24/09/2000
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

24 shtator 2000

FAJDET Zbulohen emrat e 27 personave Kanë fshehur 100 milionë dollarë

FAJDET Gjendet një depozitë e re e parave të piramidave Zbulohen emrat e 27 personave Kanë fshehur 100 milionë dollarë Faqe 9

TRAGJEDI Sa i kushtuan Shqipërisë trazirat e vitit 1997

Sipas buxhetit të shtetit, dëmet e shkaktuara do të mund të riparohen vetëm pas 17 vjetësh Faqe 8 Dëmet, në dollarë dhe në vite Humbja nga fajdet 720 milionë Paratë e kthyera 144 milionë Paratë e humbura 576 milionë Dëmet e shkaktuara 4 miliardë Totali i humbjeve 3,856 miliardë Koha e riparimit 17 vjet

Të besojmë për herë të dytë?!

REDAKSIONALE Të besojmë për herë të dytë?! Teksa dëgjon zhurmë dhe brohoritje në të gjitha mitingjet e partive nëpër fushatat e tyre elektorale, mendja të shkon tek një shprehje e popullit që thotë: “Nëse më gënjen një herë faj është i yti, por nëse më gënjen për herë të dytë, atëherë faj është i imi që të besova prapë”. Kjo e kujtohet edhe kur dëgjon se si kryesocialisti Fatos Nano në mitingjet e tij elektorale e largon fajin nga vetja, ndërsa thotë se për fajdet përgjegjësia është e atyre të thonë sot socialistët dhe aleatët e vegjël të tyre, ata që i ngritën gënjeshtrat e Nanos për kthimin e parave 100 për qind, për hapjen e 250 mijë vendeve të punës, për vendosjen e Rendit në 100 ditë, ishin më shumë se sa ata që nuk besuan. Tani, tre vjet më pas, vite që i përkasin tërësisht qeverisjes të së majtës, e vërteta e madhe është se asnjë na ka mbetur ndopak shpresë. Le të mendohemi të paktën një herë të vetme, ditën e 1 tetorit, para kutive të votimit, le të kujtojmë se si na kanë gënjyer ata që vazhdojnë të tentojnë edhe sot ta bëjnë një gjë të tillë, sepse kështu, të paktën do të kemi mundësinë për të mos u ndjerë fajtorë dhe për të mos e gënjyer më veten... Dhe përsëri na duhet të pyesim: “Ç’të bëjmë? Edhe nëse së paku atë zgjidhje që populli na e ka dhënë të gatshme: Po më gënjeve njëherë është faj i yt. Po më gënjeve për herë të dytë, faji është i imi që të besova përsëri”. për herë të dytë, atëherë faji është i imi që të besova prapë”. Kjo të thotë se për fajdet përgjegjësia është e atyre që kanë pasur pushtetin gjatë vitit 1997. Edhe pse e vërteta e madhe për fajdet kishte, veç kësaj edhe disa të vërteta të tjera që kanë të bëjnë me socialistët, shumë shqiptarë i besuan në atë kohë, asaj që tha Fatos Nano dhe partia e tij. Në atë kohë, edhe pse jo aq të shumtë sa ç’kanë dëshirë e Rentës përkasin tërësisht qeverisjes së majtës, e vërteta e madhe është se asnjë prej këtyre premtimeve nuk u mbajt. Na bie të pyesim: Çdo të bëjmë? Fushatë është dhe gjuha lëshohen të kullosë nga të mundë. Njerëz jemi dhe duam të besojmë ç’të mundim. Gjithë dilema qëndron në medyshjen se kujt nuk duhet t’i besojmë më, se sa për të besuar, vështirë se

Pranohet skandali me listat e votimit

Zgjedhjet/Gjenden 200 mijë emrat e munguar Pas OSBE-së, e cila pranoi dje se ka qenë në dijeni të shifrës reale të votuesve (sipas këtij pohimi del se në Tiranë, bashkë me ata që janë regjistruar në kodin “L”, siç quhen “të larguarit”, janë 470 mijë votues), del në skenë Qendra e Informacionit Financiar (QIF). Kjo e fundit e ka shtuar numrin e deklaruar dy ditë më parë edhe me 5 mijë votues të tjerë, duke deklaruar për gazetën “Republika” se, për qytetin e Tiranës, shifra e votuesve, duke përfshirë edhe ata të kodit “L”, arrin në 475 mijë vetë. Një nga drejtuesit e programit “Asistencë për Zgjedhje”, pranë QIF-it ka pranuar se edhe vetë qendra ka qenë në dijeni të kësaj shifre. Faqe 3

Prokurorët: “Kemi gjetur Thesarin”

Floriri/Dosja duhej dorëzuar 10 ditë më parë “Ne i dimë jo vetëm autorët e grabitjes së thesarit të Kërrabës, por edhe ku është fshehur ai”. Kjo është deklarata e bujshme e dalë dje në mesditë nga goja e kryeprokurorit ushtarak, Aleksandër Goga. Ndonëse një pohim i tillë është interesant, një fakt tjetër të bën përshtypje. Dosja duhet të dorëzohej në Gjykatë në 15 shtator të këtij muaji (kështu thanë hetuesit dhe prokurorët), por edhe pas kaq ditësh kjo çështje ende nuk ka kaluar për gjykim. Faqe 7

Policia vret maskën e rrugës

Akuzohej për vrasjen e vëllezërve kosovarë Faqe 6

INSTAT gënjen! Berisha, i çmendur

Anastas Angjeli bën “oponencën” e shifrave Faqe 8

Krimet mafioze, në Ministrinë e Drejtësisë

Ligji për Antimafian, 1 vit e gjysëm i pamiratuar Faqe 4

Republikanët sjellin prosperitetin

Irena Bala, gruaja që do të bëjë shumë për qytetarët Platforma politike e PR-së, e cila bazohet në kthimin e dinjitetit tek shqiptarët, në vlerat e familjes, në vlerën e jetës, në mënyrë të padiskutueshme si një nga më kryesoret, në elementë të tjera si prona private, si një nga kushtet e padiskutueshme për zhvillimin normal të ekonomisë në vendi, por njëkohësisht edhe në raportet që duhet të ketë individi me shtetin e bëjnë më të sigurtë fitoren e republikanëve. Faqe 2

Marie Logoreci, ditëlindje dhe pas vdekjes

Memorial Faqe 21