11/09/1999
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

11 shtator 1999

Godo: Rezoluta e Qeverisë, jo e denjë për t’u votuar

F. 3

Begeja: Edhe një herë mbi domosdoshmërinë e dënimit me vdekje

F. 5

Malaj: Qeveria të japë gjendjen reale të vendit

F. 5

Antikrimi: Do qërojmë 250 persona

F. 6

Verifikimi i pasurive, “llafe pazari”

Nga Teodor KEKO Kryeministri ynë, zoti Pandeli Majko dha ultimatum: tregoni pasuritë, zotërinjtë shtetarë e bodigardët të tyre, shqiptarët e thjeshtë u treguan dashamirës me kryeministrin e tyre. E ba[rë?] mirë. Mirëpo realiteti shqiptar në këtë rioze dhe shqiptarët nuk do ta quanin më “llafe pazari” nisëm Majko. Pa dyshim, nëse zoti Majko do ta shkëpusë shtetin nga krimi dhe korrupsioni, duhet të vihet vetë në krye të grupit të prokurorëve dhe t’ia nisë verifikimit. Një ministër, pikë të kujton një proverb pastor, i cili thotë: Kur qeni leh në stan, ujku pjerdh në mal!...\nCilin do të kontrollojë zoti Majko dhe kush do t’ia tregojë xhepat, sepse shtetarët i kanë kostumet pa xhepa! Ata do deklarojnë varfërinë e tyre, duke na bërë ne për të qarë me kuje dhe do të harrojnë bizneset e grave dhe të familjarëve të tyre. Kjo puna e verifikimit të pasurive është bërë tani një gjë e dalë boje, sepse në njërën anë bërtitet për verifikim, nga ana tjetër shtetari mbush formularë shpirtbërpëtues dhe ndërton vila ultramoderne, blen mobilje super të shtrenjta e është bërë pacient i hidromasazhit dhe mban në dorë sahate zbukurimi, që kushtojnë aq para, sa do të marrë zoti Majko rrogë deri në vitin 2001! Përballë këtij realiteti nuk bëhet hetë deklarosh, por verifikohet e sekuestrohet pasuria e pistë! Prokuroria italiane hapi një proces në Romë, duke verifikuar pasuritë e familjeve politikanëve. Të njëjtën gjë mund ta bëjë edhe prokuroria jonë. Zoti Majko bot i hyn kësaj pune! Përpëlitet ka ligjie. Mjafton, që prokurorët të nisen me ca lista emërore në xhep dhe t’ia nisin me radhë verifikimeve. Kjo do të ishte vërtet një punë se... Pa dyshim, nëse zoti Majko do ta verifikimit. Një ministër, që merr ryshfete, është kancer për kombin, përshpejton vdekjen e tij. Nëse Shqipëria dalë plot iluzione në demokraci, ka nëntë vjet që rrotullohet në bosht e shkron në dishezë, shkaku kryesor është korrupsioni i shtetit, që nuk guxon t’i kërkojë llogari e të procedojë atë që i ka futur shukun e lekëve në xhep.\n10 tetori i bie të jetë një datë historike në këtë drejtim, por zoti Majko nuk duhet të harrojë, që të gjithë ne do të presim më 11 tetor prononcimin e tij publik: ka shtetarë të korruptuar apo jo dhe cilët janë ata! Zoti Majko duhet të jetë i sigurt, se populli i njeh hajdutët me emër e mbiemër. Ai tani kërkon të dijë, nëse Majko është vërtet kundër hajdutëve, apo po flet vetëm thjesht, sepse duhet të flasë. Nëse e ka seriozisht, unë jam i sigurt se, më 11 tetor ne do të kemi një qeveri të re dhe se ka mundësi që të organizohen urgjent zgjedhje të parakohshme. A ha forcë dhe kurajo Majko ta bëjë këtë sfidë? Meqë e nisa me një proverb, po e mbyll me një tjetër proverb, po e mbyll me një tjetër proverb, po pastor: Qentë e Lumës nuk të hanë, po të ulesh në bythë, po a ke bythë për t’u ulur? Ja, këtu qëndron çështja antiborrupsion. Të presim datën 11 tetor!

Kthehen viktimat shqiptare nga Greqia

\nKorrupsioni pushton gjimnazet\nF. 2\nF. 7

Ambasadorët mblidhen për të luftuar kontrabandën

\nF. 12

NJOFTIM

\nSot, ora 11.00, në Selinë Qendrore të Partisë Republikane, Kryesia jep Konferencë për Shtyp.