Rrëfimi i një dëshmitari të rastësishëm
Terror në qendër të Tiranës. Vritet vrasësi i Hakajve
Terror në qendër të Tiranës
Vritet vrasësi i Hakajve
Faqe 5
Veriu në shtetrrethim
Tërhiqen të revolucionarit 300 speciale blindojnë Kukësin
Tërhiqen të revolucionarit
300 speciale blindojnë Kukësin
Faqe 3
Shtet për t’u mëshiruar
REDAKSIONALE
Shtet për t’u mëshiruar
Duket se midis shtetit dhe krimit, si dhe shtetit me destabilizimin e Rendit është vendosur një pakt i heshtur, i pashkruar dhe gjithmonë veprues. Sa herë që Qeveria merr ministrat e saj (më i zellshmi është ministri i Rendit, por jo më pak edhe vetë Kryeministri) deklarojnë se Rendi është nën kontroll, ngjarja të tilla, thellësisht tronditëse, shkunden nga themeli shpresat e shqiptarëve për një jetë më të qetë, ndoshta më shumë të varfër, por gjithësesi më të sigurtë. Që nga rebelimet masive, deri tek vrasjet në zemër të Tiranës. Megjithatë, shteti flet për Rendin, duke shprehuar në thellësi të logjikës së tij, jo tek forca e vet, as tek forca e ligjeve dhe zbatuesve të tij. Ganxha e vetme ku janë varur tashmë shpresat e të gjithëve, duke filluar që nga kreu i shtetit deri tek shtetasi më i thjeshtë, janë vetë qytetarët. Dhe Zoti, sigurisht!
Në Kukës, policia iku duke dorëzuar Rendin dhe bashkë me të edhe shtëpinë e tyre, Komisariatin. Ishte “mëshira” e protestuesve ajo që nuk dogji një qytet të tërë si më ’97-ën, ashtu siç vazhdon të jetë mëshira e “kriminelëve”, të cilët në çdo vrasje që vendosin të bëjnë dhe ku askush nuk ua ndal dorën, nuk plogasin që vrasin shumë të pafajshëm të tjerë. Megjithatë, shteti thotë se na mbron. Madje, për këtë kërkon edhe taksa, siç kërkon ta besojmë se ka seriozisht kur shtrëngon dhëmbët, duke lëshuar nga gjuhët e zëmeruara potere dhe premtime kërçë-nuese, për vendosje ligji, për shkelje ligji, për përdhosje të tij. Dhe këtë e bëjnë ata që 3 vjet më parë bënin thirrje për armë, që digjnin institucionet që fyenin shtetin dhe që e rrëzonin atë vetëm me dhunë.
Po politikanët ç’bëjnë? Po pushtetarët ç’thonë? Po qeveritarët ç’presin? Asgjë më shumë sesa mëshirë. Mëshirë nga bota, për të mos prerë ndihmat, mëshirë nga kriminelët që të mos vrasin më, mëshirë nga njerëzit që të rrijnë urtë, mëshirë edhe nga votuesit që mbase duhet të votojnë edhe një herë tjetër për ta.
Fotografi e një automjeti të blinduar me persona të armatosur sipër.
Bllokohen paratë e fajdeve
Silva/Zhgënjehen kreditorët. Banka: Fajtore Qeveria
Bllokohet shpërndarja e parave në favor të kreditorëve të kompanisë huamarrëse “Silva”.
Sipas një specialistëve të Bankës së Kursimeve, e cila është ngarkuar nga Qeveria për të realizuar shpërndarjen e parave për kreditorët e kompanive që kanë përfunduar procesin e transparencës, shkak për këtë ndërprerje janë bërë zgjedhjet lokale të 1 tetorit. Specialisti në fjalë shpjegon se Banka e Kursimeve, nga ana e saj, ka bërë gati të gjitha procedurat që i takojnë asaj, si dhe fondin e përcaktuar, të vënë në dispozicion të shpërndarjes së parave për kreditorët e “Silva”-s.
Faqe 2
KQZ, pranohen shkeljet ligjore
Komisionerët: Nxitoheni, pastaj pendohemi
Sherr në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për krijimin e KQZ-ve. Në polemika të ashpra ka nisur mbledhja e djeshme e këtij institucioni, objekt diskutimi të të cilit ka qenë mënyra e ndërtimit të Komisioneve Zonale të Qeverisë Vendore. KQZ-ja ka nxjerrë sërish në pah mangësitë e saj në ndërtimin e strukturave dhe mbi të gjitha, mbi mënyrat e ndjekjes së vendimeve, të cilat kanë qenë në kundërshtim të plotë dhe të hapur me ligjin.
Faqe 4
Bankat, kursimet të pasigurta
Depozitat, të pambrojtura në rast falimentimi
Ligjet për depozitat nuk garantojnë plotësisht klientët e bankave shqiptare. Projektligji, i cili pritet të miratohet për të garantuar depozitat shqiptare nuk do të jetë i vlefshëm për të gjithë kategoritë e depozituesve. Kjo bëhet e ditur nëpërmjet një sqarimi që Zyra e Shtypit e Bankës së Shqipërisë dha për gazetën “Republika” për efektet që do të ketë ligji në fjalë.
Faqe 11
“Kthim në identitet” është kthim në uniformitet
Kultura
Faqe 21
Shteti shkel ligjin 17 herë
Merr tokë me qira dhe ua jep me qira shitësave
Faqe 13
Njoftim
Degëve të PR në Rrethe
Ditën e enjte, datë 17.08.2000 ora 11.00, të paraqiten në Selinë Qendrore të gjitha kryetarët e degëve të PR në Selinë Qendrore për të raportuar në mbledhjen e Kryesisë në Rrethe për përgatitjet e deritanishme për fushatën.
Pjesëmarrësit duhet të kenë me vete gjithë dokumentacionin e kërkuar.
Kryesia