08/02/2000
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

8 shkurt 2000

Begeja: Intelektualët, kandidatë tanë në Zgjedhje

. F. 3

Meta dhe Dokle thyejnë urdhërin e Nanos

. F. 3

Pollo: Takimi i dytë masiv për demokratizimin e PD-së

. F. 5

Hillary, “First Lady” kandidate për Senatore

. F. 10

Aleancistët gjejnë mbështetje tek kundërshtarët e Nanos

. F. 5

INCIDENT: NË KAKAVIJË U VIHEN KRYQ VIZAVE “SHENGEN GREKE”

Për 12 shtetas shqiptarë që u paraqitën me viza në sportelin e pikës kufitare në Kakavijë, dita e diel mund të quhet edhe “e diela e zezë”. Dhe kjo për faktin se në vizat e tyre është vënë një kryq, çka do të thotë se ato kanë dalë të “pavlefshme”. Shtetasi nga Gjirokastra, M.Hysi, i pajisur me vizë turistike 4-mujore, u detyrua të kthehet mbrapsh, pasi polici grek i sportelit i kërkoi të paraqiste 450 mijë drahmi që të kalonte kufirin për në territorin grek. Të njëjtin fat kanë pësuar edhe nëntë e bir, Kafaze dhe Arian Ismailati. Ata kanë patur me vete vetëm 150 mijë drahmi për të bërë pazar deri në Janinë, shumë kjo që i përgjigjej rregullit të kërkuar më parë nga Policia greke. Kjo i ka revoltuar mjaft qytetarët shqiptarë, të cilët këtë viza i kanë marrë sipas të gjitha rregullave, duke paguar edhe taksat e kërkuara nga pala greke. F. 7

PANIK: VRITEN TË PAFajshëm NË TAVERNËN E HOTEL DAJTIT

Rritet kurba e kriminalitetit në kryeqytetin shqiptar. Pas disa krimeve të rënda, të ndodhura gjatë muajit janar, ky muaj ka nisur me të tjera krime të rënda, duke e përgjakur sërish kryeqytetin shqiptar. Një person u vra dhe një tjetër u plagos në orët e para të së hënës gjatë një grindjeje në një nga mjediset e hotel “Dajti” në Tiranë. A. Micja, 43 vjeç u vra me pistoletë rreth orës 02.40 të ditës së hënë në tavernën e këtij hoteli, bërë të ditur burimet nga Policia. Këto të fundit shtuan se në të njëjtën ngjarje ka mbetur i plagosur rëndë edhe një shtetas tjetër, për momentin i paidentifikuar, i shtruar në spital. Edhe pse askush nuk jep detaje të krimit, mësohet se viktima dhe personi tjetër i plagosur mund të jenë qëlluar për motive hakmarrjeje, ndonëse zyrtarisht Policia nuk ka përmendur asnjë motiv zyrtar. F. 2

Mitrovica në ditë zije

Autoritetet shqiptare të qytetit të Mitrovicës shpallën ditën e diel si ditë zie, në kujtim të viktimave të masakruara nga paramilitarët serbë të tre ditë më parë. Flamujt ishin ulur në gjysmështizë në gjithë zonën jugore të qytetit. Gjatë ditës së diel dhe të hënën në mëbrëmje, më se 10 000 qytetarë shqiptarë përfshinë akualan njerëz për rreth dhe sheshet jugut të qytetit, për t’u bërë homazh 9 shqiptarëve të vrarë nga serbët në vendin e ndarë që nga qershori i vitit të kaluar. Sot mbahet ceremonia mortore për 9 të vrarët. Mbrëmë u njohua sendalim-qarkullimi do vazhdojë edhe për 15 ditë, por ky ndalim-qarkullimi nuk i ka ndalur sulmet e serbëve gjatë natës. Nga veriu i Mitrovicës, tashmë janë dëbuar 80% e shqiptarëve, ndërsa po gjatë ditës së djeshme në mëngjes u njoftua se serbët vazhdojnë të hyjnë me dhunë edhe në shtëpitë e atyre pak shqiptarëve që kanë mbetur aty. — Më tej në faqen 4 Mitrovica në ditë zije. Serbët vazhdojnë të ushtrojnë terror duke përzënë plaçkitur shtëpitë e shqiptarëve para syve të KFOR-it