TRAGJEDI
Një fëmijë tre vjeçar groposet në autostradë
Faqe 6
REDAKSIONALE
Një ministër ha inat dhe kërçënon “Republikën”. Më saktë, Edi Rama, aktualisht edhe pretendenti për kryebashkiak i Tiranës, por edhe ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, ka kërcënuar dje me gjyq, nëpërmjet mekanizmave të zëdhënies së tij, drejtorin e gazetës “Republika”, Neritan Alibali.
“Republika”, konkretisht drejtori i saj, deklarojnë se janë gati të ballafaqohen me zotin Rama, apo ushtarakët e tij në cilëndo sallë gjyqi, apo në cilindo proces që ai kërkon të hapë. Edhe pse, “çuditërisht”, sinjalet nga Ministria e Kulturës erdhën, po dje, se ministri Rama është gati ta tërheqë padinë, nëse “Republika” do të përgenjështrojë akuzat kundër tij. Natyrisht që “Republika” nuk merr përsipër të kulturojë nivelet e nëpunësve të Ramës, sidomos atë që vlen që këtyre të fundit, madje edhe vetë ministrit t’u kujtohet fakti se përgenjështrimi bëhet kur gënjehet për diçka dhe jo kur ajo që është publikuar përbën një të vërtetë absolute.
Po dje, falë ndërhyrjes së misionit të OSBE-së në Tiranë, ministria e Ramës vendosi të hapë dyert e informacionit për “Republikën”, të mbyllura me një urdhër të vetë ministrit Rama.
Duke falenderuar OSBE-në për ndërhyrjen e saj, “Republika” nuk ka se si të mos habitet me këtë dyfytyrësi të aparatit shtetëror shqiptar, i cili “di” të jetë brutal dhe arrogant me gazetarin e vet, aq sa ç’di të jetë i bindur dhe i butë përballë organizmave dhe zyrtarëve të huaj.
Ministri i Kulturës kërcënon me gjyq Drejtorin e “Republikës”
EDI RAMA abuzon me pushtetin duke shkelur Kushtetutën
Mafia e qirave sundon Ministrinë e Kulturës
Vazhdon botimi i listave me emrat e personave që kanë fituar të drejtën për punësim në Itali
Faqe 16
Faqe 2,3
Përsëri votim me letërnjoftim
Zgjedhjet/Kartat elektronike nuk janë gati
Zgjedhjet lokale rrezikojnë të zhvillohen pa karta identiteti. Vonesat në procedura duken të jenë alarmante përderisa krijimi i 11 komisioneve zgjedhore të qeverisjes vendore të njësive administrative nuk janë shoqëruar akoma me dokumentacionet ligjore. Që shqiptarët të pajisen me karta identiteti në ditën e votimeve duken kapërcyer një sërë hallkash në procedurën-zinxhir të përgatitjeve finale drejt zgjedhjeve lokale.
Faqe 4
Demokracia fillon tek prona
PRSH/ të korrigjohen padrejtësitë historike
Pa korrigjuar padrejtësitë e rënda historike të grabitjes së pronës private në Shqipëri, nuk mund të garantohet as e sotmja, as e ardhmja pronës private në Shqipëri. Dhe pa u garantuar prona, nuk mund të garantohet vetë demokracia si institucion që aspirohet nga të gjithë shqiptarët. Qëndrimi i PR-së ndaj pronës nuk është qëndrim që lidhet me një shtresë të caktuar dhe të kufizuar të shoqërisë shqiptare, ata që në mënyrë spekulative, ose thjesht për injorancë, thirren në emrin “ish-pronarë”.
Fq. 11,12,13,14
Si u mashtruan 1150 shqiptarë
Një firmë fantazëm falsifikoi projekte punësimi
Zhd u k et pa lënë gjurmë një firmë mashtruese. Këtë radhë ajo ka qenë e prezantuar si një firmë “serioze” dhe fili i një firme amerikane, me emrin “USA International Group”. Për të qenë dhe më e besueshme, firma në fjalë ka vendosur selinë e saj në njërën nga Qendrat e Biznesit në Tiranë. Kjo “firmë” biznesi mësohet se ka qenë e pajisur edhe me licencë për të punësuar shqiptarët, jo vetëm në vendet perëndimore, por dhe përtej Atlantikut.
Sipas të dhënave mjaft të rezervuara të deklaruara nga Qendra e Biznesit, ku kjo firmë fantazmë ka patur selinë e saj, mësohet se ajo “ka qenë shumë korrekte në pagesat e qirasë”.
Faqe 5
Zbulohen të fshehtat e 70 mijë ECU-ve
Rrezikon dështimin projekti prej 2 milionë USD
Faqe 8
Lëndë helmuese në shishet e Fanta-ve
Sekuestrohen një sasi pijesh freskuese pirate
Faqe 21
“Tkurret” folklori shqiptar
Me fondet e Festivalit riparohen qeleshet...
Faqe 23
Falim entim
Instituti i Sigurimeve Shoqërore është piramidë shtetërore
Faqe 9