Frowick: Çdo gjë që kam bërë është normale
Zbardhni Çështjen Hajdari
F. 2
Garuli: Vallen e kujt luan Qeveria?
Projektet e Samitit janë të pjesshme dhe nuk përfshijnë zhvillimin ekonomik
F. 3
Bode: Meidani, i lidhur me mafian
Më se 100 milionë dollarë legalizohen prej tij
F. 3
Dilema e politikanëve
Nga Teodor KEKO Gjys[a?] e një miku tim, kur u plak shumë, u rënda nga mendja dhe një ditë tha: -Sivjet mbusha 90 vjeç, vitin tjetër mbush 89, prandaj nuk e çaj kokën hiç...! Këtë histori ma kujtoi ngjarja e fundit në Bruksel, ku miqtë e Shqipërisë i rekomanduan qeveritarëve tanë kthimin e pronave pronarëve, kurse tanët flasin për një këshillë, që në ndarjen e pronave ka pasur ca çrregullsi. Një më[?] ajo nuk ka denjuar asnjëherë gjatë këtyre tetë viteve pluralizëm ta diskutojë një herë seriozisht problemin e kthimit të pronave. Është folur shumë në emër të të shfa-tarësisë e klasës punëtore, që është robëtuar këto 50 vjet nën diktaturë dhe që edhe ajo meriton një pronë, por asnjëherë është bërë referendum me këta njerëz, për t’i pyetur se ç’mendojnë lidhur me kthimin e pronave. Politika jonë dominuese herë blu e herë rozë, në këtë pikë ka qenë gjithmonë e kuqe me reformat agrare që ka bërë e po bën. Dhe gjithë këtë perversitet ajo e ka bërë për interesa meskine, që mos humbë elektoratin! Kjo jo vetëm është e ndershme, por është utopi të mendosh se ke siguruar një elektorat solid, i cili, në thelb, të shet për një thelë, ashtu siç shiti PD-në në vitin 1997! Sot ne kemi nevojë të hedhim hapa të vegjël përpara, por të sigurtë: jo si ke ajo vallja çame, e cila hidhet me një hap prapa e dy përpara, përpara gremisën, kur nuk duan të bien të gjallë në duart e armikut. Ne duhet të hedhim një valle, e cila të na çojë vetëm përpara, në tërren të sigurt, dhe kjo fillon me krijimin e këtij terreni, që është kthimi i pronës private pronarit të ligjshëm! Sot ka ardhur koha të heqim dorë nga mendësia env eriste, që barazonte beun me rajanë dhe ta shohim realitetin në sy! Duhet të ndajmë dhimbje, por le të sakrifikojmë në emër të lumturisë së nesërme të fëmijëve tanë, ndryshe, rrjepacakë lindëm e rrjepacakë do të vdesim e brezat që po lemë pas! Kjo është dilema e politikanëve të sotëm! Të shohim se ç’alternativë do të na servirin, por, po vendosën të na lenë rrjepacakë, mos u bindemi! T’u tregojmë në mënyrë demokratike, se ne jemi në gjendje t’i nxjerrim në pension këta pensionistë gjysmë të rjedhur
Këtë histori ma kujton gjëja çrregullsi! Një më hu e një më kërcu, i thonë kësaj pune!
E gjithë politika shqiptare, që vajton për fatet e atdheut, bërtet për pakte mbi rendin, harton strategjira për zhvillimin e ardhshëm para me grushta për këto punë, rreh ujë në havan, sepse ajo asnjëherë nuk ka guxuar të pohojë, se, në këtë vend, gjithçka shkon keq vetëm sepse nuk është zgjidhur alfa e problemi: kthimi i pronës pronarit të ligjshëm!
Kthimi i pronës mund të shkaktojë ca dhimbje, mirëpo ky akt ka brenda shërimin e madh kombëtar. Kurse moskthimi i pronës sjell pasoja të rënda sociale, të cilat vetëm ndihmojnë në rrënimin e mëtejshëm të vendit.
Moskthimi i pronës kultivon te shqiptarët idenë e të mosqenit pronarë dhe mungesën e respektit për pronën private, çka i shtyn ata drejt instiktit garist të shkatërrimit të pronës së tjetrit, sa herë hu jepet rasti. Moskthimi i pronës jo vetëm ka frenuar dukshëm investimet e kapitalëve të huaja dhe vendas në Shqipëri, por ai ka kultivuar në mënyrë permanente edhe krimin e korrupsionin në Shqipëri. Sida të përpiqesh t’i largosh këto probleme, po të mos bësh një analizë serioze social-ekonomike për Shqipërinë, do dalë se kësaj makine nuk i punon vetëm motori, i cili është problemi i pronës private!
Politika shqiptare nuk mund të pranohet se ka moral, kur
Sot Samiti i Sarajevës
Opozita e përjashtuar nga projektet
Samiti i Sarajevës, i cili i paraprin Paktit të Stabilitetit për Ballkanin, është një ngjarje e rëndësishme që paralajmëron se politikat e veçuara rajonale po shndërrohen në politikën ndërkombëtare, për të krijuar një bashkësi të vërtetë, të përgjithshme dhe real. Kriza në vendet e Ballkanit nuk është thjesht krizë ekonomike, por edhe krizë e demokracisë.
Edhe Shqipëria vërtitet në vorbullën e kësaj krize. Prandaj projektet e paraqitura nga pala shqiptare duhet të kishin marrë edhe “OK”-në opozitës dhe mendimin e specialistëve të pavarur. Vetëm projekte reale dhe të unifikuara mund t’i japin formë të ardhmes, duke shmangur ndryshime pakontrolluar. Politika dhe demagogjia janë të tepërta në këto raste.