26/07/2000
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

26 korrik 2000

TENSION Panik në kufirin verior Ushtria serbe 100 m larg

Faqe 5

“Suksese” dhe gjak

EDITORIAL Nga Gençi ÇOBANI Thonë se mbi këtë popull rëndon një mallkim i lashtë, përcaktimin e moshës së të cilit nuk merr dot askush përsipër. Fjala gjak, më e dhimbshmja dhe ndoshta më e frikshmja për çdo popull të botës, prej shekujsh, sipas një logjike absurde, të cilën shumë njerëz po kaq absurde e ngritën në kult, është kthyer në simbolin e një krenarie, akoma dhe më absurde për banorët e këtij vendi. Aq e vërtetë është kjo, sa që edhe sot e kësaj dite, shqiptarët vazhdojnë ta vuajnë këtë njollë duke paguar me një çmim të lartë gjakun që derdhet në këtë vend, vazhdojmë ta derdhim me tepëri. Aq me tepri, sa që viktimat e çmendura tona, të nxitura deri në ekstrem nga një shtet impotent, impotent edhe në çmenduritë e tij, tani nuk janë vetëm ata që flasin shqip, por edhe njerëz me uniformë të shteteve fqinjë. Ndërkohë, qindra familje shqiptare vazhdojnë të vajtojnë të humburit e tyre në Otranto. Dhjetëra të tjera nuk dinë se as ku të vajtojnë, si nuk dinë madje duke fshehur në anën tjetër të tyre ëndrrën për një botë tjetër, ku njerëzit nuk derdhin gjak, ku qeveritë alarmohen njëlloj, si për një fëmijë që lëngon në kthtrat e vdekjes, ashtu edhe për 3 ushtarë që vriten. Deti, shpresa e madhe e shqiptarëve, rruga e ëndërruar drejt Perëndimit, po kthehet nga dita në ditë në një varr të madh, ku bashkë me rrugët e përjetshme të lidhjeve me botën që na duhet po varrosen edhe iluzionet për të patur një shtet për të qenë. Një shtet të të dijë të pa- pakten të na ruajë nga vdekja. Edhe pse nuk është në gjendje të na sigurojë një jetë, pakez më të mirë... Por shteti hesht. Dhe kur hap gojën, flet vetëm për “suksese”(!). kthyer në simbolin e një krenarie, akoma dhe më absurdë vuajnë këtë psikozë, duke paguar me pikat e kuqe të saj, çmimin e “sukseseve” të tyre. Dhe ndërsa spitalet tona japin alarmin për mungesën e gjakut në laboratorët humane të transfuzionit, jashtë tyre, ne, bar- të humburit e tyre në Otranto. Dhjetëra të tjerë madje, as nëse duhet të vajtojnë, sa kohë që nuk kanë qoftë edhe një eshtër të vetme të të dashurit të tyre, për ta varrosur diku, në një varr. Deti vërtetë i heshtur në brigjet tona,

Tragjedia e Otrantos

Humb besimi te Qeveria shqiptare Italianët vendosin të luftojnë të vetëm kundër trafikëve klandestinë Faqe 2,3

Tragjedi në Paris Rrëzohet avioni 113 të vdekur Faqe 18

Tragjedia filloi në Sazan

Zbulohen të fshehtat e jetës së çiftit Andoni Lidhja midis Aleks Andonit dhe Ervehe Poles ishte një lidhje e sinqertë midis dy të rinjve ushtarakë, që sapo kishin mbaruar shkollën dhe kishin dalë në jetë. Aleks Andoni nga Vunoi i Bregut i përkiste fesë ortodokse, ndërsa Ervehe Pole nga lagja Harunas i Shëmbërdhenjt (Skëndërbegasit) të Gramshit, ishte në kufirin jugor të Gramshit me Skraparin, i përkiste një feje tjetër. Një ndasi e tillë fetare, në fillim u bë shkak që familjet e të dy palëve ta kundërshtonin lidhjen midis dy të rinjve. Krahinat e ndryshme, zakone të ndryshme, dhe edhe disniveli i jetesës të binte menjëherë në sy. Në atë kohë Ervehe Pole e konsideronte veten inferiore dhe jo të barabartë në raport me Aleks Andonin.

Kontribuoni për Gjygjin e Strasburgut

“Pronësi me Drejtësi” u bën thirrje të shpronësuarve Faqe 10

Shqipëria, 14 krime në ditë

Krimi/2497 vepra penale regjistrohen në 6 muaj Faqe 9

Fshihen 4 milionë dollarë

Skandal i AKP në privatizimin e Fabrikës së Çimentos Një prej pikave themelore të realizimit të procesit të privatizimit për Fabrikën e Çimentos së Fushë-Krujës është parapagesa e 30 për qind të masës së ofertës, në bankën e zgjedhur nga pala shqiptare. Pika (c) e vendimit të Këshillit të Ministrave për privatizimin e Fabrikës së Fushë-Krujës thotë: “Kandidati për pjesëmarrje në tender duhet të paraqesë një garanci, në masën 30 për qind të vlerës së ofertës”. Derdhjet e garancive për ndërmarrjet që shiten nga AKP-ja bëhen në Bankën e Kursimeve. Faqe 4

Pas firmosjes, vazhdojnë bisedimet (!)

Çudia AMC/Ministri Muçi nënshkruan kontratën Nënshkruhet kontrata për shitjen e kompanisë së vetme të celularëve shqiptarë. Dje, ministri i Ekonomisë Publike dhe Privatizimit, Mustafa Muçi, në emër të Qeverisë Shqiptare, ka firmosur kalimin e AMC-së në pronësi të Telenor/Cosmote. Për të parën ka firmosur Ivar Slipe, ndërkohë që për Cosmote, Evangelos Martigopoulos. Faqe 11

Shteti u vret vogëlushëve femijë

Speciale Faqe 12

Njoftim

Sot, ora 11.00, në Hotel Rogner, Kryetari i PR Fatmir Mediu jep një konferencë shtypi. Ftohen edhe përfaqësues të trupit diplomatik