13/02/2000
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

13 shkurt 2000

Mediu: Vota e lirë, rruga e vetme për të dalë nga kolapsi

F. 3

Çeku: Sistemi fiskal dhe ai tatimor të gjejnë partneritetin social

F. 9

Berisha: Kjo qeveri nuk meriton besim ndërkombëtar

F. 5

Nano pranon kabinet e qeverisjes

Pritet flakja e PAD-së nga koalicioni Uzurpimi me zgjedhje të manipuluara do të na lerë gjithnjë jashtë dyerve të Europës F. 5 Parlamenti shqiptar e shtyu edhe njëherë diskutimin dhe miratimin e ligjit për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për një seancë të ardhshme, duke ndjekur një taktikë aq sa të vjetër dhe të re për të fituar kohë përpara një vendimi pasi janë vetë subjekt i këtij realiteti. Madje maxhoranca e sotme ka eksperiencë në marrjen e pushtetit duke shfrytëzuar zgjedhjet lokale si trampolinë. Kjo është arsyeja që ndaj qëndrimit on bllock për këtë çështje ata kanë mbetur refraktar. Por nëse supozohet se ironia që e arbitrar. Rasti i miratimit të ligjit për teatrot me pothuajse të njëjtën përmbajtje në favor të atyre që e servirën, duke mos marrë në konsideratë kontestimet e një grupi artistësh në zë, tregoi se raundet e diskutimeve të qeverisë me njerëzit e artit ishte vetëm dekor propagandistik. E njëjta situatë paraqitet me miratimin e ligjit për KQZ. Duket se një pjesë e mirë e opinionit shqiptar nuk ka besim se ky parlament me atë maxhorancë absolute do të tradhtojë interesat e grupit politik që ka dhe kërkon të mbajë pushtetin. Gj asat janë që ky ligj do të miratohet pak a shumë siç është gatuar në kuzhinën presidenciale dhe kryeministrore, duke injoruar kontestimet e vazhdueshme të opozitës shqiptare, kësaj here në mënyrë diplomatike me shtyrë-gjatje seancash e bisedimesh mes palëve. Veçse, kësaj here politikanët që kanë pushtetin dhe përpiqen ta mbajnë me çdo mjet nuk po sillen me prepotencë për miratimin e një ligji në fushën e artit apo të një fushe ku sensibilizohen vetëm disa organizata jo qeveritare. Prepotenca parlamentare me ligjin për KQZ është njëlloj si loja me zjarrin. Opinioni shqiptar është dëshmitar që periudha e tranzicionit ka provuar se zgjedhjet lokale janë prova gjenerale e zgjedhjeve parlamentare që vijnë më pas. Politikanët këtë e dinë më mirë Maqedonia qendrimit on block se injorimi që i bën maxhoranca opozitës për kryerjen e këtij forumi pluralist në mungesën e institucioneve të vërteta për të ushtruar drejtësi në raste zgjedhjesh nuk do të ndikojë shumë në opinionin shqiptar, askush nuk mund të garantohet se kjo kalon lehtë tek institucionet ndërkombëtare. Takimet e nivelit të lartë të liderëve të opozitës ditët e fundit në Washington D.C. me autoritetet ndërkombëtare kanë sensibilizuar atë pjesë të opinionit të atyre që janë direkt të vëmendshëm ndaj politikës së kokave të nxehta në Shqipëri. E njejta gjë mund të thuhet për kontaktet e vazhdueshme të opozitës shqiptare me trupin diplomatik të akredituar në Tiranë dhe OSBE. Është e vërtetuar tashmë katër-pesërit se institucionet ndërkombëtare të angazhuara në vëzhgimin e demokratizimit të Shqipërisë dhe që kontrollojnë të gjithë procesin e donacioneve dhe projekteve të ardhshme tek ne nuk e tolerojnë më uzurpimin e pushtetit me manipulimin e zgjedhjeve. E keqja e këtij vendi është se ata që kanë pushtetin nuk i llogarisin reperkursionet që vijnë nga ky qëndrim, pasi joshja e përfitimeve nga mbajtja e pushtetit është më e madhe. Pasojat e të qëndruarit jashtë dyerve të Europës i vua-jmë vetëm njerëzit. Genc Tirana

KFOR-i korrigjon vetëveten

Mbërrijnë paqeruajtësit anglezë dhe gjermanë KFOR-i korrigjon vetëveten Ushtarët britanikë të ardhur rishtazi në Mitrovicë, u dislokuan në pozicionet që mbaheshin nga francezët F. 4

Socialistët s'kanë arritur të fitojnë kredibilitet në luftën kundër korrupsionit

Lakror: PS po shndërrohet në një karikaturë të drejtimit monist

Përmeti: Deklaratat e Nanos për mocionin e '96-ës nuk janë të vërteta

F. 5

Maqedonia maxhoranca e sotme ka eksperiencë në marrjen e pushtetit duke shfrytëzuar zgjedhjet lokale si trampolinë.

POHUNË PËR PARTINË E TYRE

Nano: Socialistët s'kanë arritur të fitojnë kredibilitet

U urojmë të dashuruarve

"Gëzuar festën e San Valentinos" Redaksia