06/10/2000
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

6 tetor 2000

REVOLTE

Trazira dhe protesta në Tropojë / Tërhiqen trupat speciale Trazira dhe protesta në Tropojë. Tërhiqen trupat speciale. Faqe 2

Llotaria USA

. Mbërrijnë në postë 2000 përgjigjet e para. 5-fishohet çmimi i llotarisë. Vula e postës, sekreti i aplikimit. Qytetarët, ngatërrohen dhe mashtrohen. Faqe. 5

EDITORIAL

Pasfushata, ose mosrespektimi rigoroz i votës . Nga Agim BAÇI. Pasi kanë dëgjuar premtimet dhe pretendimet parazgjedhore, shqiptarëve u është dashur të dëgjojnë edhe atë të llojit paszgjedhor. Partitë nuk kanë pritur të dëgjojnë atë çka thotë Komisioni i përgjithshëm për të trajtuar këtë çështje. 4 ditë pas votimit shqiptarët vazhdojnë të numërojnë përqindje të ndryshme votash, që në të gjitha rastet e kapërcejnë 100 përqindëshin e nevojshëm dhe të mundshëm për një palë zgjedhje, qofshin këto edhe zgjedhje shqiptare. Por, a ka “bisht” meseleja e deklarimit të rezultateve pa iu referuar Komisionit, që paguhet për të bërë deklarata të tilla? Më së paku, moskordinimi i rezultateve, që pretendon njëra parti me atë që thotë KQZ, do të thotë “mbajtje në njërin xhep” e mundësisë së kontestimit me po kaq vullnet në ditën që Komisioni (Qeveritar) ëndërron i Zgjedhjeve do të firmosë “të bardhën mbi të zezë”. Pas vendimit të “Komisionit të Posacëm” për të dhënë rezultatet e zgjedhjeve, që natyrisht nuk do të mund të kalojë 100 përqindëshin e votave, partitë kanë “të drejtën e protestës”. ...Ndërkohë, askush nuk u kujdes për atë dyshim të vërtetë që iu bë votës. Askush nuk foli për ngatërresat e shumta, kur njëra parti, për shkak përgjegjësimi të emrit mori votat e ndonjë partie tjetër. Ndërsa Qeveria fyeu me seriozitet maksimal edhe një herë zgjedhësit, kur nuk denjoi t’i kërkonte falje askujt, që mund të ketë rezultuar i pashkruar apo që është sorollatur nga një qendër në një tjetër. Ndërkohë ndërkombëtarët, që u morën me sensibilizimin, kanë fituar flamurin e fushatës më të pashpjeguar në këta 10 vjet...Fushata parazgjedhore e politikës shqiptare nuk arriti as këtë herë që të plotësojë dëshirën 10-vjeçare të shqiptarëve, për të dëgjuar ide të qarta për të dalë nga kjo varfëri e çmendur, që na mban të fundit në Europë. Ajo paszgjedhore e ndjek sëmundërisht.

Mashtruesi hungarez zhvat shqiptarët

. Burrë e grua rrëmbejnë 300 mijë USD. Ferenc Hugyecz ka ardhur në Shqipëri në vitin 1995, me një mision pune, ku njihet dhe me znj. Anush Çollaku. Pasi kryen një farë aktiviteti me lojëra fati, largohen për në Hungari. Ndërkohë kishin bërë marrëveshje për të ndihmuar disa biznese në fushën e investimit, duke sjellë për ta makineri dhe pajisje të ndryshme. Dhe këtë gjë e kanë bërë, por në vend që të njohin biznesmenët shqiptarë me faturat origjinale të shitësit, i kanë falsifikuar ato, duke përfituar njëherësh nga 3 deri në 6 herë më shumë se vlera reale. Biznesmenët tanë krijojnë lidhje direkte me firmat që kanë furnizuar ata me makineritë dhe mësojnë të vërtetën e çmimit real.

Rreziku

. Po afrohet gripi i tmerrshëm australian. Faqe 13

Zgjedhjet/Tirana shpall rezultatet

. Faqe 3

Poçi akuzon komisarin

. Faqe 7

PS: Jemi gati! PD kushtëzon pjesëmarrjen

. Balotazhet, zgjedhjet nga e para. Zonat që kanë kaluar për në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale të 1 Tetorit po shtohen gjithnjë e më shumë në rezultatet e komisioneve të Qeverisë Vendore të rretheve të ndryshme të vendit. Por, me shtimin e zonave në balotazh, nuk ndodh i njëjti progres në vëmendjen e partive për të konkurruar në zonat përkatëse. Kështu, nëse demokratët duken tepër të zënë me vendimet dhe ndarjen e përgjegjësive për rezultatet e zgjedhjeve të 1 Tetorit, socialistët po i bësojnë shumë propagandës. Faqe 4

Republikanët marrin masat për balotazhet

. PR, që sot në fushatë. Republikanët i kanë hyrë që dje punës për fillimin e fushatës së raundit të dytë të zgjedhjeve lokale të tetorit. Kështu, në selinë qendrore të partisë është mbledhur dhe kryesia e Partisë Republikane së bashku me kryetarët e degëve në rrethet, ku kjo parti ka kaluar në balotazh si dhe kandidatët republikanë në këto zona. Republikanët kanë vendosur të realizojnë një fushatë të mirë që të afrojnë sa më shumë njerëz. Faqe 4

[Fotografi e fletëve të votimit]

[Fotografi e një dore që mban një objekt të vogël të mbështjellë]