ALARM
Rrezikohen depozitat e qytetarëve
3 banka në prag të falimentimit
Faqe 7
Kodi, dështimi i paralajmëruar
REDAKSIONALE Kodi, dështimi i paralajmëruar Kodi Elektoral dështoi. Këtë e pranoi edhe vetë Qeveria dhe maxhoranca që e mandatoi atë, tre vjet më parë. Dështoi dhe, për herë të parë, pas kaq vjetësh, duke përjashtuar ndonjë rast madhor, siç ishte lufta në Kosovë, pozita dhe opozita dolën në një mendje. Ajo që i dallon partitë politike në këtë rast është vetëm fakti se ndërsa partitë opozitare, me këmbënguljen dhe betejën e tyre të gjatë dhe të mundimshme (fatkeqësisht të humbur, falë mekanizmit au- nuk është vetëm shtyrja e afatit të regjistrimit, më saktë të verifikimit të listave të votuesve edhe për disa ditë, por edhe vetë rrezikimi i zhvillimit të zgjedhjeve brenda normalitetit të kërkuar ligjor. Mbi të gjitha, ajo çka të tremb më tepër se çdo gjë pas kësaj, është se në Shqipëri precedenti i thyerjes së ligjit, vazhdon të jetë ligjësi, ashtu hosën nga socialistët dhe aleatët e tyre servilë, po në atë kohë. Sidoqoftë, koha tregon se opozita kishte të drejtë dhe Kodi Elektoral dështoi. Dështoi në pikën më delikate të tij. Para 6 vjetësh në Greqi, kur opozita e djathtë akuzoi pushtetin qendror socialist për parregullsi në zgjedhjet lokale të ‘94-ës, ministri i Pushtetit Lokal (në Greqi emërtohet Ministrit i Brendshëm) dha dorëheqjen, megjithëse akuzat nuk ishin plotësisht të vërtetuara. Ç’duhet të bëjë kjo Qeveri, këtu në Tiranë, kur dështimi shfaqet që në fillim, në mënyrën më masive të tij dhe për më tepër i pranuar edhe nga vetë Pushteti Qendror?!...
dhe betejën e tyre të gjatë dhe mundimshme (faktikisht të humbur, falë mekanizmit automatik të votës së verbër në grup në Parlament) gjatë kohës së diskutimit për Kodin Elektoral e paralajmëruan atë që shumë kohë më parë, pozita aktuale qeverisëse e pranoi, ndonëse me tone të sheqerosura dhe vanitoze, vetëm 15 ditë para zgjedhjeve. Dhe pasojë e kësaj
thyerjes së ligjit, vazhdon të jetë ligjësi, ashtu sikurse vazhdon të jetë e tillë arroganca e pushtetmbajtësve ndaj zërit të barabartë në të Drejta, Shanse dhe Kompetenca të opozitës në një proces zgjedhor, parime këto, të cilat megjithëse u kërkuan me forcë nga opozitarët në muajt mars dhe prill të këtij viti, u mohuan dhe u përdorën
Vazhdon botimi i listave me emrat e personave që kanë fituar të drejtën për punësim në Itali
Faqe 16
Gati rrëzimi i Paskal Milos
“E Majta e Bashkuar” mbetet në letër
Partia Socialiste përgatit rrëzimin e Ministrit të Jashtëm, në kabinetin Meta, socialdemokrati Paskal Milo.
Burime nga PS kanë deklaruar për “Republikën” se menjëherë pas zgjedhjeve të 1 Tetorit, njeriu i Gjinushit, i cili është në krye të diplomacisë shqiptare do t’i thotë lamtumirë postit të Ministrisë së Jashtme. Konflikti i nisur që herët mes kreut të Ekzekutivit dhe atij të Diplomacisë ka pasur për prelud pikëpamjet e kundërta rreth ligjit të luftës me Greqinë. Kështu, nëse Meta pati kurajon t’i vinte në dukje shefit fqinj se ai mbante ende në fuqi ligjin e luftës me shtetin shqiptar, duke ngurtësuar kështu marrëdhëniet dypalëshe, kështu ministri i Jashtëm ka nxjerrë blof kryeministrin.
PS pranon dështimin e Kodit
Zgjedhjet/KQZ punon mbi baza antiligjore
Socialistët përshëndetën dje në kor shtyrjen e afateve të korrigjimit të listave të votuesve, edhe pse kjo shtyrje është në kundërshtim të plotë me Kodin Zgjedhor.
Në këtë rast, socialistët, që shpesh herë e deklarojnë veten si themeluesit e institucioneve dhe vendosjes së ligjit në Shqipëri, jo vetëm shkelin me të dyja këmbët ligjet, por edhe pranojnë hapur dështimin e tyre në realizimin e një Kodi Elektoral efikas. Sikurse e kishte deklaruar më parë e gjithë opozita, Kodi Elektoral nuk ka garantuar deri tani asnjë përmirësim.
PR, fushatë në gjithë Shqipërinë
Republikanët, mobilizim nga Veriu në Jug
Republikanët marshojnë nga Jugu në Veri.
Fushata elektorale dhe takimet me elektoratin e tyre ka bërë që në zyrat qendrore të selisë së PR-së të ketë zhurmë, ndërsa në rrethe të ketë vetëm fitore të kandidatëve republikanë në bashki dhe komuna. Drejtues të lartë të PRSH-së kanë zhvilluar takime intensive në rrethet verilindore të Shqipërisë.