27/05/2000
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

27 maj 2000

KOKKALIS

Një mashtrues ndërkombëtar, pronar i AMC-së shqiptare FAQE 3

Sokratis Kokkalis

cosmote Sokratis Kokkalis pronari i ri i AMC-së, i akuzuar nga Prokuroria Greke për korrupsion të funksionarëve të lartë të shteteve ku investon

Ku po shkojmë...

EDITORIAL Nga Fatmir MEDIU Dhjetë vjet më parë, duke u përpjekur të lemë pas të kaluarën, ne shpresuam se e ardhmja do të ishte liria, demokracia, të drejtat e njeriut, biznesi i lirë dhe një qeverisje, e cila do të buronte nga vota e lirë. Por sot, depresioni i përgjithshëm shoqëror rrezikon të kthehet në urrejtje shoqërore, e cila do të shkaktonte konflikte të pakorrigjueshme për të ardhmen e vendit, kështu një handikapt të pakorrigjueshëm, si dhe lënien e vendit peng të njerëzve të rastësishëm, që e përdorin pushtetin për qëllimet e tyre personale. Largimi i biznesmenëve, bashkë me kapitalet e tyre, për shkak të mosmbështetjes nga shteti dhe pasiguria, po varfëron ekonomikisht Shqipërinë, duke bërë që edhe ajo pak valutë e krijuar të shkojë jashtë strukturave tona financiare. Kjo është pjesa e dukshme e ais-sin të ardhmen tonë të përbashkët. Të ardhurat nga trafiku i drogës janë në biliona dollarë, kur buxheti i shtetit është vetëm me qindra. Mbi 8 mijë të vrarë në 3 vjet, mbi 30 mijë vajza shqiptare që prostituojnë në rrugët e botës, mbi 3500 fëmijë që lypin. A nuk është kjo një tragjedi e vërtetë shoqërore? A nuk është ky shkatërrimi i asaj që ne kemi patur më të shtrenjtë se çdo gjë tjetër, familjes? e lirë. Për të ardhmen e vendit. Largimi masiv i rinisë, trafiku i drogës dhe prostitucioni, po e lënë Shqipërinë pa mbështetjen e asaj pjese të shoqërisë, e cila mban një komb. Largimi i mbi 200 mijë intelektualëve nga Shqipëria po shkakton shpërbërjen e trurit të kombit, duke krijuar pakorrigjueshme për të ardhmen e vendit. Kjo është pjesa e dukshme e ajsbergut. Sepse ajo më e padukshmja është edhe më e rrezikshmja. Krimi i organizuar dhe mafia politike janë kthyer tashmë në kontrolluesit e jetës së shqiptarëve. Mafia vendase dhe ajo rajonale, me lidhje të drejtpërdrejta me qeverisjen e vendit, po vra- patur më të shtrenjtë se çdo gjë tjetër, familjes? Rreth 2000 vjet më parë, kur bëhej lufta e madhe midis Krishtit dhe Djallit, në Izrael një nxënës e pyet mësuesin e tij se kush do ta luftojë Djallin dhe kur? Dhe mësuesi iu përgjegj: E kush, në qoftë se ti jo? E kur në qoftë se jo tani?...

Policia, luftë me pengmarrësit

Rikthehet tmerri në qytetin e Laçit Personat që mbajtën peng për disa orë komisarin e ri të Policisë, Luan Mema, u përqendruan në një kodër pranë qytetit. Aty ata u rrethuan nga forcat speciale të mbërritura me urgjencë në këtë qytet. Policia nuk ka ndërmarrë asnjë veprim ndaj tyre, (pasi kjo e tensiononte edhe më shumë situatën), ndërsa të rrethuarit gjatë gjithë natës kanë shpërthyer bomba dhe kanë qëlluar me breshëri në ajër. Ministri Poçi thërret në një mbledhje të jashtëzakonshme të gjithë drejtorët e drejtorive në Ministrinë e Rendit Publik. Shkarkohet nga detyra shefi i krimeve të Laçit, i cili ka nënshkruar “marrëveshjen” me grupin e pengmarrësve Faqe 2

Shkrihet Kontrolli i Shtetit

Bashkitë nën "hyqmin" e Qeverisë 151 punonjës të Kontrollit të Lartë të Shtetit, me 19,65 milionë lekë të reja do t’i jepen Ministrisë së Finos dhe 15 punonjës me 2,35 milionë lekë të tjera do të kalojnë për Ministrinë e Financave. Sëbashku me milionat e lekëve zhvendosen dhe fondet e pagave të 166 punonjësve me inventarin e pajisjeve, mjeteve të transportit dhe mjediseve të zyrave Faqe 6

Janë fshehur provat e UNICEF-it

Çështja "Erieta": Hetuesit akuzojnë prokurorët Vihen në dyshim provat dhe dëshmitë e UNICEF-it. Ato mendohet të jenë zhdukur, përderisa prokurorët nuk ua kanë ofruar hetuesve për verifikime të mëtejshme. Prokuroria e Tiranës, e cila po merret me zbardhjen e vrasjes së Erieta Avdylit, duke i ka injoruar dëshmitë e UNICEF-it. Të dhënat dhe dëshmitë e deklaruara nga numri një i organizatës me emrin UNICEF, që trajton e përkujdeset për fëmijët, nuk janë bërë publike me arsyetimin se “ato përbëjnë sekret për arsye të hetimit”. Faqe 5

Meidani pret marrëdhëniet me OSBE-në

Zëdhënësi Porta: Nuk komunikon me ne Faqe 4

Në 7 rrugë grabiten 30 milionë lekë

FONDET Faqe 9

Konferencë shtypi

Sot, në orën 11.00, në Selinë e PRSH-së, Kryesia e Partisë jep një konferencë për shtyp