Përse kjo agoni?
Prof. Pandeli ÇINA
Shqipëria, për shkak të stres eve dhe zhvillimeve të mbrap shta, po jeton orët e një infarkti akut. E shtrirë përdhe, ajo kërkon iluzionin e një agonie ku pseudopolitikanët e mbrap shta, me vendimet mesjetare, kanë detyruar brezin e ri dhe intelektualët të largohen në formën e një hemorragjie. Kjo hemorragji e përgjakur nga damarët e kombit nuk mund të zëvendësohet kurrë me vrenë që nxjerrin nga goja pseudopolitikanët për të sharë njëri-tjetrin. Sot nuk kemi kohë dhe energji të urrejmë njëri-tjetrin, sot kemi nevojë të dashurojmë dhe të mirëkuptohemi me veten tonë. Por, si mjek dhe intelektual, jam i bindur në optimizmin tim se kjo është faza maksimale e së keqes dhe pas këtij çasti Shqipëria ka të drejtë të presë përmirësimet e nevojshme historike e sociale. Një gjë nuk duhet të harrojmë së intelektualë dhe atdhetarë; atë që politikanët dhe qeveritë janë të përkohshëm, ndërsa kombet dhe popujt janë të përjetshëm. Në këtë mënyrë, kombi dhe populli ynë i shumëvuajtur e pret shpëtimin nga bijtë e tij më të ndershëm, të cilët janë të gatshëm të sakrifikojnë gjithçka nga jeta e tyre në dobi të së ardhmes. Emrat e politikanëve nesër do të harrohen krejtësisht, (madje një pjesë e tyre janë harruar që sot), por ne, intelektualët, do të thirremi në gjyqin e historisë për të dëshmuar përgjegjësitë dhe kontributet tona në dobi të idealeve kombëtare. Natyrisht, që në këto momente ka shumë gjëra që mund të thuhen, por unë drejtohem pjesës së ndershme të popullit tim me shprehjen se nuk kemi asnjë minutë kohë për të humbur. Shanset historike që na afron e tanishmja përbëjnë një garanci për të ardhmen, por ato, në radhë të parë, kërkojnë përkushtimin tonë, ndershmërinë tonë, vendosmërinë tonë dhe besimin se së shpejti vendi ynë do të integrohet me cilësi të barabarta midis strukturave evropiane. Thirrja ime e fundit në adresë të politikanëve është: “shikoni të ardhmen e Shqipërisë dhe jo kolltukët tuaj”. Ndërsa në adresë të popullit thirrja ime është të e prerë dhe e shkurtër: “O sot, o kurrë”.
Në filma shiten eshtrat e njerëzve të vdekur, në jetë bëhen pazare me njerëz të gjallë
DREJTËSI
KRIMI
Në filma shiten eshtrat e njerëzve të vdekur, në jetë bëhen pazare me njerëz të gjallë
Intervistë me aktorin e mirënjohur Ndriçim Xhepa
F. 13
DREJTËSI; KRIMI
KANTINA E PIJEVE
Gjeneral Kastriot SKËNDERBEU
• Prodhim Natyral
• Standart Shtetëror
• Cilësi - Siguri
Tel & Fax: 052 23 353
Anan: Për Koso-vën flasim vetë, pa mohuar bashkëpunimin
F. 4
Majko: Dua Servet Pë-llumbin Sekretar të Përgjithshëm
F. 5
Meta: Kongresi, prap-thkimi i madh i socialistëve
F. 3
Diplomatët dhe Meidani kontrollojnë Nanon
F. 3
PD dhe aleatët kërkojnë të drejtën e menaxhimit të protestave
F. 3
Dade, Legisi dhe Zela përgatiten për qëndresë
F. 3
Mbështetësit e Nanos, punë - kërkuesit e rinj
F. 5