14/01/2000
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

14 janar 2000

Mediu: Manipulimi i zgjedhjeve ka pasoja të rënda

F. 3

Preçi: Dokumentat nuk mund të manipulohen

F. 5

Mbërrin në Tiranë nësekretari i Mbrojtjes i SHBA

F. 5

Zhduket skafi me 60 vetë

F. 7

GJYQI I OTRANTOS, ZHDUKEN AVOKATET E PALES SHQIPTARE

Pamjet rrënqethëse të Otrantos, të ndodhura në muajin mars të vitit 1997, u përsëritën dje edhe përpara Ambasadaës italiane në Tiranë. Pamjet rrënqethëse të Otrantos, të ndodhura në muajin mars të vitit 1997, u përsëritën dje edhe përpara Ambasadës italiane në Tiranë. Kanë qenë përsëri të afërmit e të humburve në këtë tragjedi, të cilët dje në mesditë me lot në sy kanë protestuar para godinës së kësaj Ambasade, pasi punonjësit e saj nuk kanë pranuar që të pajisnin me viza hyrëse në Itali të afërmit e viktimave për të asistuar në gjykimin e kësaj çështjeje nga një Gjykatë në qytetin Bari të Italisë. Të afërmit dhe familjarët e viktimave kanë kërkuar shpjegime nga autoritetet e Ambasadës italiane lidhur me mosdhënien e vizave... F. 2

MEIDANI, GATI FIRMEN PER HEQJE IMUNITETESH

Cili prej gjyqtarëve do të lerë postin e tij nëmbledhjen e së shtunës të Këshillit të Lartë të Drejtësisë? Cili prej gjyqtarëve do të lerë postin e tij në mbledhjen e së shtunës të Këshillit të Lartë të Drejtësisë? Në listën e hartuar nga ministri, Ilir Panda, për marrjen e disa masave disiplinore ndaj një kategoria gjyqtarëve nga KLD-ja nuk përjashtohen gjyqtarët e shkallës së parë të Tiranës. Dy ditë më parë vetë Prokurori i Përgjithshëm, Arben Rakipi, gjatë një konference për shtyp ka deklaruar se “ne si Prokurori, i kemi propozuar Meidanit marrjen e masave ndaj gjyqtarëve të Gjykatës së Tiranës, të cilët kanë dhënë vendime haptazi të padrejta për një dosje që vinte nga Berati dhe një çështje tjetër e hetuar nga Prokuroria e Tiranës dhe e gjykuar nga Gjykata e Tiranës”. F. 2

KU U ZHDUK DOSJA E KRYEMINISTRIT?

Përsëri enigme vendndodhja e dosjes në ngarkim të shefit të ekzekutivit shqiptar, Ilir Meta. Për këtë dosje mjaft të përfolur kohët e fundit hetimet u filluan nga Prokuroria e Tiranës, ndërkohë që dosja, ashtu siç e parashikon edhe ligji, u dorëzua për “studim” në Prokurorinë e Përgjithshme. Ndons(e) kanë kaluar shumë muaj “zeri” i kësaj dosjeje nuk po dëgjohet më. Si në Organin Qendror të Akuzës, ashtu edhe në Prokurorinë e Tiranës jepet një përgjigje që nuk është “as mish e as peshk”. Kreu i prokurorisë shqiptare, Arben Rakipi, i pyetur për këtë problem pohon se dosja “Meta” duhet të ndodhet në Prokurorinë e Tiranës. F. 2

Republikanët shkodranë shprehen për bashkëpunim

F. 3

20 vjet burg për trafikantët e heroinës

F. 6

Kapshticë, kthehen 130 emigrantë shqiptarë

F. 7

Intervistë e këngëtarit Francek Radi

F. 13