28/05/2000
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

28 maj 2000

Dosja AMC

Si e larguan Dojç Telekomin nga tenderi i privatizimit FAQE 3 EDITORIAL Nga Neritan ALIBALI Drejtor i Gazetës “Republika” Qeveria është nisur turavrap për të përfunduar privatizimin e AMC-së. Dje kabineti “Meta” vendosi negocimin për nënshkrimin e marrëveshjes me fituesit e tenderit. Pavarësisht publikimeve në gazetën “Republika” për inkriminimin e drejtuesve të kompanisë fituese, Ekzekutivi Shqiptar bën sikur nuk sheh e dëgjon. Madje më keq akoma. Ligjëron një veprim, i cili mund të ketë konsekueca të paparashikuara në të ardhmen. Përse ndodh kështu?! Pa aftësia administratës, apo korrupsion i saj? Në fakt, shefi i Cos-mote është akuzuar nga prokuroria e vendit të tij si korruptues qeveritarësh. A ka ndodhur kështu edhe në Shqipëri? Nuk duam të arrijmë që tani në përfundime të tilla. Por dyshimet ekzistojnë. Për këtë arsye, organet kompetente duhet të bëjnë verifikimin e fakteve të publikuara. Por a ka prokurori në këtë vend?... Detyra e shtetit është të jetë transparent me qytetarët e vet. E nëse shteti nuk e kryen këtë detyrë, duhet të jetë Media ajo që e detyron ta bëjë. “Republika” do të vazhdojë të botojë materialet mbi “Dosjen AMC” edhe sikur Qeveria mos t’i arrijë ato parasysh. Të bindur se kryejmë detyrën tonë, e vetmja gjë që kërkojmë është transparenca. Transparenca e plotë e shtetit për veprimet e tij. Normalisht deri më sot, dialogu midis Qeverisë dhe Medias është zhvilluar sipas parimit: “Ti thuaj mendimin tënd, unë tund kokën time”. Por tek koka mbeten të gjitha përgjegjësitë. Dhe “Dosja AMC” është një skandal me të cilin i takon të merret vetë Kryeministri. Të kthehesh mbrapsht nga rruga qorre ku është futur Qeveria me privatizimin e AMC-së është e domosdoshme. E nëse Kryeministri nuk kthehet sot, nesër do të jetë vonë për të...

Kokkalis dhe Cukalidhis

Drejtuesit e Cosmote që akuzohen në Greqi. Prokurori Angjelopulos: Kanë kryer krime Gazeta REPUBLIKA sot me 24 faqe vetëm 20 lekë. About Telenor Telenor Company About | Financial information | Press centre | Products/services | Search Business areas | Worldwide | Contact Mission History Key facts Key figures Organisation The environment Addresses Job in Telenor Organisation Page 1 of 2 Mbahet sekret emri i vërtetë i kompanisë Në Norvegji ka 9 subjekte me emrin Telenor...

Ish-oficeri tregon si u rrëmbye thesari i tuneleve

Dëshmi e re në hetimet për floririn Është një hyrje tepër sekrete, në fund të së vetmes urë që ndan tunelin me degëzimin e lumit Erzen. Në atë vend, që është majft vështirë të hysh si “fasist”, apo si “fshatar”, betoni nuk puhithet me shembjen. Kjo mosputhitje vazhdon deri në vendin ku ndodhej floriri. Kjo është e vetmja rrugë që mund të arrish tek ari, pa patur nevojë për kod. Por, vetëm dikush që ka përdorur mjete ushtarake dhe që ka ditur skemën e ndërtimit të murit nëpër shkëmb, mund të arrijë deri tek vendi ku ndodhej thesari. Faqe 5

Mejdani tërhiqet, tryezë me partitë

Presidenca dërgon ftesë, bisedime për zgjedhjet Presidenti Meidani kërkon ndihmën e partive politike të opozitës për të zhbllokuar krizën ku është procesi zgjedhor. Ai kërkon tashmë të thërrasë një tryezë me partitë parlamentare për të diskutuar mbi problemin e KQZ-së. Delegacioni monitorues i Këshillit të Europës, i cili që prej dy ditësh po zhvillon takime në Tiranë, ka shprehur habinë e vet për mënyrën e konceptimit të KQZ-së nga ana e autoriteteve zyrtare shqiptare. Deri tani, në Presidencë kanë mbërritur vetëm dy kandidatura të mbështetura politikisht nga mazhoranca. Faqe 4

Mediu: Socialistët gënjejnë dhe fshihen pas emrit të Europës

PR: KQZ po kthehet në komision seksër(e)sh Faqe 2

Tregti armësh nën emra ministrash

Policia. Letra me firmë në vend të armëve Në tregun shqiptar të armëve, një pistoletë shkon deri në 700 mijë lekë të vjetra, një kallashnikov arrin maksimalisht deri në 250 mijë lekë të vjetra, ndërsa një pushkë model 56, në Tiranë apo në qytetet e tjera të vendit blihet vetëm me 70 mijë lekë. Në Shqipëri mafjontë të këtij lloji shesin dhe brenda pak minutash bëhesh pronar i një arme të mirë. Faqe 8

Pezullohen hetimet për aktet terroriste

Antimafia italiane nis në Shqipëri raportin sekret Faqe 7

Tirana-Tomori

Finalja e sotme, duel milionash FUTBOLL Faqe 23