11/08/1999
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

11 gusht 1999

Begeja: Të ofrosh tolerancë, do të thotë të respektosh programin e paqes

F. 3

Dade: Takimi Thaçi - Papandreu i shërben mirë - kuptimit në Rajon

F. 3

Meidani ndryshon mendje për shkarki - min e Fatos Klosit

Heshtja i shërben Kongre-sit F. 5

Ministrat e Majkos me Green Card në xhep

F. 5

Duke kërkuar Shqipërinë tjetër

Nga Dalip GRECA Në Ballkan kanë filluar të fryjnë erëra të ngrohta. Sarajeva ndoshta do të japë frytet e dëshiruara për të pasur një Ballkan tjetër. pa ekspansione nacionaliste që lindin konflikte të përgjakura, pa luftëra të çmendura udhëheqësve të çmendur, pa holokauste, pa varreza masive si në vendet afri- kanë. Ne na duhet një Shqipëri tjetër, jo si kjo që përjetuam këto ditë të nxehta gushti, ku kronika e zeza u çmend në infinit. Ne na duhet një Shqipëri ku të mbretërojë paqja. A nuk e ndjeni se lufta na ka lodhur? pa fëmijë jetimë, pa qytetarë të stresuar nga tmerrët e luftës, pa... Që të kemi një Ballkan tjetër, doemos se do të duhet një Serbi tjetër, pa frymëzuesin e projekteve të luftës që përpiu mijëra jetë të pafajshme, do të duhet një psikologji tjetër bashkëjetuese, e cila është gjithsesi e vështirë të arrihet pa ndëshkuar krimin, nëse ai mund të rizgjohet dhe të pafajshmit përsëri jetë të pafajshme. Ujku nuk mund të bëhet në qengj. Pa Serbinë tjetër Ballkani është i rrezikuar që të mbetet ai që ishte. I rrezikshëm, i vetvetes, ai shpërthyesi i vetvetes, vrasës dhe armik i po - pulje të vet. Po ne, shqiptarëve, na duhet të kërkojmë e ndërtojmë dhe një Shqipëri tjetër, josibojë kemi prezantuar. Një Shqipëri pa epitete e pabëndshëm, madje prapa shtetasit bezdisëse, pa etiketimet: vend i drogës, vend i ballashnikovëve, vend i rrezikshëm, ku gazetat perëndimore paguhen me honorare lufte dhe, kur nuk gjejnë, sajoljnë lajme sensacionale, ku diplomatët shabrravisin raporte me subjekte të frikshëm në një vend të frikshëm, ku jeta qenba përherë e rrezikuar dhe ata përjetuan këtë dhe këtë ngjarje të ngushtë, kur se lufta na ka lodhur? Shqiptarët duhet të ekspozojnë Shqipërinë tjetër. Po a ekziston ajo, Shqipëria tjetër? Si nuk ekzistoka! Ajo është aty, veç duhen hapur sytë që ta shohim. Ajo është tek Nënë Tereza, është tek Kadareja, është tek Noli, tek priftërinjtë katolikë, Budi e Bogdani, është tek Meshari i Buzukut, tek fjalori i Frang Bardhit, tek Formula e pagëzimit... Është tek Dritëro Agolli, është tek qindra djem e vajza që po shkoll ohen nëpër Botë dhe po shëlqejnë përballë moshtarëve të vet. Është... Shqipëria tjetër është gjithandej, është tek bukuria e bregdetit tonë, është tek resurset natyrore, është tek nëntoka e pasur, por e braktisur. Shqipërinë tjetër ne e zbuluam vonë, ose, thënë më shqip, Bota e zbuloi në kohën e tragjedisë së madhe që na shkaktoi Millosheviçi. Bujaria shqiptare ishte mbetur e pluhurosur në sirtarët e kohës, nga koha kur Edit'Durham shtegtonte Alpeve të Shqipërisë dhe zbulonte në shpeshpirësinë e maleve rrihnin zemrat bujare. Një popull që di të përballojë tragjedinë me mjete paqësore nuk mund të etiketohet i egër e barbar. Më tej faqe 2

Kreu i SHIK-ut ka organizuar vrasjen e eksponentëve të UÇK-së

F. 3

Zhduket pa lënë gjurmë

Kapshatica dhe Kakavija mbushen me mijëra refugjatë

F. 2

Thaçi takohet me ministrin francez të Mbrojtjes

F. 4

Fillon zbardhja e listës së konkurentëve për kryetar të PD

F. 5

Majko dublon krerët e bashkive me krerë socialistë

F. 5

Zhduket pa lënë gjurmë presidenti

F. 3

Kontrolli i Shtetit kryqëzon Xuvelin

F. 6 Parodistët e Vlorës: Nuk e gjen gjë Shqipërinë F. 9 Në pritje të eklipsit F. 11