02/10/1999
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

2 tetor 1999

Berisha mund imagjinatën, Butka kish votuar për të

F. 3

Zogaj: Majko të bëjë publik qëndrimin ndaj ndryshimit në Qeveri

F. 5

Ruçi: Akuzat Majko - Nano, akuza normale

Ruçi: Akuzat Majko - Nano, akuza normale F. 5

Thellohet konflikti Majko - Meidani

F 5

Politika shqiptare triumfon mbi mullinjtë e erës

Nga Ilir BUSHI Ndërsa drejtuesit politikë e dy partive kryesore po nxitojnë drejt rrugëve të rrënies, Shqipëria dhe Kombi po zbresin drejt humnerës. Por ndërshkimi nga rrëzimet historike të shoqëruara me alarme, këtë radhë politikanët po përpiqen të çojnë qetësisht vendin drejt katastrofës tragjike, duke e shoqëruar me shprehje demagogjike veprimtarinë e tyre regresive. Dhe ndërsa flasin për mirëqenie dhe stabilitet të rendit publik, populli i thjeshtë merr vesh lehtësisht se do të kemi varfëri, trazira dhe rritje të kriminalitetit. Kjo ndodh sepse historia e politikës shqiptare drejt pushtetit dhe interesave meskine u ka zënë atyre shikimin për të konstatuar qartaz se gjendja në vend nuk mund të tolerohet më dhe se çdo minutë e humbur është një atentat i ri në trupin e së ardhmes. Dhe ndërsa lufta për pushtete brenda partive ka pllakosur me gëzim të përmbajtur, populli i thjeshtë i ka pritur me indiferentizëm të plotë emrat e drejtuesve të rinj të partive, sepse shumica e tyre nuk beson më tek vullneti i tyre për të transformuar Shqipërinë. Kjo ndodh për shkak se emrat e tyre janë disa nga fajtorët kryesorë për humbjen e shumë rasteve që ka pasur vendi për t'u integruar në strukturat ndërkombëtare dhe për fituar kohën e humbur. Këta politikanë po përdorin diskun e horizontit të së ardhmes si një numrator telefoni për të thirrur në skenë të kaluarën dhe shkatërrimin e shpresës. Në kohën kur Shqipërisë po i kanosen në mënyrë të përbetuar dy armiq të rrezikshëm, varfëria dhe krimi, pra pikërisht tani, politikanët e partive kryesore, pasi kanë mundur njëri - tjetrin, kanë nxituar të shpalosin koleksionin e fitoreve me mullinjtë e erës. Por të gjitha këto nuk i lejojnë dhe nuk i besojnë më intelektualët që shesin misra në bulevardet e kryeqytetit dhe ushtria e të papunëve që marshon drejt zyrave të Asistencës Sociale me perspektiva të munguara për të nesërmen.

Kadare, QYTETAR NDERI

Tirana i rikthen nderin vetvetes F. 13

SHBA: Gjithçka varet nga lufta kundër krimit dhe kontrabandës

SHBA: Gjithçka varet nga lufta kundër krimit dhe kontrabandës F. 5

15 të vrarë në një javë

F. 6

114 intelektualë mbështesin Peticionin për pronat

F. 9

KONFERENCË SHTYPI

Sot, në orën 11.00, në Selinë Qendrore të Partisë Republikane, Kryesia jep një Konferencë për Shtyp.