Çahet më tresh Partia Demokratike
F 5 Shqiptarët të privuar nga të drejtat Nga avokat Nafis BEZHANI Nuk është e drejtë që populli shqiptar të privohet nga e drejta e referendumit për një problem kardinal siç është dënimi me vdekje. Strukturat evropiane që po ... enatyrshme, sepse politikanët mbrojnë interesa të kufizuara, ose të ndërvarura nga faktorët ndërkombëtarë, ndërsa populli ka një vizion më realist për masat konkrete që mund të kërkojnë të vendosin sot kushte ndaj heqjes së dënimit me vdekje në Shqipëri, aktualisht po jetojnë një epokë të begatë, por, pikërisht në periudhat e tyre të ngjashme me realitetin shqiptar, vendet kryesore të Evropës e kanë pasur të shkruar në legjislacionin e tyre nenin e dënimit me vdekje. Natyrisht, edhe në Shqipëri do të vijë një ditë, kur natyrshëm të gjitha strukturat e brendshme mund të kërkojnë heqjen e këtij dënimi, sepse dihet që ai shërben vetëm për periudha tranzitore, por, aktualisht, vendosja e këtij dënimi përbën jo vetëm nevojë, por edhe domosdoshmëri. Për këtë problem të rëndësishëm në atmosferën shqiptare ekziston një kontradiktë e dukshme. Pra, nga njëra anë, qarqet e politikanëve kanë mendime të ndryshme për vendosjen e dënimit me vdekje, por masa e gjerë e njerëzve të thjeshtë është pro këtij dënimi, në pjesën dërrmuese të tij. Kjo është sa të refuzuara, ose të ndërruara për masat konkrete që mund të minimizojnë këtë kriminale. Në periudhat që po kalojmë, dënimi me vdekje është një mësim i mirë për kontingjentet e krimit dhe ata shohin aty kundërpërgjigjen e drejtpërdrejtë të fortësisë së ligjit. Pra këto kontingjente detyrohen të tërhiqen para realizimit të veprave të tyre keqbërëse, sepse në fund të fundit e dinë mirë se ç’i pret. Është e qartë se asnjë keqbërës, nuk guxon të realizojë veprimtari kriminale kur e paragjykon qartazi se e pret një dënim me vdekje i sigurtë. Në këta rast, të paktën shumica e tyre, (të cilët hera herës, përfitojnë nga moszbatimet ligjore), pra shumica e tyre do të shmangen nga kjo veprimtari duke pakësuar së tepërmi numrin e krimeve në Shqipëri. Natyrisht që e theksova se kjo është një masë e domosdoshme, por e përkohëshme, të cilën gjithsesi duhet të jetë të drejtë ta konsolidojë vetëm vullneti i popullit nëpërmjet një referendumi plebishitar.
© [nënshkrimi i karikaturistit, i palexueshëm]
NJOFTIM
Sot, ora 11.00, në Selinë Qendrore të Partisë Republikane, Kryesia jep Konferencë për Shtyp.
Ekspertët nuk vërtetojnë vdekjen e Kakamit
F. 10
Ekspertët nuk vërtetojnë vdekjen e Kakamit