09/07/1999
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

9 korrik 1999

Godo: Shteti shqiptar të mbrojë emigrantët tanë në Greqi

Godo: Shteti shqiptar të mbrojë emigrantët tanë në Greqi F. 3

Karamitro: Jemi në prag të shpërthimit të piramidave të reja

Karamitro: Jemi në prag të shpërthimit të piramidave të reja F. 9

Thaçi: Kujdes, forcat e Bukoshit do të destabilizojnë Shqipërinë

Thaçi: Kujdes, forcat e Bukoshit do të destabilizojnë Shqipërinë F. 3

Zbërthehet banda e shkodranëve

F. 9 “Kjo familje investonte shumë për bandën e Shkodrës. Sipas provave të Prokurorisë ata shpenzonin nga 25 mijë lekë në ditë për fruta dhe cigare. Prodhuesit e kishin vënë në dispozicion shkodranëve një linjë telefonike ndërkombëtare Postës së Beratit për t’ua vënë në dispozicion shkodranëve” F. 6 URA VAJGURORË Zbulohen pak mistere të tragjedisë makabër. “Kjo familje investonte shumë për bandën e Shkodrës. Sipas provave të Prokurorisë ata shpenzonin nga 25 mijë lekë në ditë për fruta dhe cigare. Prodhuesit e kishin vënë në dispozicion shkodranëve një linjë telefonike ndërkombëtare Postës së Beratit për t’ua vënë në dispozicion shkodranëve”

Pazar i turpshëm diplomatik

Qeveria shqiptare preferon rolin e “autocensurës”. Megjithëse qeveria greke ka kryer akte sfiduese dhune dhe terrorizmi ndaj emigrantëve shqiptarë, duke injoruar të gjitha normat ndërkombëtare, marrëveshjet dypalëshe dhe premtimet e shumta, përfaqësuesi i ministrisë sonë të Jashtme, pa bërë asnjë... nisur një fushatë kundër kriminalitetit. Ministria jonë e Jashtme pajtohet me idenë absurde të amplifikuar të “kriminalitetit” që mbartin shqiptarët, mjaft që të përligjë qëndrimet e autoriteteve greke, të cilët po dëbojnë njerëz të pafajshëm, hallexhinj dhe familjarë që nxjerrin bukën e gojës. Diplomatët dhe qeveritarët tanë nuk interesohen se përse rekrutohet qytetari i pafajshëm shqiptar, përse u grisen dokumentat, përse terrorizohen nga policia gra e fëmijë. Madje, zëdhënësi i ministrisë së Jashtme shprehet se “shifrat për numrin e kthimit të emigrantëve të dhëna nga shtypi janë kontradiktore”. Sokoli i Ministrisë sqar on se nuk janë 3465 vetë të thyer, por 3464! As vetë zyrtarëve grekë nuk do u shkonte ndërmend të bënin statistika të tilla. Me qeveritarët tanë ndryshon puna. Ata duan të jenë të saktë, por vetëm para opinionit grek. Për opinionin shqiptar nuk ba rëndësi. Në fund të fundit emigrantët nuk i dëboi qeveria shqiptare të punojnë në Greqi për të nxjerrë bukën. Buka del edhe Me tej, faqe 3

Prokuroria: Ja si do ta eliminojnë Nanon

Prokurori i çështjes kundërshton vendimin e Gjykatës së Lartë. Ai kërkon që çështja të gjykohet nga Gjykata e Beratit F. 6

Greqia: Jashtë, kush nuk është vorioepiriot

Në brendësi: Greqia: Jashtë, kush nuk është vorioepiriot Rreth një mijë e 400 vetë të kthyer gjatë ditës së djeshme në Kapshticë dhe në Kakavijë TIRANË: Edhe një mijë e 400 shqiptarë të tjerë janë kthyer dje, nga ana e forcave ushtarake dhe policore serbe, në të dyja pikat kufitare të Shqipërisë me Greqinë, F. 2

Kosovë: Luftëtarët shqiptarë në periudhë tranzicioni

UÇK ruan rendin në Kosovë

Kosovë: Luftëtarët shqiptarë në periudhë tranzicioni Ne do t’i dorëzojmë armët, por do të hyjmë së shpejti në policinë e OKB-së dhe do të jemi përsëri të armatosur Nga Silvi Grult Në oborrin e shkollës në Rudnik, fare pranë fshatrave serbe në veri të Kosovës, policët e të UÇK-së, pa armë, por me uniformë, kthehen për patrullim: ashtu si pothuaj kudo në Kosovë, ish-luftëtarët e UÇK-së kanë policinë e tyre, pa pritur atë të OKB-së. Shumë zyrtarisht, “komandanti” Naser Aliu shpjegon misionin e trupave të tij: “patrullime natën, për të shmangur vjedhjet, inspektime natën për t’u siguruar që gjithçka të shkojë mirë mes shqiptarëve dhe serbëve”. Me në jug, ku tensioni është i lartë mes shqiptarëve dhe minoritetit serb, një tjetër “oficer” i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Rahovec konfirmon: “Ne jemi një forcë policore. Ne patrullojmë 24 orë në 24 orë”. Organizata shqiptare, e detyruar të çmilitarizohet sipas marrëveshjes së arritur mes shefave të NATO-s në qershor, ka në plan të mbajë kontrollin e

“CARMEN” zbret edhe në Greqi

Me një ftesë të Teatrit të Operas të Janinës (Greqi), opera me katër akte “Carmen” mbas suksesit të saj në kryeqytet do të zbresë edhe në Greqi dhe pikërisht në Janinë. Është pikërisht dita e hënë,

Policët kërkonin të zhduknin Rokën

Bllokohet në Elbasan, mjeti me të cilin është zhdukur komisar Agron Roka TIRANË: Bllokohet Ushtarake për akuzën fillestare të zhdukur ish komisari i “shpërdorimit të detyrës”. Sarandës Agron Roka, detyrës”. Burimet i shpallur tashmë në zyrtare të Ministrisë së kërkimnga Prokuroria Rendit thanë se “makina

Ku u zhdukën kufomat e shqiptarëve?

Veshje, këpucë, fotografi dhe dokumente identifikimi gjenden në afërsi të kazanëve të shkrirës dhe galerive të minierës së Trepçës . F. 5

Rrëmbehet një femër

LAJM I VONË Mbrëmë rreth orës 23.00 persona të paidentifikuar kanë terrorizuar me breshëri armësh banorët e një pallati tek rruga “Sami Frashëri” në Tiranën e Re. Tre persona pasi kanë qëlluar me armë, kanë hyrë forcërisht në një banesë të një shtetasi dhe aty kanë rrëmbyer forcërisht një femër, e cila sipas Policisë vazhdon të jetë e paidentifikuar, pasi në shtëpi nuk ka qenë asnjë person tjetër. Krerët e Policisë së Tiranës janë paraqitur në vendngjarje dhe kanë grumbulluar disa dëshmi nga banorët aty pranë.

Qeveria miraton pensionet e ushtarakëve

. F. 2

Vjedhje spektakolare në Athinë

Zhduken dokumentet sekrete të avionëve amerikanë F-16. Shpresohet që akti të jetë kryer nga një hajdut ordiner . F. 4

“CARMEN”