EDITORIAL
Nga Denion NDRENIKA
Mafia ka dalë fituese mbi sh- [sic] Ajo i ka thënë atij të mos përzihet në punët e saj... doktorët me radhë po largohen nga detyra dhe kjo është bërë e krimit. Një mendësi e tillë nuk është aspak për t’u përshëndetur, por kur koka e një prokurori vlen më pak se një qese droge, atëherë ata bëjnë mirë të ikin... Që të mos u kërcënohen.
Shteti mburret me zhurmë të madhe se shkatërroi një apo dy, apo tri banda. Asgjë nuk tregon më këtë. Sepse këtë e bën mafia shumë mirë e organizuar. Mafia. Është ajo që detyron një prokuror të largohet me frikë, i kërcënuar. Morali është kot, pasi kur këtë e bën njeriu i ligjit, çfarë mbetet për të tjerët?
Rënia e ligjit është e qartë si drita e diellit në Shqipëri. Askush nuk mund të jetojë dot pa frikë, ose të pakën pa tension. Dhuna e ka lënë me kohë zotërimin e rrugës, ajo tashmë mbretëron në sistem. Krimi i organizuar vlerësohet të jetë i fuqishëm.
Përderisa ligji dorëzohet, përderisa prokurorët largohen, shteti është i varuar në trup. Ai nuk ditë të mbrojë njerëzit e tij, nuk ditë të ruajë kokat e ligjoreve. Sepse është i përlyer vetë. Në masën e madhe të gjelimitt e trafqeve, në masën e stërmadhe të vjedhjeve, të kontrabandës, të korrupsionit. Shkurt, qartë, të krimit të mafies. Shteti ynë bën zhurmë. Si tellalli që thotë vetëm ato që i japin. Se vetë fuqit nuk ka. Edhe ky shtet që kemi këtë bën. Qejfin vetes, se të gjithë e shohin se ai është i dobët, i dorëzuar, i pafuqishëm, në mos, edhe i përfshirë në fëlliqësira. Ai është dorëzuar. Shteti ka rënë. Ai nuk mbron dot ligjin, ai është kot... Shteti është kthyer në një fjalaman që mburret dhe thotë se krimi në rrugë ka rënë. Pa sqaruar kurrë se ai, i vërteti është në pushtet. Tërësor.
Mafia mbretëron, sepse shteti është dorëzuar pa kushte.
Çifti Meta shpërblen farefisin Kryemadhi bllokon 4 pallate
Çifti Meta shpërblen farefisin
Kryemadhi bllokon 4 pallate
Faqe 2
Si u zhdukën mesazhet e Erietës
Dosja “Avdyli” mbërrin në Prokurorinë e Përgjithshme
Ziduket posta elektronike e Erietës Avdylit. Që prej nëntorit të vitit 1999 e në vazhdim, Erieta ka komunikuar me motrën e saj dhe miq të tjerë vetëm me E-mail. Kështu, viktima Erieta Avdyli dhe motra e saj shtuan lidhjet treguan njërë- tjetër për jetën e tyre dhe problemet e ndryshme familjare, ndërkohë që ka patur shkëmbime me postë elektronike edhe me persona që nuk kanë qenë të njohur të Blerës. Deri në 27 shkurt këtë mesazhe elektronike janë të rregullta, më pas ato janë zhdukur për t’u rilidhur me një mesazh tjetër të datës 1 prill, ku Blereta ka marrë një mesazh nga një kushëriri i saj në Amerikë.
Faqe 5
Cosmote rrezikon të tërhiqet
AMC/ Privatizimi në udhëkryq. Blerësit nuk paguajnë
Sa më shumë ditë kalojnë nga shpallja e shitjes së AMC-së, aq më misterioze bëhet dosja e tyre. Mosnënshkrimi i marrëveshjes ka filluar të nxjerrë në dritë disa “sekrete”, të cilat edhe pse u publikuan nga një pjesë e shtypit shqiptar, nxitën të “përgjegjë- shtrohen” nga zëdhënësat e Qeverisë dhe ajo pjesë e shtypit që qëndron në krah të saj.
Ndonëse, nga vetë njerëzit që janë të inkuadruar në strukturat shtetërore, kanë filluar të shfaqen dyshimet për mënyrën dhe stadin e negociatave.
Faqe 7
Qeveria kërcënon Drejtësinë
Mediu reagon pas dorëheqjeve të prokurorëve
“Prokurorët do të ikin sa kohë që shteti nuk garanton jetën e tyre”. Dorëheqjet e njëpasnjëshme të njerëzve që merren me hetimin e krimeve të rënda dhe me dosje, të cilat për nga densiteti i ngjarjeve, emrave dhe fakteve që kanë brenda tyre, konsiderohen si të rëndësisë së veçantë, është fokusuar dje edhe nga njerëzit e politikës.
Faqe 4
Emigrimi në Itali, 4 mijë shqiptarë më pak
Zhgënjimi
Faqe 11
Socialistët kundër OSBE dhe KE
Kodi/ Kundërshtohet heqja e neneve të kontestuara
Faqe 3