12/07/2000
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

12 korrik 2000

RREMBIMI

Zhduket një djalë 10 vjeçar E ëma, tre muaj në kërkim Fa qe 7

Bledar Ukën nga Kashari, prindërit e lanë një natë tek të afërmit e tyre. Pas kësaj, ata nuk e panë më... Faqe 7

Ballkani, në luftë apo në paqe?

EDITORIAL Nga Ervin MAZNIKU Ngjarjet e fundit në ish-Federatën Jugosllave, miratimi i kushtetutës së re nga ana e Parlamentit Serb, i vënë në pikëpyetje të madhe të ardhmen së Republikës me popullsi 650000 mijë frymëshme. Aspiratat për pavarësi të Malit të Zi duket se janë prerë në mes në prag të një lufte të re. Skema që po aplikon Millosheviçi, si dhe rënia e ekuilibrit mes Serbisë dhe Malit të Zi në Parlamentin Serb, e detyrojnë këtë të fundit të shkëputet nga Federata-fantazëm, pasi i janë hequr të drejtat si Republikë më vete. Presidenti properëndimor malazez, Gjukanoviç ka nën komandën e tij 10 mijë policë, të cilët nuk mund t’i bëjnë ballë një ushtrie të mirëorganizuar serbe, e sprovuar gjatë fushatës së Bosnjës, Kroacisë e Kosovës. Gjatë vizitës së tij në Shqipëri, kryeministri malazez Vujanoviç deklaroi se Milosheviçi nuk do t’i jepet një shkak për të filluar një luftë të re, gjë që teorikisht pajtohet thirrjen e ndonjë referendumi për pavarësi. Duke pasur pranë Kosovën, me status ende të paqartë, nga ana tjetër dhe Shqipërinë copë-copë nga të katër anët, Perëndimi është tejet i tensionuar në ndjekjen e situatës në Mal të Zi. E shkakërruar nga tensionet politike, krizat ekonomike e sociale, Shqipëria e cila provoi më parë flukset e të ardhurve kosovarë, duket e papërgatitur për të ardhur rishtaz. Nga ana tjetër edhe për Maqedoninë, si shteti më i favorizuar i Paktit të Stabilitetit, lufta serbo-malazeze, e parashikuar si e fundit në rajon, do ta shtyhte përfundimisht në një krizë nga e cila zor se mund të ngrinte kokë. I pyetur kohë më parë për qëndrimin e NATO-s, në rast të ndonjë konflikti ushtarak në Mal të Zi, ish-Sekretari i Përgjithshëm i saj, Solana, deklaroi se NATO do të ndërhyjë. Solana nuk është më Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s, dhe veprimi i saj mund të shtojë akoma më tepër pikëpyetjet për rajonin...

Shtetarët shqiptarë nën këmbët libaneze

Çimentoja, viktimë e privatizimit të korruptuar Me privatizimin e fabrikës së Çimentos në Fushë-Krujë nga bashkimi i kompanive “Seament Albania & RMC”, vdes prodhimi i çimentos në vend. Nga afërsisht 800 mijë tonë çimento që prodhoheshin në vitin 1991, sot prodhimi i këtij produkti ka rënë në 80 mijë tonë, bëjnë të ditur për “Republikën”, burime nga Ministria e Punëve Publike. Sipas specialistëve shkak për këtë gjendje është fakti që kompania që ka fituar të drejtën për privatizimin e dy prej fabrikave më të rëndësishme për prodhimin e çimentos në vendin tonë, është fantazmë. Pala shqiptare nuk ka asnjë të dhënë konkrete për aktivitetin prodhues të “Seament” dhe zonat e saj të influencës. Faqe 3

PS: Bilokadë Pushtetit Lokal

Acarim paragjedhor i deputetëve socialistë Faqe 5

PR: Lufta jonë, vazhdon

Do të ratifikohet heqja e Dënimit me Vdekje Faqe 2

Hetimet, sherr për Erietën

Policia dhe Prokuroria, rrëmujë në dosje Faqe 6

Rreziku nga ilaçet e skaduara, evident

Shëndetësi Faqe 13

Mali i Zi në prag lufte

Diplomacia në alarm. Konflikti gati në Ballkan Parlamenti shqiptar vëzhgon Malin e Zi. Zhvillimet fundit në republikën e vogël Jugosllavise së mbetur, në kufirin verior të vendit tonë, janë kthyer tashmë në një shqetësim serioz për të gjithë rajonin e Ballkanit, ndërkohë që hija e një lufte të mundshme, në rast të shpalljes së kërkesës së malazezëve për pavarësi nga ish-Federata, më shumë se kudo tjetër, po vëzhgohet me ankth nga shqiptarët. Dje është thirrur një mbledhje urgjente e Komisionit Parlamentar për Politikën e Jashtme Faqe 2

FBI heton trafikun shqiptar

Droga e butik “Sonilës”, amerikanët në lojë FBI do të hetojë mbi drogën e rrjetit “Sonila”. Një ekip specialistësh të ardhur nga Amerika disa ditë më parë, pritet të jenë në ekipin e hetuesve operativë që do të zbërthejë rrjetin e drogës që u kap pak ditë më parë në një butik në qendër të Tiranës. Burime të Ministrisë së Rendit Publik thanë dje se “do të ketë hetim operativ për këtë çështje. Faqe 9

REPUBLIKA 80 vjet më parë, më 24 korrik