Kur do të çlirohet Shqipëria?
Nga Ilir Bushi Ka njëqind vjet që pentagramet e zemrave tona kanë kënduar refrenin “Shqipëri, atdhe i dashur/ në stë… lemë ty të varfër”. Por në gjunjë përpara monumenteve të kombit, të cilët padyshim do të shërbejnë si shembuj frymëzimi, për brezat. Vetë muaji nëntor, për popullin tani, në prag të shekullit të ri, si edhe të festave të nëntorit, ne, shohim me keqardhje se këtë premtim që i dhamë tokës sonë, ende nuk e kemi mbajtur dhe Shqipëria vuan akoma sindromën e varfërisë e të shkatërrimit. Çlirimi i vendit i realizuar në vitin ’44, nga baballarët tanë u shtrytëzua më pas nga diktatorët për të montuar një sistem mesjetar. Kështu, duke formuluar frazat e një realiteti të hidhur, ne mund të themi me dhimbje se Shqipëria, pas lumit të gjakut që derdhi në Luftën e Dytë Botërore, u përfshi prej oqeanëve akullnajor, ku peshkaqenët dhe krokodilët, zhdukën nocion për lirinë dhe të drejtat e njeriut. Më pas, vendi ynë u kthye në një shesh lufte, ku mungonte ligji dhe institucionet e ku ishte prezent vetëm zhgënjimi. Por, megjithë ngjarjet, shkatërrimet, rritjen e korrupsionit dhe kriminalitetit, përsëri, në lëngatën e tanishme, asgjë nuk mund të na pengojë të respektojmë e të ulim për popullin tonë është kthyer në sinonim të flamurit, forcës dhe burimit të ringjalljes. Sot dhe nesër, së bashku me popullin, ose larg syve të tyre, do të ulen për të festuar edhe politikanët shqiptarë, të cilët të ndarë në kampe do të derdhin shampanjë, mbi raportet e fjalimeve, ku secili do të përpiqet të jetë sa më i besueshëm. Pavarësisht nga kjo, ose fill pas ceremonive zyrtare, pas vendosjes së luleve në varreza, si edhe pasi të përmendim emrin e Ismail Qemalit, të kthyer në legjendë, ne të gjithë, do të skuemi [?] nga turpi që gati 80 vjet pas aktit të tij, ende e kemi lënë Shqipërinë, të lëngojë tragjedinë dhe pushtimin. Në këtë rast, duke kujtuar premtimin, njëlloj, si në ballada, pranë tryezave, ose semaforëve do të na duket se dëgjojmë “Konstandin, ku e ke premtimin”? Prandaj, që kjo skuajë [?] të mos përsëritet në nëntorët e ardhshëm, është koha që të bashkojmë kontributet për të garantuar mbijetesën dhe çminuar të ardhmen.
Specialët
diplomatike F. 6
Specialët masakrojnë një shtetas F. 7
Bllokohet skafi 13 metra F. 7
Pushtetarët: Do ikim në rrugë ajrore F. 9
[Ilustrim: një siluetë e zezë përpara një turme figurash me parashuta]
Sot në Suplement:
Prozë nga Mempo Giardinelli (Argjentinë) dhe Silvana Gjika, poezi nga Xhelal Tosku, esse nga Nermin Vlora, shënime nga Valter Shtylla, grafikë nga Medi Belortaja