Prokuroria lëshon bombën: “Vrasësit e Azemit, në Ministri”
Faqe 5
Gjuha e urrejtjes
EDITORIAL
Nga Genci ÇOBANI
Shpresa për një fushatë të qetë, paurrejtje dhe eksese duket se po tretet dita-ditës tek shumica e shqiptarëve. Duke përjashtuar kontigjentin, gjithësesi jo të vogël të militantëve të thekur dhe të djegur për partitë e tyre dhe për gjuhët e ndezura të përleshjes politike, pjesa tjetër e popullsisë ka filluar të ndjejë jo pak shtypjen sfilitëse të një fushate të ngjashme me ato të mëparshmet, e cila ndonëse është vetëm në fillimet e saj, parashikon një shtator të nxehët politik. Politikanët, ashtu siç kanë bërë rëndom kohët e fundit, pothuajse në të gjitha fushatat zgjedhore të zhvilluara në 10 vitet e pluralizmit në Shqipëri bëjnë të gjitha përpjekjet, deri edhe përtej kufirit të maksimumit të mundësive të tyre praktike, që në vend të mendimeve, analizës së programeve dhe zgjidhjeve të hedhura në fushëbetejën elektorale, të fusin në mendjet e njerëzve flakërin e ashpërsuar të sherrit politik, fjalor që në shumicën e rasteve bën xheloz edhe fjalorin e rrugës dhe të llumit të saj. Dhe bashkë me të fusin edhe frymën e ekstremit ekstrem politik, përleshjes, urrejtjes për atë që mendon dhe që ka kurajon të thotë se të votojë ndryshe. Nga ana tjetër, në një mënyrë jo dhe aq të çuditshme, në vorbullën e shtabëve politike dhe komerçit të ndryrë të imponuar prej saj, ashtu si shpeshherë në fushatat shqiptare, vala e rekrutimit ka mbërthyer edhe një pjesë të medias shqiptare, madje edhe atë pjesë të saj, e cila pretendon se mbarte elementët më të mirë të lirisë ekstreme të një shtypi të lirë dhe të pavarur. Varfëria, nga njëra anë, në pushtet qendror i paaftë dhe i padënie për të organizuar një proces normal zgjedhor nga ana tjetër, mjaftojnë, jo vetëm për të vrarë shpresën e pla-gosur për vdekje të shqiptarëve, por edhe për t’i shtyrë ata drejt kërkimit të zgjidhjeve të pamenduara mirë, drejt humbjes së logjikës së ftohtë, drejt votës “kundra” dhe kaosit politik. Dhe megjulla e dëndur që ngrihet me këtë rast, nuk i intereson askujt tjetër më shumë nga sa u intereson ujqërve të pangopur të pyllit politik të këtij vendi.
Vazhdon botimi i listave me emrat e personave që kanë fituar të drejtën për punësim në Itali
Faqe 16
Rrëfimi nënës së 7 vjeçarit “Si ma dogjën djalin në gropën e gëlqeres”
Posaçërisht për “Republikën”
Faqe 7
Saimiri para dhe pas vdekjes
Gonxhe: Firma, e paspecializuar
Pranohet mashtrimi me “Kthim në identitet”
Firma gjermane T.B.U që po zhvillon punimet në 3 ministritë e projektit Rama, “Kthim në Identitet”, zbulohët se nuk ka si specialitet të mirëfilltë restaurimet, por rrugët, apo autostradat.
Kanë qenë pikërisht këto të fundit, karremi që kanë ofruar firmën në fjalë në Shqipëri. Shumë aplikime të saj janë adresuar në Ministrinë e Transporteve në Tiranë, deri sa u shfaq projekti i Edi Ramës, ku firma për të fituar uli pazarin kundrejt “kolegëve të tjerë konkurentë”.
Shefi i kabinetit të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Blend Gonxhe konfirmon për gazetën “Republika” se T.B.U ka një kurrikulum të pasur në ndërtim public dhe rrugë.
Faqe 4
Albert Shopi, rruga drejt fitores
PR hap fushatën elektorale në Elbasan
Përmes një stili amerikan dhe atmosfere festive, republikanët kanë hapur mbrëmë në Teatrin “Skampa” në Elbasan fushatën elektorale në këtë qytet dhe kanë prezantuar kandidatin e tyre për kryetar bashkie, biznesmenin e njohur vendas, Albert Shopi. Në valëvitjen e flamujve kombëtarë dhe të PR, e ka marrë fjalën para qytetarëve të shumtë që kishin mbushur sallën, në mënyrë republikane, Maksim Begeja. Ai ka kërkuar që me votën e tyre, elbasanasit të ndryshojnë realitetin e papranueshëm.
Faqe 2
Posteri i Turcos, gjendet autori
Ministria dhe PNUD-i urdhërojnë heqjen e afishes
Faqe 3
Rrogat e mjekëve, “në vend numëro”
Shëndetësisë nuk i jepen shtesat e premtuara
Faqe 9
Vajza, prostitutë për 500 mijë lekë
Marrëveshje mes familjes dhe kapos së prostitucionit
Faqe 8
KQZ shtyn afatin e regjistrimit
Zgjedhjet/Kandidatët, në garë për dokumentat
K.Q.Z. vazhdon të ecë me galop në rrëmujën e krijuar prej shumë udhëzimeve dhe vendimeve që përgjithështrojnë njëri-tjetrin në rastin më të mirë, pa folur për vendime në kundërshtim me nenet kushtetuese dhe Kodit Elektoral. Por, këtij Komisioni nuk i ka mjaftuar vetëm rrëmujën e ambientet e Pallatit të Kongreseve, por këtë status të tij në të gjitha drejtimet, ia ka deleguar edhe të 385 KQZ-ve në rrethe.
Faqe 3