët politikisht të pastabilizuara të Evropës Qendrore dhe mund të shpërndahej edhe në disa pjesë të Evropës Perëndimore. Kjo do të përfaqësonte jo vetëm një tragjedi, por edhe një ironi historike të shkallës më të lartë. Dëshmi i planit të paqes propozuar nga OKB-ja, le shtë për një bashkëve-

Online Albania

vizitoni: www.albaniaonline.net (shih në faqen 20)

Në brendësi:

• S.O.S! Rezervat ushqimore të 20 artikujve në Kukës mbërrijnë në zero Faqe 2 • Kush harroi Bosnjen, të shohë Kosovën Faqe 16-17 • Nis faza e dytë e dëshmive kundër Millosheviçit • Ministria në ethe: Ç'të bëjmë me UDB-në? Faqe 15 • Klark: Nuk kemi kontakt me UÇK-në Berisha: Vij në Kuvend, por dua qeveri koalicioni Faqe 14 • Godo: Unë njoh Qeverinë e Rambujesë Faqe 3 • DËSHMI: 17 të dëgjur në një banesë Faqe 8 • Kontrolli i Lartë i Shtetit: Korrupsion me ndihmat në dogana Faqe 9 • Amerika rrëmben artistët Faqe 19 ☎ Kosovarët kërkojnë njëri-tjetrin Faqe 21

NË SUPLEMENTIN E SË DIELËS:

Poezi nga Sherif Bali dhe Xhuli Babatinça. Tregime nga Albana Mélyshi, Elda Çapuni etj Faqe 10-13