Nga Neritan ALIBALI 2 me 0. Dje, Stadiumi “Qemal Stafa” u shkund nga brohoritjet e fitoreve. Bashkë me të brohoriti e gjithë Shqipëria. Ekipi ynë kombëtar i futbollit mundi Greqinë. Nuk është thjeshtë një rezultat. Është një fitore, një fitore e përmasave të mëdha. Die Zoti ishte me Ne. Aty, bashkë, në stadium. Si për të na bekuar, si për të treguar forcën tonë. Dje, qindra flamuj kuq e zi u valëvitën vrullshëm; dhjetëra mijëra ... gjokse buçitën fuqishëm: Shqipëria, Shqipëria! Gjatë fushatës elektorale që sapo kaloi, shqiptarët, këta tifozë të çmendur të politikës, mbanin në duar flamuj me ngjyra të ndryshme dhe brohoritën emra të ndryshëm par-
Shqipëria mposht Greqinë! Zoti i bekoftë “djemtë e kuq”
Faqe 5
Shqipëria, Shqipëria! tish. E në këtë ballafaqim të ashpër politik, pati edhe veprime të dhunshme e të shëmtuara. Por mjaftoi një ndjeshje futbolli që shqiptarët të bashkoheshin nën një emër, nën një flamur. Dhe s’kishte si të ndodhte ndryshe. Në atë fushë të blertë “luftonte” Shqipëria, 11 djem që mbanin mbi shpinë At[d]heun, gjithë dashuritë për të, dashurinë e tyre, dashurinë tonë, dashurinë ... Borité e makinave buçisnin zhurmshëm për fitoren. Të rinj, të ndoshta nuk kanë mësuar akoma Himnin Kombëtar, nuk reshtnin së puthuri flamurin. Ndoshta nuk kanë pushuar asnjë moment së menduari për t’u larguar nga Shqipëria, por mbrëmë ata ishin të lumtur që ishin aty, në atë shesh, në qendër të Tiranës, në gjunjë para flamurit... duke qarë. Dhe Shqipëria arriti një fitore të madhe, që filloi në fushën e blertë, që pushtoi rrugë e sheshe, që përfshiu të gjithë shqiptarët kudo që janë. Dje ne fituam të gjithë, si kemi fituar gjithmonë... "Rreth flamurit, të përbashkuar...".
ener, njeri nga flamurët. e miliona shqiptarëve. Mbartnin mbi shpinë dhimbjen, vuajtjet, fytyrat e emigrantëve tanë. Dhe fituan edhe për ta.
Mbrëmë Tirana nuk fjeti. Mijëra qytetarë vërshuan nëpër rrugë. Sheshi "Skënderbej" u skuq nga flamujt kombëtarë.
Lista e re e qytetarëve që janë planifikuar për t’u pajisur me telefon
Faqe 21
REAGIMI
Mbrëmë në stadiumin “Qemal Stafa”
Flamuj kuq e zi dhe një parrullë e madhe:
“Pirro Dhima o tradhëtar, neve jemi shqiptarë”
Mbrëmë në stadiumin “Qemal Stafa”
REAGIMI
Flamuj kuq e zi dhe një parrullë e madhe:
“Pirro Dhima o tradhëtar, neve jemi shqiptarë”
Shitet dhe përdhunohet 13 vjeçarja
Trafikantët: “Donim ta ndihmonim”. Arrestohen
Në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës, Policia ka mundur të ndalojë në momentet e fundit mashtruesit e minorenes.
Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme, kur vogëlushja 13 vjeçare pasi ishte gënjyer nga mashtruesit se do ta shpinte tek i ati në Athinë, bie viktimë e një rrjeti trafikantësh të prostitucionit. Minorena L.V nuk mund t’i gëzohej dëshirës për të parë të atin, pasi premtimi i mashtruesit, i cili i kishte garantuar nënës se e bija do të ishte në duar të sigurta dhe se gjatë udhëtimit me të do të shkonte e qetë dhe pa probleme, ishte mëse “kualitativ”. Nëna e ka besuar djalin mashtrues dhe e bija bie në duart e trafikantit të “mishit të bardhë”.
Momenti i fundit trondit KQZ-në
KQZ: Kandidatët, në garë. PD: Kemi kushtet tona
Qëndrimi i Partisë Demokratike për të mos u futur në turin e dytë të zgjedhjeve, në ato bashki dhe komuna ku ajo është në balotazh ka shokuar disa anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
PD ka ritheksuar edhe një herë qëndrimin e saj se nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet pushtetit lokal, të turit të dytë, pa u plotësuar më parë kërkesat e parashtruara nga Këshilli Kombëtar i tyre. Për PD-në, ky është një qëndrim politik dhe nuk ka të bëjë me shkresat zyrtare. Faqe 5
Qeveria, ndal projekteve të Paktit
Kontratat e Shtetit pengojnë Korridorin Tetë
Projektet shqiptare të Paktit të Stabilitetit pengohen për shkak të disa kontratave që Qeveria Shqiptare ka nënshkruar me subjekte të ndryshme në Portin e Durrësit.
Kompani karburantesh, çimentoshe dhe të tjera të kësaj natyre janë të vendosura rrënjësisht në ambientet e brendshme të Portit të Durrësit duke u kthyer kështu në pengesë për implementimin e projekteve prioritare të Paktit të Stabilitetit. Faqe 15
FITORE
2 me 0 - Gjithçka nga fitorja magjike
[Foto bardhezi e një futbollisti në fushë.]
Rreziku
Sanatoriumi, aty ku duhani mban të burgosurit e vet
Page. 11